Nelson R.Çabej ka lindur në Gjirokastër, aty mbaroi shkollën e mesme. U diplomua si mjek veteriner. Filloi punën në Milot e më pas në kooperativat bujqësore Qerekë e Nikël të rrethit të Krujës. Më vonë (1968) arriti të regjistrohej “ilegalisht” (specialistët e bujqësisë nuk kishin të drejtë të vazhdonin fakultet të dytë) për të vazhduar studimet me korrespondencë në degën biologji-kimi. Kur filloi punën në Institutin e Higjienës dhe Epidemiologjisë iu kërkua që ta linte degën biologji-kimi dhe të vazhdonte natën fakultetin e Kimisë Industriale me që vendi i punës kërkonte njohuri më të thella në fushën e kimisë. Kur do të mbronte diplomën në degën e kimisë, i thanë se duhej të shkonte përsëri në kooperativë.
Pas 5 vjetësh të tjera në kooperativë filloi punën si redaktor biologjie në redaksinë kulturore-enciklopedike në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”. Në vitin 1986 mbrojti Doktoratën në fushën e biologjisë. Nelson R. Çabej është autori i shumë librave në fusha të ndryshme të biologjisë (gjenetike, biologjia teorike, filozofia e evolucionit, biologjisë dhe zhvillimit etj). Ai jeton me gruan, Nikoletën dhe djalin, Redonin, në pjesën veriore të New Jersey, USA.
Vepra e tij e fundit rezultat i 12 viteve pune plotëson atë që Darvini e ndjente se i mungonte teorise së tij të evolucionit.
Libri i Nelsonit është shperndarë me shpejtesi ne librarite kryesore amerikane (fakti që kushton mbi 100 dollarë amerikan është tregues i seriozitetit dhe nivelit shkencor të punimit).
Darvini e ndjente ardhjen e nje Nelsoni, ja si shkruante ai:
“I am convinced that Natural Selection has been the main but not the exclusive means of modification”
“Jam i bindur se Selektimi Natyror ka qene kryesori por jo i vetmi mjet i modifikimit”
(Darwin 1859)
Për një kohë të gjatë, veshtirësitë që gjente teoria darviniane e evolucionit gradual të llojeve i ka ndjerë edhe Prof. Nelson Çabej dhe, duke u marrë me to, ka zhvilluar teorinë e vet të evolucionit.
Profesor Nelson R. Çabej, që jeton në New Jersey, ka një jetë që merret me shkencë, por, përveç revistave të huaja, media shqiptare nuk ka pasë kohë të merret me të. Ndoshta nga që ai është tepër modest dhe nuk mund të dalë para gazetarëve dhe të rrahë gjoksin: ”Ej, unë jam ai që kam tronditur botën akademike me teorinë time, që i kundërvihet evolucionit gradual të Darvinit”. Ai ka tashmë “patentën” e teorisë së vetë, por nuk është kujtuar askush që t’i akordojë atij qoftë edhe një titull të thjeshtë merite, megjithëse kemi krijuar një ushtri me “Mjeshtra të Mëdhenj” e me “Nder i Kombit”, edhe pse profesori është aq i njohur në rrethet shkencore, jo vetëm në Amerikë.
Është edhe përgjegjësia e ne, gazetarëve, që në median shqiptaro-amerikane, përcjellim si sensacione ndodhi të rëndomta, shpesh folklorike, apo tjerrim lajme se aksh president amerikan, apo zv/president, apo senatorë apo kongresistë, që drekojnë apo darkojnë në pizzeritë a restorantet e shqiptarëve, por nuk shkruajmë dy radhë për profesorin, librat e të cilit kanë hyrë në rreth një mijë biblioteka universitare amerikane, dhe ka arritur që të renditet në top-listën e librave shkencorë më të lexuar.
Nuk e di nëse profesorët e fakulteteve të Shkencave të Natyrës, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, kur shpjegojnë teorinë e Darvinit, a u përcjellin studentëve informacionin se ka një shkencëtar në Amerikë, teoria e të cilit, është oponente e asaj të Darvinit për evolucionin gradual, që tashmë studiohet në universitetet amerikane ?! Një teori antirrymë….
Nelson R Çabej është autori i shumë librave në fusha të ndryshme të biologjisë (gjenetike, biologjia teorike, filozofia e evolucionit, biologjisë dhe zhvillimit etj). Ai jeton me gruan, Nikoletën dhe djalin, Redonin, në pjesën veriore të New Jersey, USA….
Teoria ”ÇABEJ” tregon se nga i marrin genet “instruksionet”
Cili është thelbi i kësaj kundërvënie, që përcjell teoria “Çabej”? Sa janë përkrahësit dhe kundërshtarët? Me pak fjalë, ju jeni kundër rrymës, si do të formulohej kjo antirrymë?- kjo ishte njëra nga pyetjet që i drejtova profesor Çabejt.
Përgjigja e tij: Megjithë të çarat e pariparueshme që ka marrë teoria gjenetike e evolutcionit, për arsye të njohura, shumica e autorëve akoma mbeten besnikë të saj, edhe për shkak të inercisë. Por numri i atyre që vënë në dyshim dhe kundërshtojnë shpjegimin gjenetik të evolucionit vjen duke u rritur. “Rryma e re” nuk është homogjene dhe brenda ka disa variante të ndryshme.
Profesori më spjegon se Teoria e tij mbështetet në mekanizma epigjenetike (pas- ose mbigjenetike), të cilat kontrollojnë dhe regullojnë funksionin e geneve. Në mënyrë të thjeshtë teoria pohon se çdo gen “di” vetëm një gjë: të prodhojë një ose disa proteina. Por genet nuk dinë atë që është kritike për funksionin e tyre: kur, ku dhe për sa kohë duhet të prodhojnë proteinat.
Teoria ”Çabej” tregon se nga i marrin genet “instruksionet” për t’u “ndezur” ose “shuar”. Veç kësaj, organizmat e gjallë nuk jane “thasë” proteinash. Ato janë struktura marramendësisht komplekse, ku miliarda/triliona qeliza të qindra llojeve të ndryshme vendosen në vende të caktuara saktë për të formuar organizmin e kafshës, duke përfshirë edhe njeriun.
Teoria”Çabej” e shpjegon zhvillimin e organizmit nga veza deri në pjekuri, jo me informacionin gjenetik në ADN, por fillimisht me informacionin epigjenetik që prindërit vendosin në qelizat seksuale (vezë e qelizë spermatike) e, më vonë, gjatë zhvillimit embrional deri në pjekuri, “instruksionet” për zhvillimin e organeve dhe formimin e organizmit vijnë nga sistemi nervor në formën e sinjaleve kimike.
10 vjet për ta shkruar librin e “TEORISË ÇABEJ”
Teoria ”Çabej” është konkretizuar në një libër voluminoz. Ky libër erdhi si kurorëzim i një pune 10-vjeçare. Pas provave të para që bëri duke hedhur për diskutim për disa vite idetë e veta me biologë nga shumë vende të botës në newsgrupe të biologjisë ne internet, në vitin 2001 ai arriti të botoi një libër me titull “Quantic Evolution” (Evolucioni Kuantik), ndërsa në vitin 2004 – librin Neural Control of Development (Kontrolli Nervor i Zhvillimit Embrional) dhe pas tre vjetëve pune intensive, të lodhshme, por pasionante, në vitin 2008 arriti që të botoi teorinë “Çabej” në formë të plotë në një vëllim prej 900 faqesh, që mbante titullin “Epigenetic Principles of Evolution” (Parimet Epigjenetike te Evolucionit). …
Vlerësimet për teorinë ”ÇABEJ”
Libri ka patur jehonë të jashtzakonshme. Ai është mirëpritur nga qarqet shkencore, akademike dhe universitare. Në vitin 2004, gjeneticieni më i madh amerikan, Prof. emeritus George Williams i shkruante Profesor Nelson Çabej: “Unë mendoj se kontributi i juaj mund të jetë një ngjarje e madhe në historinë e kuptimit të marrëdhënjeve gen-zhvillim” (I think your contribution could be a major event in the history of the gene-development understanding), kurse anëtarja e Akademisë së Shkencave të SHBA dhe ish-kryetare e Komitetit Ameirkan për Evolucionin, Mary Jane West-Eberhard, i shkruante se kjo teori “do të ishte një kontribut i rëndësishëm për të kuptuar se sa kritike për zhvillimin janë “proceset ndërmjetëse” si hormonet dhe sistemi nervor qëndror – një fakt që nuk është vlerësuar sa duhet por unë mendoj se do të gjejë një vlerësim në rritje në të ardhmen” (would be an important contribution to the understanding of how crucial “intermediate processes” like hormones and CNS are for development – an unappreciated fact but one I think will find growing appreciation in the future”.
Në revistën shkencore Developmental Dynamics, Dr. J. Kiefer (2011) e Universitetit të Utah-ut shkruante : Nëqoftëse kjo ide përputhet me evidencen eksperimentale bëhuni gati të rishkruani tekstet e biologjisë” (If experimental evidence catches up with the idea, get ready to re-write the textbooks.). Prof emerita e antropologjisë në universitetin e Torontos, Kanada (2012) i shkruante:”Unë u magjepsa dhe sinqerisht u kënaqa me librin tuaj Epigjenetik…Prandaj ju mund ta përfytyroni, se sa kenaqësi më dha leximi i analizës suaj racionale dhe të hollësishme të kufizimeve të neo-darwinizmit” (I was fascinated and frankly delighted with your book Epigenetics…. You can imagine, therefore, how pleased I was to read your cogent, detailed analysis of the limitations of neo-darwinism).
Vlerësimet nuk mbarojnë këtu. Përveç diskutimeve në disa newsgrupe dhe vlerësimeve të mësipërme, mund të përmënden vlerësimet që i bëri librit Epigenetic Principles of Evolution një lidere botërore e epigjenetikës, Eva Jablonka e Cohn Institute, Tel Aviv: “Unë besoj se Nelson Çabej ka të drejtë kur argumenton se evolucioni i sistemit nervor ndryshoi dhe përshpejtoi në shkallë të konsiderueshme evolucionin e metazoave” dhe se ky libër “mbulon një fushë shumë të gjerë dhe jep një numër të madh shëmbujsh të dobishëm duke argumentuar bindshëm se sistemi nervor ka një rol qëndror në evolucionin e kafshëve” (“I believe that Çabej is right in arguing that the evolution of the nervous system significantly altered and accelerated metazoan evolution…
Epigenetic Principles of Evolution … covers a very wide area and provides a host of useful examples arguing convincingly that the nervous system has a central role in animal evolution.” .
Ndërsa Dr. L. Gabora e Universitetit të Vankuverit, Kanada në një tjetër recension shkruan: “Epigenetic Principles of Evolution jep një pasqyre bindëse gjithëpërfshirëse të të dhënave që tregojnë rëndësinë e proceseve epigjenetike në evolucionin e metazoave” (Epigenetic Principles of Evolution provides a convincing, comprehensive compilation of evidence for the importance of epigenetic processes in metazoan evolution.)
Edhe pse Shtëpia botuese Elsevier nuk i ka dhënë Nelson Çabej informacion të plotë rreth vëndeve ku ka shkuar libri, por nga hulumtimet mësuam se libri ka shkuar në rreth njëmijë biblioteka të shumë vëndeve të botës në të pesë kontinentet, por kjo statistikë i takon Shtëpisë Botuese Eliver, e cila ka botuar dhe tashmë e ka pronë të vetën, duke respektuar të drejtat e autorit.
Me librin e profesor Çabejt janë marrë revista shkencore prestigjioze, si: “Quarterly Review of Biology”, një revistë shkencore e Universitetit të Çikagos dhe “BioEssays” në Gjermani, që kanë botuar recensione për librin. Po ashtu edhe revista e madhe amerikane “Science” ka botuar një njoftim të zgjeruar për daljen e librit.
Koment i shkëputur nga një ish-studente e Prof. Nelsonit
Nelsoni, qysh kur ishte ketu habiste profesoret e Institutit me idete e vete pertej hapave qe hidheshin ne ate kohe, ne fushen e shkences.Kam degjuar Profesor Aleko Xoxen i cili pati thene: “Doni te ziheni , per shkencen, ngacmoni Petraqin. Doni te mesoni nga shkenca evolucioniste moderne,…. bejeni Nelsonin te flase lirshem…”
Por Nelsoni, ….. dy llafe ne dite mund te nxirrte, gjithesejt, prej goje…e jo me te thote: “Ej , une jam ai qe …”/Konica.al
Komentet