Shtëpia e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare ka përfunduar së restauruari në Gjirokastër dhe më 28 janar pritet të hapet për vizitorët. Kjo datë përkon me 80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit shqiptar të përkthyer në mbi 50 gjuhë.
Arkitekti Agron Doraci, që ka punuar për restaurimin e shtëpisë thotë se vetë shkrimtari, kur e ka parë projektin, e ka gjetur në përputhje me përfytyrimet e krijuara prej tij nga rrëfimet e gjyshes.
“Shtëpia e Kadareve, thotë zoti Doraci, ka qenë mjaft e amortizuar pasi gjysmën e parë të shekullit te kaluar familjet gjirokastrite e humbën fuqinë ekonomike dhe Familja Kadare mundi të mbajë në këmbë gjysmën e banesës në pjesën veriore”.
Duke folur për shtëpinë, që gjatë viteve te tranzicionit u dogj dhe gati u rrënua, zoti Doraci thotë se ajo është trekatëshe, me një pjesë nën dhe. “Stera e ujit zë pjesën qëndrore të banesës në bodrum. Pjesa tjetër shërben si një qilar për depozitimin e rezervave ushqimore të dimrit.
Nën tokë, ngjitur me qilarin e vogël, thotë Agroni, gjendet dhe një galeri e fshehtë me qemere guri ku hyrja bëhej përmes një vrime të maskuar”. Ky mjedis shërbente për ruajtjen e sendeve të cmuara, armëve dhe madje edhe njerëzve në rast rreziku.
Në katin përdhe, në pjesën e prapme Arkitekti Doraci thotë se shtëpia ka dy mjedise sejcili me dalje të vecantë në rrugë që kanë shërbyer për mbajtjen e bagëtive dhe rezervave ushqimore. Në katin përdhe në anën veriore ndodhet qilari i madh i cili shërbente për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Pronarët gjirokastritë merrnin nga fshatarët detyrimin në natyrë dhe prodhimet ruheshin dhe thaheshin në qilarin e lartë dhe mbuluar me qemer guri,rrëfen arkitekti.
Nëndivani (nënmesorja që pëlqen ta quajë shkrimtari) në katin përdhe është i hapur dhe realizuar me katër harqe mahnitëse. Në këtë hapësirë bëhej dalja në oborr. Në katin perdhe duket stera e ujit e restauruar ku një litar varet në pusin e thellë. Në katin e sipërm gjenden katër mjedise banimi dhe një shërbimi. Mjediset që gjenden në pjesën ballore quhen “oda” në Gjirokastër dhe rezervohen për miqtë.
Ne njërën prej odave, thotë Agroni, ka ardhur në jetë edhe Ismail Kadare dhe familja e arkitektit, fqinje me shtëpinë, e ruan ende djepin e Kadareve. Odatë sot kanë rifituar mjaft elementë si tavanet dekorativë të gdhendur me motive floreale e gjeometrike, oxhaket e stolisur, musandaratë(sic i quajnë gjirokastritët dollapet e brendshme të drurit ngjitur me murin) ku viheshin rrobat, kornizat dhe mjaft elementë.
Dy mjediset e tjera të vendosura në pjesën e pasme të katit të tretë janë dhoma zjarri ose dimërore , sic quhen në Gjirokastër. Arkitekti Doraci e vlerëson këtë banesë të realizuar me një rregull të plotë e harmonik ngritur mbi module të sakta gjeometrike.
“Masa voluminore është në harmoni me peisazhin e Lagjes “Palorto”, ku rrinë afër shtëpi të tjera të famshme të Gjirokastrës si ajo e Cicove, Ficove, Torove, Xhaxhiajve,Kokalarajve…Shtëpia, thotë Agroni, ka kontraste të fuqishme dritë hijeje ,në të ndjehet simetria, asimetrias, ritmi dhe shpërndarja e dimensionimi i gjithë elementëve.
“Edhe në këtë shtëpi si në gjithë banesën gjirokastrite nuk kemi të bëjmë me projektime nga arkitektë profesionistë,” thotë Agroni, por me krijimtari të pastër nga mjeshtërit popullorë”.
Shtëpia e Kadaresë u restaurua pas gati 30 vitesh dhe do të administrohet nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Ministria e Kulturës.
Të dy institucionet e shpallën 2016 si Vitin Kulturor të Ismail Kadaresë.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Reshjet e një dite më parë kanë shkaktuar përmbytje të shumta në Vlorë. Uji ka depërtuar në katet e para të banesave dhe bizneseve, si dhe në garazhet e automjeteve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Niveli i ujit varion nga 30 deri në 70 cm. Banorët e zonave të përmbytura shprehen se kjo situatë është më e rëndë se ajo e 2015-ës kur ndodhi përmbytja e parë.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i News24, Enrik Mehmeti, shihen qartë dëmet e shkaktuara, ndërsa banorët shprehen se janë munduar të largojnë ujin me kova, pasi për shkak të mungesës së energjisë elektrike, nuk kanë mundur të venë në punë as pompat.
Sipas banorëve të zonës, në 2015-ën uji është larguar pas 2-3 ditësh, por ato shprehen se kjo përmbytje e ndodhur së fundmi është edhe më e madhe se ajo e 9 viteve më parë.
Bëhet fjalë për një nga zonat në qendër të Vlorës, e cila prej ditës së djeshme është pa energji elektrike.
Banorët shprehen se uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme pa iu dhënë kohë që të largojnë plaçkat. bw
Komentet