SHQIPNIA E VERIUT
Deri kur kështu!? Plot 80 e sa vjet vetem urrejtje nga jugorët pa shkolla!
Pse kerkoni me na mbushë mendjen me llafe kote, kur vazhdoni me e vlersue koken terroriste të injorantit të Gjinokastres, si kokë “heroi e pazevendsueshme”? A e dini se shka thotë Europa dhe Bota per ju!?
Kur Profesor Arshi Pipa shkoi në Amerikë e i tregoi se ka krye shkollen e mesme në shkollat fetare të Shkodres, ata i dhane të drejten “me shkue me ndjekë vitin e dytë të universitetit atje”! Këte a e dini ju o …?
Po si mendoni se mund të ju kujtojnë kush në Europë per “njerzë që keni kulturë”, kur ju nuk njifni as Emnat, jo ma veprat e kolosve Shqiptarë ?!:
At Gjergj Fishta, Martin Camaj, Prof. Arshi Pipa, Imzot Preng Doçi, Don Ndre Zadeja, Prof. Nikoll Daka, Prof. Qemal Draçini, Helena Luli, Hilë Mosi, Bajame Hoxha Çeliku, At Bernardin Dema, Zef Pali, Gjon Sinishta, Cuk Simoni, Imz. Vinçenc Prennushi, Don Lazer Jubani, Lodovik Zojzi, Don Lazer Shantoja, Don Kolec Prennushi, Zeqir Lushaj, Ded Gajtani, At Luigj Marlekaj, Don Nikoll Mazrreku, Don Aleksander Sirdani, At Marin Sirdani, dhe të sa e sa Emnave të tjerë të nderuem të kulturës së Veriut.
Ju vazhdoni me kujtue se kulturen e ban “reNalizmi socialist” me veprat e vjedhuna dhe me kopertina të shkarravituna nder podrumet e Jugut?
Kultura e vertetë e Veriut asht ngulë me shtizen e Ded Gjo’ Lulit dhe Ajo vazhdoi me u mbrojtë nga lisat dhe kullat e Prekë Calit me miqtë e Tij!
Ishte Besa, Burrnia e Bujaria e Memorandumit të nenshkruem në qelen e At Mati Prennnushit në Gerçë, prej Malsorëve të Veriut nën drejtimin e Atyne Klerikve që vendosën se koha e Pamvarsisë i erdhi popullit shumë të vujtun Shqiptar, dhe se pikat e atij Memorandumi duhen zbatue! Por sot Emnat e historisë së vertetë per këto ngjarrje po fallsifikohen nga disa persona që mendojnë se zhdukin edhe hartuesit e Memorandumit.
Gaboni, gaboni randë kur kerkoni me fallsifikue Historinë e shkrueme!
Koha nuk priti ma! Me 28 Nandor 1912 Shqipnia shpalli Pamvarsinë!
Besoj i kujtoni mirë bishtnimet e disave në tavolinen e Vlonës dhe mos i harroni kurr rrahjet e grushtit Luigj Gurakuqit per tavolinë kur ju tha: “Sot nuk dalim nga kjo dhomë asnjë pa u shpallë Pamvarsia Shqipnisë!”
Dhe, ashtu u ba! Shqipnia atë ditë ngriti Flamurin Kombtar në Vlonë!
E fatkeqsisht, sot nder tekstet e botueme “harrohet” me dashje jo vetem Luigj Gurakuqi po, edhe Don Nikoll Kaçorri e sa Burra të tjerë…
E pa kalue as shtatë – tetë vite nga 1912, filluen “marrveshjet e mëshefta” me sllav, turq’ e grekë per coptimin e Atyne pak Tokave Shqiptare, që na kishin mbetë tue fillue nga Korça e Gjinokastra. E gjithshka mëshefet!
Po mos t’ ishte në Paris Kryetar i Delegacionit Shqiptar në vitin 1919 – 20 Imzot Luigj Bumçi e Sekretar i Tij At Gjergj Fishta, që përgatiti atë Fjalim të shkelqyeshem, që edhe sot mbas 100 e sa vjetësh asht i papersëritshem “besoj, se edhe sot do t’ ishim pa Shqipni të Pamvarun!”.
Burrat që shpetuen Shqipninë nga coptimi, nderhymja e Imzot Bumçit tek Papa i Rromës dhe jehona e Fjalimit At Gjergj Fishtës deri tek Ai Burrë Amerikan me Emnin Presidenti Wilson, që shpetoi Shqipninë nga “zhdukja prej hartet”, veprim që po persëritet edhe sot nga kryeministri i Shqipnisë, shtremnohet si faktet tjera, tue mos e zanë fare me gojë as “Vepren e madhe të Vatikanit, që njohu Shtetin Shqiptar, tue sjellë në Shqipni në vitin 1920 – 1921 “Ambasador Imzot Ernesto Kocin, që ishte Ambasadori i Parë në Shqipni”! E që shumë Shqiptarë, nuk besoj se e njohin edhe sot këte Emen të Nderuem dhe shtjellimin e atyne ngjarjeve?
Fatkeqësisht, vetem një fakt dihet botnisht në Shqipninë “socialiste dhe komuniste” sot, se “sektori i fallsifikimeve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, po i realizon “me sukses detyrat e qeverrisë në Tiranë”!
Mosnjohja e fakteve historike dhe shtremnimi i tyne nga Akademia ANTI shkencore Shqiptare, do të sjellin pasoja të randa dhe shumë me rrezik per Trojet tona dhe Popullin e shumëvuejtun nga zgjedha komuniste, që as sot nuk njifet shtypja dhe mjerimi i Shqipnisë mbas vitit 1944. Ende sot Shqiptarët jo vetem nuk dijnë “sa mijë Shqiptarë ka vra terroristi dhe krimineli Enver Hoxha, dhe se ku janë Gropat e Vorrimit të Tyne?!” Po, ajo ma e papranueshmja në Histori asht “kenja e atij terroristi hero”!
Kjo asht dhe diagnoza ma infektive e qeveritarve të ngordhun shqiptarë, që po trashigojnë tek bijt’ e bijat e tyne veset ma të ndyta të komunizmit!
E kjo mund të jetë edhe arsyeja që shtetet fqinjë janë të gjitha “dakord” per “zhdukjen nga harta të shtetit shqiptar të drejtuem nga Edi Rama”?!
Ky asht “shpopullimi i shqiptarve” që po zbatohet vazhdimisht e per fatin e keq me te, po pajtohen edhe shumë shtete që vazhdojnë me “heshtë”!
Shtetet që nder lulishtat e veta kanë Monumentin e Skenderbeut, duhet të zgjohen nga narkoza komuniste dhe të mendojnë: “Deri kur Europa duhet të heshtin ndaj politikës Antikombtare të qeverisë antishqiptare?”
Ky ishte “mallkimi i Popullit Shqiptar per të cilin Ju lut Zotit në 1997” në Rinas, Nanë Tereza, Nana e Gjithë Botës së Bekueme! A Ju kujtohet?!
E Nanë Tereza, mos harroni se ishte Nana e të gjithë Shqiptarve?
Mendoni mirë Shqiptarë kudo që jeni, Shqipnia ka shumë nevojë per ju!
Kujtoni se, kultura Shqiptare i ka themelet e thella dhe të betonueme nga Ata kolos që i kanë kushtue gjithë jeten e Tyne Perkrenares Kastriotit, dhe Atij Veli të Paster e të Nderuem nga gjithë Bota të Nanës Tereze!
Melbourne, 27 Janar 2024.