Kapiteni ka humbur mendjen, timonieri është i dehur, minjtë po spërkasin me masat dhe ne po shkojmë drejt prerjes. Demonstrata është ilaçi i vetëm i duhur!!!
***
Nuk është e nevojshme të numërohen veprat e tij të këqija, megjithëse ai lavdëron veten: “Gjysma e gënjeshtrave që thonë për mua nuk janë të vërteta”. Dhe vazhdon: Unë Ramoviçi, sivëllai i terroristit serbo-sllav Vuçiç, dhe sulltan i regjimit të larvave, i njohur edhe si Gruaja e Bilalit, përndryshe gangster dhe drejtues i kartelit të drogës, jam një nga krijesat më të pabesa dhe më të papërgjegjshme që ka jetuar ndonjëherë. Papërgjegjësia është pjesë e padukshmërisë sime, sido që ta rrotullosh, është mohim. Por kujt t`i jap llogari, ndaj kujt mund të jem përgjegjës dhe pse duhet të jem kur ju kokëtul refuzoni të më shihni?
Syri që sheh ndikon në atë që ndodh. Koha nuk i shëron të gjitha plagët. As koha nuk i shëron të gjitha fjalët. Epoka e sundimit të këtij megalomani dhe tradhtari më të gërditshëm të historisë shqiptare që vuan nga Çrregullim i rëndë i personalitetit, dhe Çrregullimi i stresit post-traumatik, do të rrjedhë gjak në gjuhën tonë, do të jetë një gjethe e përgjakur në kalendar dhe një masakër në kujtesë. Kur ai të rrëzohet nga pushteti do të thuhet: “para Ramës” dhe “pas Ramës”.
***
Mirësia është një gjuhë që të shurdhrit mund ta dëgjojnë dhe të verbrit mund ta shohin. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një grup njerëzish që flenë pandërprerë. Të pushosh mbi dafinat është po aq e rrezikshme sa të pushosh në dëborë. Ti bie në gjumë dhe vdes në gjumë. Një zero nuk është asgjë, por kur ka shumë prej tyre, bëhet e rrezikshme.
Një burrë që gërhit gjatë gjithë kohës, nuk është më e keqja. Atëherë të paktën gruaja dhe fëmijët e tij e dinë se ai është atje, aty ku preferon te jetë gjithmonë – i shtrirë në divan.
Ekzistenca jote është në rrezik. Zgjohu o burri dheut! Ti nuk mund më të vazhdosh me arsyetimin: “Çdo mëngjes e marr gazetën në shtrat. Dhe sapo kaloj nekrologjinë dhe shoh që emri im nuk është aty, ngrihem”!
Mendoj se do të kisha pasur më shumë sukses të kthehem në Australi për t’i bindur kangurët të ecin, sesa t’ju bëja të kuptoni atë që po them. Çfarë dobie ka të qëndrosh i vendosur aty ku gjithçka bie?!
***
Pushtetarët e Regjimi Kriminal kanë manipuluar dhe vjedhur votat. Ata erdhën në pushtet me mjete dhe metoda të paligjshme. Ata vazhdojnë të vjedhin tërësisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe përgjegjësia kryesore për këtë i takon “piktorit” të dështuar – nudistit të droguar. Është e rrezikshme kur dikush si Rama, që është fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë, e përdor hijeshinë dhe bukurinë e tij fizike në politikë. I pengon budallenjtë që e adhurojnë të përdorin arsyen.
Në vend që të jetë një forcë balancuese për të mirën e një popullsie të përbërë, sistemi është shfrytëzuar prej vitesh nga një regjim hajdutësh dhe nga disa bastardë tjerë antikombëtar nga të gjitha partitë dhe fraksionet, të cilët kanë mbushur xhepat e tyre dhe të mbështetësve të tyre, dhe praktikisht e kanë çuar vendin drejt shkatërrimit. Është një kulturë korrupsioni e rrënjosur aq shumë sa që vetëm protestat masive popullore, të mbështetura edhe nga presioni i jashtëm, mund të ofrojnë shpresë për ndryshim.
Pra, ne jemi dëshmitarë që kryeministri ynë i virtytshëm me vetëdije dhe me qëllim e shkel ligjin. Shet nënshtetësinë e Shqipërisë. Varfëron popullin, me qëllimin e humbjes së shpresës, që rinia të largohet nga vendi i cili po mbushet me afrikan, aziatik, arabik, serb, rus. Mbështet terroristët, pushtuesit serb për copëtimin e Kosovës. Ai me dashje kryen krime të pafundme, sepse nuk ka frikë nga asnjë përgjegjësi.
Çohuni, shqiptarë, para se të kontrollohemi 100 për qind nga mafia dhe i gjithë vendi ynë të shitet te të huajt.
Të gjithë kemi lindur me një program bazë të integruar. Quhet “vetë-shërim”. Ju merrni një plagë dhe ajo shërohet. Ju merrni një infeksion bakterial dhe sistemi i imunitetit fillon dhe kujdeset për bakteret dhe shëron plagën. Sistemi i imunitetit është krijuar për të shëruar trupin. Është koha që të aktivoni programin që do t`ju shërojë trurin nga indiferenca ndaj së keqes, që ta ndiqni deri në portat e ferrit shkaktarin e zgjatjes së mundimeve të juaja.
Shumica prej nesh nuk e kanë lejuar kurrë veten të dëshirojmë atë që duan në të vërtetë, sepse nuk e kuptojmë se si mund të realizohet. Të gjithë ata që kanë arritur ndonjëherë diçka nuk dinin se si ta bëjnë atë. Ata thjesht e dinin se duhej. Kështu që edhe ju, mos u ndalni në luftën kundër të krimineleve, tradhtarëve të Shqipërisë.
Liria për të kritikuar është një parim i jetës, ajri me të cilin jetojmë. Kritika e sinqertë është e vështirë për t’u gëlltitur, veçanërisht kur vjen nga një i afërm, një mik, një i njohur ose një i panjohur. Gjëja e trishtueshme për shumicën prej nesh është se ne shqiptarët më mirë do të shkatërroheshim nga lavdërimet sesa të shpëtonim nga kritikat.
Ka një fjalë të vogël që quhet shpresa, gjëja më e bukur në gjuhën njerëzore. Shqiptarëve u mungon. Prandaj ikin, dhe vetëm ikin. Vendi zbrazet. Kanë mbetur vetëm pleqtë. Së shpejti Shqipëria do të mbetet pa shqiptarë, do të trashëgohet nga të huajt.
*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike