Partitë poltike (PS-PD) e kanë përgjegjësinë historike dhe kushtetuese për zhvillim ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë, për participim të vlerave tona kombëtare me popujt tjerë në Evropë. Demokracia si vlerë univesale e lirisë, të drejtësisë, të mendimit të lirë dhe për kahet e tregut të lirë në botë, populli shqiptar duhet të rreshtohet me tërë kapitalin e vet njerëzor dhe të resurseve të pasura natyrore për zhvillim dhe përspektivë evropiane.
Pse kaq shumë hasmëri të skajshme, SHSHA në Çikago pyet kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryetarin e PD-së Lulëzim Basha? Pse hasmëri e jo ,,luftë,, të mendimit të lirë (demokratike) të konkurrencës përmes projekteve zhvillimore me pikësynimet kombëtare sot e gjithë ditën.
Jo në rrugë dhe nën çadër Lulzëim Basha, por në sallën e Parlamentit Shqiptar në Tiranë, aty ku ligjvënësit (deputetët e popullit) të punojnë bashkarisht për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë e jo vetëm për partinë! Këso kohe, theskon zëshëm SHSHA-ja se në këtë rrafsh duhen të paraqitën organizatat joqeveritare, bota intelektuale, universitetet, mjetet e informimit, familja shqiptare dhe tërë kombi shqiptar.
Shqipërisë nuk i duhet hasmëria jonë, thekson ndër të tjera SHSHA në Çikago, drejtuar Edi Ramës dhe Lulëzim Bashës.
Skënder Karaçica
Skënder Karaçica
Executive DirectorAlbanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Komentet