___________
-Ku po më çojnë ?- pyeti shtatorja në udhëkryq.
– Unë nuk e di- tha vinçieri- . Mua më thanë të të heq dhe nuk më sqaroi kush arsyen.
– Kush te tha?- pyeti shtatorja .
– Ai që paguan heqjen tënde?
– A ka emër dhe mbiemër?
– Ka me siguri – sepse njeri është , po as ma tha e as a pyeta.
-Po më dhemb trupi. Po më shkul sikur të isha kafshë. Jam njeri. Kam njeqindepesëdhjetë vjet këtu dhe kurrkush nuk më preku…
Unë nuk iu luta kujt të më vinin këtu në udhëkryq. Vetë më vunë…
-Ata që të vunë e dinë pse të vunë. Unë nuk e di dhe as që dua ta di.
– A je ti njeri?
– Njeri jam.
– Në je njeri , ti që më shkule nga kjo strehë qiellore, së paku duhet ta dish se ku po më çojnë.
– Nuk e di, por kur të perëndojë Dielli, dikush tjetër do të të marrë dhe do të të gjejë strehën e re…
– E dua të jetë strehë qielli përsëri – tha shtatorja.
Kur ra muzgu shtatoren e hipën mbi një truck të madh të madh dhe e nisën për diku ku askush nuk e dinte, të thuash se e nisën për në askund.
Kishte rënë nata, një natë pus e zezë. Pasi udhëtoi nja një orë, por që shtatores iu bë sa një shekull, e pa veten në një magazinë stërmadhe plot me shtatore të tjera.
Sa nuk iu mor fryma. Diku në një qoshe të magazinës i zunë sytë shtatoren e Presidentit Linkoln me një skllav që sapo kishte fituar lirinë. Sa nuk i plasi zemra.
Njeriu që e la në magazine i shtrëngoi dorën dhe i tha:
– Mbeç me shëndet, këtu do të jesh në nursing home të kalosh atë pjesë të jetës që të ka mbetur.
– E shoh – tha shtatorja- Përderisa nuk më keni lënë qiell mbi krye, më mirë të ma kishit copëtuar trupin me dinamit. Ju nuk e meritoni gjithë çfarë bëra për lirinë tuaj…
Komentet