Kosova do t’i ketë tetë sportistë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Shqipëria pesë, sikur edhe Maqedonia, ku është përfshirë edhe një atlete shqiptare – Drita Islami.
Por, në LO “Rio 2016” që nisin më 5 e përfundojnë më 21 të këtij muaji, pos këtyre 14 sportistëve, do të jenë edhe shtatë sportistë të tjerë shqiptarë që do të përfaqësojnë pesë shtete të tjera, shkruan Koha Ditore.
Shqiptarë do të ketë edhe në ekipet olimpike të SHBA-së, Australisë, Finlandës, Bullgarisë dhe Suedisë. Këto dy të fundit do të kenë në radhët e veta nga dy shqiptarë, të tjerat nga një.
Komentet