Ambasadorët janë në sallën e Kuvendit. Shqiptarët presin çlirimin, kurse Ilir Meta kërkon të shkatërrojë gjithçka. A do të mundet?
Sot, pas afër 100 vjetësh politika amerikane do të shpëtojë sërish shqiptarët. Këtë herë, jo nga shtetet grabitqare që e kishin gjymtuar Shqipërinë në vitin 1913, por nga grabitqarët e brendshëm që kanë drobitur shqiptarët.
Sot shqiptarët po presin të shohin sesi politika amerikane do t’iu thyejë hundet hajduteve dhe bandës politike shqiptare.
Do votohet patjetër Reforma në Kuvend.
Hajdutët janë nxirë. I nxirë ishte dhe Meta. Sot keta marrin fund, duan apo nuk duan. Deri tani livadhisën mbi varfërinë dhe besimin e shqiptarëve, sot fillon jeta e re.
Zoti Donald Lu! shqiptarët të gjithë shpresën e shpëtimit të tyre e kanë të Ju. Mos mendo të flasësh si diplomat me mafien shqiptare. Shqiptarët janë gati, që unanimisht të bashkohen me qëndrimin amerikan.
Komentet