Edhe Iliret, para ardhesit tane keshtu bene, deri ne shperberje. 7 shekuj nen pushtimin romak, i sherbyen me se miri deri ne tjetersim dhe shperberje. Bizanti formoi disa despotate por ato me te “perzierat” ishin ato shqiptare, madje edhe kur ishin homogjene, deklaroheshin greke. Pak princer kane sherbyer me nacionalizem, por edhe ato sapo u rezikohej interesi lidheshin edhe me dreqin mjaft te mos humbisnin pushtetin. Bullgaret dhe Serbet me pas, edhe pse “jabanxhinj”, formuan mbreteri dhe me pas perandori ne kurriz te shqiptareve e shume here ne bashkepunim me shqiptaret. Megiithate ndonje zgjohesh nga gjumi i pushtimit dhe fitonte(si Zenebishet qe i dhane Dinastise Serbe fillimin e fundit).
Tentuan Kastriotet, babe e bir, Gjoni I dhe Gjergj Kastrioti i lavdishem me pas, por zgjati pak, 25 vjet, dhe asnje tjeter me pas nuk u zgjua. Gjume te gjithe e ne sherbim te otomaneve. Kur i rane patkonjte, u kujtuan Ismail Beu(qe vdiq bej ne ekzil) e te tjere por shume vone. Komshinjte na e kishin marre trecerekun e trojeve.
Pastaj Zogu, histori me vete dhe e shkurter sdi me fat apo pa fat se ndoshta do ishim ndryshe, edhe pae me mbret te rreme. Komunizmi me dhune otomane mesjetare i vuri ne gjume shqiptaret, me pak perjashtime sporadike. Me 90, disa komuniste ju bashkuan studenteve me moton “E duam Shqiperine si gjithe Europa”, dhe “jemi te gjithe bashke fajtore dhe bashke vuajtes”. Ne fakt Europes sot pas 34 vjetesh i shohim targen e pasme dhe “bashkefajtoret” jane bere bashke pronare. Ndryshe per “bashkevuajtesit”! Ata mbeten vuajtes ne gjumin e madh te mesuar nder shekuj dhe me siguri pas 30 vjetesh do te shikoni ju qe do ta jetoni se do zgjohen e do te deklarojne si me 90: “Ishim ne Diktature, jemi te gjithe bashkefajtore e bashke vuajtes”. Me siguri edhe keta qe e vjedhin Shqiperine sot e kane bere miliarda do te rehabilitohen dhe do te vejne ne drejtim te kombit nipat e tyre.
“Lum kush te rroje ta shohe zonje!”