Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, vijon turin e takimeve me shqiptarët e Amerikës.
Së fundi, Topalli ka njoftuar se ka vizituar kishën shqiptare në Neë York, ‘kisha e Zojës së Shkodrës’.
Me shqiptarët e diasporës në kishën e Zojës së Shkodrës në Nju Jork.
Topalli ka theksuar se e drejta e emigrantëve për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.
“Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tone.”,- është shprehur ajo.
Fjala e plote:
Me shqiptarët në kishën e Zojës së Shkodrës në Neë York:
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
Sot, ndërsa gjendem mes jush, zemra më mbushet me krenari dhe emocion. Të jem në këtë kishë, Zojën e Shkodrës, një vend që jo vetëm që është simbol i besimit të thellë , por edhe një strehë shpirtërore.per te gjithe shqiptaret.
Ju keni ndërtuar këtu, larg atdheut, një vend ku Zoti takohet me shpirtin shqiptar, një vend ku lutjet tuaja ngrihen jo vetëm për familjet dhe të dashurit tuaj, por edhe për Shqipërinë, tokën që gjithmonë e mbani të shenjtë në zemrat tuaja.
Ne shqiptarët, që nga kohërat më të lashta, kemi qenë një popull i lidhur fort me besimin dhe kulturën. Malësia e Shkodrës, prej nga vij edhe unë, është dëshmi e kësaj lidhjeje të pandashme, ku feja dhe kombësia kanë ecur gjithmonë krah për krah.
Të jesh shqiptar në mërgim nuk është e lehtë. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër sfidat e të ndërtuarit të një jete të re në një vend të huaj. Por ju keni treguar se, me punë të palodhur, sakrificë dhe dashuri për njëri-tjetrin, mund të ruhet identiteti ynë i pasur edhe larg atdheut.
Kisha e Zojës së Shkodrës është më shumë se një vend adhurimi. Është një urë që lidh të shkuarën tonë me të tashmen dhe të ardhmen, që bashkon traditën tonë të shenjtë me sfidat e përditshme të jetës në emigracion. Ajo është një vend ku fëmijët tuaj mësojnë jo vetëm gjuhën e prindërve të tyre, por edhe vlerat që na bëjnë ne shqiptarë të veçantë: mikpritjen, bujarinë, dhe besën.
Jam këtu sot jo vetëm për të përçuar përshëndetjet dhe dashurinë nga vendlindja, por edhe për të dëgjuar historitë tuaja, për të mësuar nga përvojat dhe përkushtimi juaj. Më lejoni të falenderoj secilin prej jush që keni bërë të mundur që komuniteti shqiptar në New York të jetë kaq i fortë dhe i respektuar.
Gjithashtu, dua t’ju inkurajoj të vazhdoni ta mbani të gjallë lidhjen me Shqipërinë. Kombi ynë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj, jo vetëm financiarisht, por edhe shpirtërisht. Kemi nevojë për zërin tuaj, për idetë dhe vizionin tuaj, që Shqipëria të ecë përpara si një vend i denjë për historinë dhe kulturën e saj.
Ne shqiptarët kudo që jemi jemi të bashkuar nga një zemër e përbashkët, një dashuri për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Në këtë kishë, ku kombësia jonë takohet me besimin, më lejoni të them se të gjithë ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit tonë.
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
E drejta për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë. Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tonë. Le të tregojmë dashurinë dhe përgjegjësinë tonë duke marrë pjesë në votime. Shqipëria na pret, dhe çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne.
Votoni për Shqipërinë!
Ju faleminderit për gjithçka që bëni, për familjet tuaja, për komunitetin dhe për Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, dhe vendlindjen tonë të dashur. sn
Ashtu është edhe patate ne kemi për export por ata nuk i marin dot nga ne dhe ja rritin qmimin e referencës patateve tona për ti marr të njëtat prej tjerave shtete