Nga MJ Lee -CNN
Presidenti i SHBA Joe Biden planifikon të kërkojë rreth 100 miliardë dollarë në një paketë shtesë të sigurisë kombëtare këtë javë, duke përfshirë 40 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, Tajvanin dhe për kufirin jugor të SHBA-së, dhe rreth 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i administratës për CNN.
Vetë Biden kishte thënë këtë javë se kishte në plan t’u kërkonte ligjvënësve të miratonin një ‘paketë të paprecedentë mbështetjeje për mbrojtjen e Izraelit’.
Kërkesa për ndihmë për Izraelin si pjesë e paketës suplementare vjen pasi Biden udhëtoi në Izrael për t’i treguar aleatit të SHBA mbështetjen e tij të madhe. Dy zyrtarë i thanë CNN-it se Biden kishte dashur të finalizonte një vendim se sa do të kërkonte për Izraelin derisa të mundej të takohej personalisht me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës dhe të merrte detaje se cilat ishin nevojat e vendit për mbrojtjen..
Ndërkohë, fondet shtesë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë kanë qenë prej kohësh një përparësi kryesore për administratën. /SYRI.net