Puna e vetme ne Shqiperi eshte ndertimi pallateve dhe koncensionet e autostradave. Si ka mundesi qe asnje nuk investon ne fabrika, ne prodhime ushqimore, ne tekstile etj. ?
E thjeshte: politika i ka mesuar njerezit te pasurohen shpejt dhe investimi ne prodhim eshte me fitim te vonshem dhe me lodhje.
Me kujtohet kur ishim keq ne diktature, Shqiperia kishte fabrike cigaresh, fabrike plastike, fabrike telash, fabrika ushqimore e deri kombinate ushqimore e metalurgjike. Shume ishin jo rentabel, ok, por me kujtohet gjithashtu se Superfosfatin e prodhonim vete, azotin vete, naften e perpunonim vete, basme e damask vete, etj etj. Madje me 92 filluam te importonim diamon fosfati nga Rumania e Ukraina sepse Azotiku i Fierit u sabotua per mungese gazi. Magazinat e Azotikut ishin plot por amerikanet dhane 6 milion dollare “ndihma” per tregtaret e plehrave kimike dhe ata blene jashte, Rumani, Ukraine e deri ne Algjeri. (Te ishte valle me i mire plehu i jashtem?)
E njejta gje me produktet ushqimore. Filluam te marrim cdo gje te gatshme me teorine se kushton me lire dhe shkaterruam cdo gje ishte ndertuar ne 45 vjet. Sot, kombinati metalurgjik shfrytezohet nga Kurumi turk (ne e abandonuam dhe e shkaterruam). Anijet shqiptare perfunduan ne skrap. Kantieri detar qe bente remont anijeve e madje ndertonte peshkarexha dhe anije ju dha Kurumit turk. Madje edhe hidrocentrale qe ishin rentabel ju dhane turqve dhe disa miqve te politikaneve. Hekurudhat u shkaterruan dhe shinat u shiten per skrap, po tek Kurimi i turqve qe cuditerisht kishte vene ne eficence metalurgjikun ne Elbasan. Koncensionet e para per pasaniket e rinj ishin vete politikanet dhe miqte e tyre. U krijua klasa e re borgjeze pa asnje kapital dhe u hodhen ne rruge miliona shqiptare sepse u mbyllen fabrika e uzina, madje edhe uzina si ajo e Rubikut, e Kromit etj qe jepnin flori. Filluan te vijne “ustallare” te huaj qe jepnin mend per zhvillimin kapitalist te ekonomise, te cilet paguheshin me 1000 e 2000 dollare dita, fonde qe po vete i sillnin por gjysmat e me shume i shperndanin mes tyre si paga e dieta. Kujdesi i tyre ishte qe qeveria shqiptare ta conte ne nivelin zero e me pas te fillonte rritja. Qeveri “pa eksperience” qe ndiqte udhezimet e Fondit Monetar Nderkombetar. (Kujtoj qe ne Korene e Jugut qytetaret koreane refuzuan me 82 gjoben e zhvillimit dhe daljes nga kriza te ketij Fondi dhe mblodhen me dhurime personale shumen e borxhit) Ne dorezuam edhe breket… U shkaterrua cdo gje me justifikimin e antikimunizmit dhe te rindertumit. Mund te shkruaj edhe per letersine dhe artin qe me teorine e modernes jane derguar per skrap me kohe. Sot promovohet me mik dhe para mediokriteti. Sot poezia quhet moderne(edhe pse ska asnje lidhje moderniteti ne poezi) dhe fabrikohen poete nga asgjeja vetem per te pasur akses ne politike, per te krijuar klane e lobe qe te katapultohen me detyra shteterore qe ne finale te kene pasuri. Gjithcka lind e vazhdon pa u ndalur ne krijimin e “fan klubit” te votuesve. Pasuria, “miqesite”, ndjkesit etj sherbejne per nje gje: pushteti. Pas 34 vitesh qe ndertohet vetem pallate e rruge(a thu se jemi Amerika) nuk ka nje fabrike prodhimi dhe ka disa dhjetera pasanike super miliardere qe shumicen e pasurise e kane dhurate nga politika dhe kemi politikane qe skane bere nje dite pune e kane pasuri si Trumpi. Degjon qe x politikan ka kater apartamente dy vila etj me rroge 2 mije euro ne muaj!? Ne nje vend ku nje km autostrade kushton 30 milion euro nuk besoj se ka nevoje per shpjegime. Ajo qe nuk kuptohet eshte se si akoma nuk ka nje ligj qe cdo qytetar, cilido pa asnje dallim, nuk ben deklarim pasurie me detyrim.
Nuk vjedhin vetem politikanet e larte, kerdi bejne ne cdo rang te drejtimit te shtetit(kush me shume e kush me pak).
E gjithe propaganda sherben vetem per nje gje. Kush eshte ne pushtet, duke mos u ndeshkuar para ardhesi, kerkon te qendroje sa me gjate qe te pasurohet. Per kete perdor pasurine qe i ka falur oligarkeve, te vjeter e te rinj, qe duhet te dorezojne “donacione” te cilat ne fakt jane perqindje per Partine, pasurine qe “dhurojne” drejtoret e pasuruar duke vjedhur dhe nje perqindje shume e vogel ajo e KQZ. Cdo gje ne funksion te fushatave elektorale dhe blerjes se votes. Nje shoqeri e falimentuar ne gjeneze me shembjen dhe shitjen e pasurive kombetare dhe krijimit te shtresave te pasura pa asnje kapital personal.
Nje shtet i tille eshte i destinuar te rikthehet me 90 per te rifilluar nga e para.
E kemi ne kete lluks?!
Jemi 100 vjet mbrapa dhe rinia iken sepse nuk sheh me shprese. Mendoj se edhe pleqte nese do kishin mundesi do kishin ikur(disa kane ikur ne fakt)
Eshte shkaterruar institucioni kryesor, celula e cdo shoqerie- Familja.
Te vetmin qe nuk emigrojne jane administrata qe eshte bashkefajtore ne krimin politik dhe genjehet apo kercenohet me vendin e punes dhe pronaret e vegjel e natyrisht,- miliarderet.
Shqiperia sipas nje gazetari te huaj, eshte vendi qe urrehet nga shqiptaret.