Ajo që dëshiroj të parashtroj unë është që jo vetëm të përdorim të kaluarën për të kuptuar të tashmen, pavetëdijen tonë, por edhe për të përdorur pavetëdijen si çelës për të kuptuar parahistorinë. Kjo kërkon praktikën e njohjes së vetvetes: të largojmë pjesën më të madhe të rezistencës sonë për të marrë vetëdijen e pavetëdijes sonë, duke lehtësuar kështu depërtimin e mendjes sonë të vetëdijshme në thellësinë e thelbit tonë.
O shqiptar! Ti mund të mos jesh në gjendje të ndryshosh botën vetëm, por ti mund të luash një rol të rëndësishëm në ndryshimin e mënyrës se si ne e trajtojmë atë.
Arizona, (anglisht: The State of Arizona) Shteti i Arizonës është një shtet në Shtetet e Bashkuara jugperëndimore. Phoenix është qyteti më i madh dhe kryeqytetit i shtetit. Qyteti dytë nga madhësia është Tucson i ndjekur nga Mesa, Glendale, Chandler dhe Scottsdale.
Arizona ishte shteti i 48 që më 14 shkurt 1912 përfshihet në SHBA. Arizona është i njohur për peisazhin e saj shkretëtirë, veçanërisht vera e nxehtë dhe dimër të butë. Pyjet malore dhe zonat malore në veri, megjithatë, kanë një temperaturë shumë të ulët. Arizona është një prej katër shteteve qoshe të pjesës perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arizona kufizohet me New Mexico, Utah, Nevada, California, Colorado dhe ka një kufi 626 km të gjatë ndërkombëtar me shtetet meksikane Sonora dhe Baja California. Përveç Canyon Grand me famë botërore, shteti ka pyje të shumta, parqe kombëtare dhe rezervate indiane.
Viti 1984. Isha 8 vjeçar. Unë dhe babai im jemi në ditën e gjashtë të izoluar në shkretëtirën e Arizonës me automjet terreni të papërdorshëm për shkak të një aksidenti dhe ndërsa piva pikën e fundit të furnizimit tim me ujë mu kujtua qeni im.
– Miku im qeni, thash
– Nuk bëhet më fjalë për qenin, vogëlush.
– Pse jo?
– Sepse ne jemi duke shkuar drejt vdekjes nga etja, tha babai.
Babai nuk e ka kuptuar atë që kam menduar, dhe u përgjigja:
– Është kënaqësi se një njeri ka pasur një mik, edhe pse ai do të vdesë. Unë jam të paktën i lumtur që kam pasur një qen për mik.
Babai nuk ka asnjë ide se sa e rrezikshme është situata, mendova. Ai kurrë nuk është i uritur dhe nuk ka etje. Një kohë e mirë me pak diell është e mjaftueshme për të …
Por pastaj, si përgjigje ndaj mendimeve të mia, ai tha:
– Edhe unë kam etje, le të gjejmë një burim uji.
Dhe, ne kërkuam me orë të tëra pa e folur asnjë fjalë, ra nata dhe yjet filluan të ndizen. Unë i vërejta ato si në një ëndërr, sepse kisha fituar pak ethe nga etja.
– Edhe ti ke etje? e pyeta.
Por babai nuk u përgjigj në pyetjen. Ai vetëm tha:
– Uji mund të jetë gjithashtu i mirë për zemrën.
Unë nuk e kuptoja atë që ai thoshte, por heshta. E dija se ishte e kotë dhe nuk do të përfitonim asgjë ta pyes atë për diçka.
Babai ishte i lodhur. Ai u ul. Unë gjithashtu u ula – pranë tij. Dhe atëherë, pasi ishim ulur një kohë të shkurtër pa thënë asgjë, ai tha:
– Yjet janë aq të bukur për shkak të një lule që njeriu nuk mund t`a shoh. Shkretëtira
është e bukur, shtoi ai.
Dhe kjo ishte e vërtetë. Unë e kam dashur gjithmonë shkretëtirën. Dikush mund të ulet në një grumbull rëre. Asgjë për të parë. Asgjë për të dëgjuar. Megjithatë ka diçka që shkëlqen në heshtjen.
– Ajo çfarë e bën aq të bukur shkretëtirën, është se ajo në një vend apo në një
tjetër ka të fshehur një burim uji në të, m`u kujtuan fjalët e nënës.
Unë u befasova, sepse papritmas kuptova madhështinë enigmatike që qëndronte në rërë. U linda dhe deri në moshën shtatë vjeçare kam jetuar në një shtëpi të vjetër, aty buzë detit në Sydney, Australi, atje ku duhet të jetë i fshehur një thesar. Pa dyshim, askush nuk e gjeti ndonjëherë – ndoshta askush asnjëherë nuk e kërkoi atë. Por ai la një lloj magjie mbi tërë shtëpinë. Shtëpia ime fshehu një thesar thellë në zemrën e saj…
26.02. 2013