(Baba, sa herë më ka thanë: -…Aaah, si asht’ kjo –Jetë!
… Po unë, ç’ka t’i kallxoj djalit?)
Bash (ish),
e para shtëpi,
tu Kisha e Grisë,
Edhe sot i thonë:
-Shtëpia e Brahim Alisë.
Sa herë,
Kur punonim në ato ara,
Kur uleshim me pushue,
Baba me thoshte:
-A i sheh bir, këto të pesë arra?
Eeeh, sa herë e di veten,
(Në kullën që ishte këtu,
Në kat të dytë),
Ka luej kapuça,
me të 5 djemt e Brahim Alisë!
…!
Ia shihja ballin djersitur,
Si lakshten mbi fletë:
-…Aaah, si asht’kjo -Jetë.
Me dhimnin fjalët e babës,
Per trollin,
Ku në vend të pesë vëllezërve,
Mbinë e u rriten pesë arra,
Po sot,
Po sot,
Kur krejt katundit,
…Po i hup fara…?!
…!
Mirë se per babën,
(Ja shkova pak hujin mallit),
Po Unë,
Ç’ka ti kallxoj djalit?
./.
(NJ, USA, natë e Vitit të Ri, 31 dhjetor 2012)
Komentet