Richtmann Publishing është një shtëpi botuese me shumë emër e themeluar në Londër për të ofruar një shërbim botues që mendon përpara, që mbështet mendimin origjinal, ndërkohë që garanton dhe i vendos autorët në qendër të vemendjes.
Richtmann Publishing boton 7 revista akademike midis tyre edhe Revistën Akademike të Studimeve Ndërdisiplinore e cila në numrin e marsit ka botuar një studim të Përparim Kabos, Profesor i Asociuar Doktor dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.
Studimi është një analizë konkrete dhe historike e kombinuar me referime nga burime shkencore shume te rendesishme, ku spikat nje bibliografi e pasur
Voal.ch po sjell një përmbledhje të studimit të Profesor Përparim Kabos që titullohet:
Demokracia si keqkuptim mes lirisë dhe anarkisë
Çështja e demokracisë është kryefjala dhe shqetësimi i këtij punimi. Ka pasur diskutime të gjata për “demokracinë përmes ligjit” dhe nëse është një realitet në shoqërinë shqiptare. Tranzicioni i zgjatur erdhi për shkak të një keqkuptimi me demokracinë. Në vend të kontrollit dhe balancimit institucional, është instaluar kontrolli i fuqisë dhe kundërvënia gati antagoniste mes tyre.
Ka grabitje dhe shpërdorim të pasurive kombëtare, pronës publike dhe individuale, ndërkohë që shteti legalizon informalitetin.
Ne përballemi me populizmin në rrugë dhe populizmin në takimet e organizuara në salla.
Turmat në rrugë janë shprehje e oklokracisë dhe (ata që mblidhen në salla) janë shprehje e turmave në mbledhjet e organizuara.
Antropologjia e shoqërisë mesjetare me turma dhe “princa” modernë është një histori që pason në tre dekadat e fundit në Shqipëri.
Demokracia ka pamjen e një monokracie të dyfishtë që e vret dita-ditës pluralizmin.
Qeverisja me portalet online dhe show-politika shfaqet si një iluzion i demokracisë funksionale.
Rritja e rolit të institucioneve dhe sulmi ndaj tyre, gjoja për të mbrojtur të ashtuquajturat interesa të njerëzve në nevojë.
Demokracia u plagos nga një masmedia që nuk arriti të kthehej as në pushtetin publik, as në pushtetin e pavarur. Media në duart e pronarëve të dyshimtë.
Kuptimi mbi ligjin dhe sjelljet arrogante të politikës ndaj tij, shëmbull, ligji i Arsimit të Lartë dhe ligji mbi pronat.
Personalizmin i institucioneve dhe autoritarizmi personal, sëmundje kronike e institucionalizmit gjatë këtyre 30 vite tranzicion në Shqipëri.
Këto janë tema të vlefshme analize dhe kërkojnë shkëmbim mendimesh në dobi të vendit në rrugën e tij drejt zhvillimit.
Ato lidhen me nevojat imediate dhe të mundshme për ndryshime të thella në mentalitet, sjellje dhe institucione demokratike.
Ky studim ofron një analizë historike dhe konkrete të realitetit, të bashkuar me ligjet e demokracisë si sistem, për të zbuluar nëse demokracia institucionale funksionon normalisht në Shqipëri.
Dhe nëse jo, ai synon të nxjerrë në pah. arsyet që e pengojnë atë, si dhe si mund të tejkalohet kjo, duke kontribuar në një shoqëri të arsimuar, që beson në liri dhe ndërton një vend të begatë.
Studimin e plotë mund ta lexoni në linkun më poshtë:
https://www.richtmann.org/journal/index.php/ajis/article/download/12881/12476
Komentet