Shqiptarja sulmoi dy gra myslimane pranë shtëpisë së saj në Bruklin duke u përpjekur tu hiqte shaminë që mbanin në kokë dhe duke i thënë të zhduken nga Amerika. Ato mbanin në krahë fëmijët e tyre 11 dhe 15 muajsh.
Shqiptarja goditi me grusht në kokë njërën nga gratë, ndërsa tjetrën e ka shtyrë në tokë, duke u munduar t’i hiqte mbulesën fetare.
Autoritetet e New Yorkut kanë ngritur zyrtarisht akuzat ndaj Emirjeta Xhelilit, për sulm, kërcënim dhe rrezikimin e mirëqenies së një fëmije. Shqiptarja 32-vjeçare nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal.
Të dyja gratë dhe fëmijët nuk kanë dëmtime serioze, tha një zyrtar i policisë i cituar nga faqja NY Daily News.
Një orë para sulmit, Xhelili kishte postuar në një profil në Facebook me emrin “Maria Magdalena”, mesazhe plot urrejtje ndaj myslimanëve dhe afro-amerikanëve.
“Jeni me fat se keni ende pak kohë, sepse ditët i keni të numëruara” shkruante në një status në rrjetet sociale 32 vjeçarja shqiptare me banim në Amerikë.
/Gazeta Express/

Komentet