Komuniteti shqiptar në veri të Kalifornisë më shumicë në Bay Area është një komunitet shqiptar më i vogël se sa ato në shtetet e tjera në SHBA por shumë unik, i përkushtuar jo vetem punës të suksesshme në shumë lëmi por edhe në ruajtjen dhe kultivimin e tradites, gjuhës dhe kultures patriotike shqiptare.
Megjithëse relativisht i vogël në numër, komuniteti i jonë ka një histori të vjetër të emigrimit që daton nga vitet ‘60 me shumicë nga Shqiperia, Malsija kurse tani edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
Te veprosh, përparosh, vlersohesh dhe të jetosh në një vend kaq të bukur ku nuk mungon as dielli, as suksesi dhe as demokracia është me të vertet krenari!
Në komunitetin Shqiptaro-Amerikan këtu kemi një numer të konsiderueshëm inxhinierësh, sipërmarrësish, avokatësh, analista dhe profesionistësh në fushat më të kerkuara dhe shpesh janë një shembull talenti dhe kontributi të jashtëzakonshëm.
Shumë prej tyre punojnë për kompani të mëdha të teknologjisë si Apple, Facebook, Twitter, Netflix, LinkedIn, Salesforce, Airbnb…
Të punësuar ka edhe në administrat publike, ne shtetin e Kalifornisë, si per shembull Z. Hasan Berisha, gjeodet i liçencuar, i cili kontribon në planifikim, dizajn, ndertimin e infrastruktures në Departmentin e Transportit te Shtetit të Kalifornisë.
Gjithashtu kemi Shqiptaro-Amerikanë që janë duke krijuar produkte dhe shërbime inovative me famë botërore.
Ne mburremi me keto suksese që na shërbejnë si shembull i lartëa per komunitetin dhe udhërrëfim për jetën tonë sot dhe pritshmëritë e nesërme.
Se fundi, vjen një fluks i shtuar i emigracionit shqiptarë ku shumica janë të rinjtë nga Kosova që kanë përfituar nga arsimi i lartë në SHBA, duke vazhduar studimet në universitete të njohura si Stanford, UC Berkeley, etj. Këto universitete japin mundësinë për të zhvilluar njohuri në fushën e inxhinierisë, shkencës kompjuterike, matematikës dhe shkencave të tjera të lidhura me teknologjinë.
Me kualifikimet e tyre dhe njohuritë e fituara, keta te rinj janë sistemuar në kompanitë në San Francisco dhe Silicon Valley, dy vendet më të avuancuara në botë për teknologji dhe inovacion.
Në vazhdimësi, edhe në botën e biznesit, Shqiptarët kanë shfaqur aftësi te madha dhe janë themelues të kompanive, restauranteve dhe bizneseve të suksesshme.
Komuniteti jonë është gjithashtu patriotik dhe të gjithë me deshirë për të ruajtur traditat dhe vlerat shqiptare. Per shembull, në këtë verë është organizuar festivali vjetor në San Jose, me donacionet e komunitetit dhe më nje organizim të shkelqyer te aktivistëve me prejardhje nga Malësija e Ulqinit.
Vlen të ceket se ishte nje manifestim ku u shfaq hareja e lartë, tradita, trashëgimia, kultura dhe suksesi.
Përveç kuzhinës shqiptare, festivali ofroi edhe aktivitete të tjera dhe u shoqërua me muzikë e këngë tradicionale, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe argëtuese.
Gjithashtu u organizua edhe nje ekspozitë të artit, ku të rinjtē shqiptarë shfaqën krijimet e tyre në [email protected]
Pjesëmarrësit e festivalit kishin gjithashtu mundësinë të merrnin pjesë në aktivitete sportive edhe lojna te ndryshme.
U reflektua komuniteti si burim krenarije me shpresë që t’i vazhdojë përpjekjet për të ruajtur gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare si dhe suksesin që po arrin rinia jonë.