Në hekurudhën e Zyrihut ku trenat qarkullojnë çdo minutë, kjo ngjarje shumë shpejt mund të përfundonte në fatalitet.
Mirëpo, kjo nuk ndodhi në saje të reagimit të shpejtë të Fatmir Bardh Haziri dhe ndihmës që pastaj mori nga Senat Iseni.
“Ne e ndihmuam ashtu siç ne shqiptarët e kemi traditë me i mbrojtë të pambrojturit. E nxorëm foshnjën 15 sekonda para se të vijë treni”, ka thënë Fatmiri.
Vepra e tyre po inkurajohet nga të gjithë në Zvicër, ata tashmë janë quajtur “engjëjt mbrojtës” të foshnjës.
Fatmir Haziri është i njohur për komunitetin shqiptar në Zyrih për angazhimin e tij për komunitetin dhe aktivitetet e shumta që i bën tash e sa vite për shqiptarët.
Derisa mediet zvicerane shpesh përkujdesen që lajmet e këqija që bëhen nga dikush me prejardhje shqiptare t’i etiketojnë menjëherë si “Dy shqiptarë kanë bërë këtë apo atë ….” kësaj radhe ata ende nuk e kanë cekur nacionalitetin e dy shpëtimtarëve. revistaporta.com

Komentet