Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në trajnimin dy-ditor për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, tha se rinia ka rol thelbësor në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Berisha theksoi se misioni i PD-së është fitorja e zgjedhjeve, duke theksuar se të rinjtë duhet të dalin në skenë për të shkatërruar kundërshtarin politik.
“Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore. Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet”, u shpreh kreu i PD-së.
Sali Berisha: Sot, ne nuk kemi një diktaturë komuniste përpara, kemi një narkodiktaturë përpara.
Çfarë do të thotë se nuk kemi një zgjedhje përpara, por kemi një mision përpara. Kemi një mision për të përmbushur. Dhe ky mision është fitorja e zgjedhjeve të 11 majit. Kjo fitore, e them me bindjen time më të thellë se rol vendimtar keni ju.
Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore. Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet.
Po të dilni ju në skenë dhe ta dominoni imazhin, ata nuk ka njeri dëshirë t’i shohë, le të lustrohen të bëjnë ç’të duan, nuk kanë krahasim me ju. Energjia juaj është e pashtershme. Sapo u takova me zotërinjtë e nderuar, çfarë po flisnim, ua kanë thënë edhe ju. Të regjistrojmë çdo ditë në sa dyer trokitëm, të regjistrojmë çdo ditë sa duar shtrënguam, çfarë mesazhi dhamë.
Pra, e shihni ju se fitorja është në duart tona? Kështu që ju ftoj të frymëzuar edhe nga këto leksione dhe mësime që morët, ta vazhdojmë këtë betejë me bindje të plotë në fitoren që na pret. gsh
Gezuar KrishtLindjet dhe Gezuar Vitin e Ri 2023 mbare Shqiptareve!
Suksese ne pune dhe ne jete Familjeve tuaja!