VOAL – Këshilli Federal e ka filluar vizitën e tij në Tiçino. Mbrëmë ata kanë arritur këtu nga Bieni. Këshilltarët Federalë kanë vizituar disa limane barkash në zonën liqenore të Mogadinos, për t’i takuar gazetarët në breg.
Simonetta Sommaruga deklaroi se e ka dashu etapën tiçineze për shkak të origjinave të saj dhe të kujtimeve të familjes. Udhëtimi – ka saktësuar presidentja e Konfederatës – gjithsesi ka edhe një konotacion më politik për shkak të situatës së veçantë të Tiçinos dhe të problemeve në tregun e punës. Qeveria, në thelb, dëshiron të tregojnë afërsinë ndaj kantonit që ndodhet në vështirësi.
Duke iu referuar kërkesës së Italisë për një procedurë të BE-së kundër Zvicrës, për shkak të lehtësimeve ndaj naorëve ndërkufitarë, këshilltarja federale ka thënë se “marrëveshjet që kemi duhet të respektohen dhe nuk duhet të kërkohen përplasje”.
Këshilltarët Federalë janë zhvendosur në Belinconë për bisedimet me Këshillin e Shtetit dhe pastaj për takimin me popullin, nga ora 12:00 në Sheshin e Qeverisë. ats

Komentet