Keshilla me e mire e Profesor Sali qe ai ka per te gjithe eshte: “Mos u streso! Sa me shume t’i ndash problemet me shoqerine e pjesetare te familjes, aq me mire eshte per mendjen e trupin”, thote ai.
Sipas disa të dhënave të përafërta te Ministrise se Jashtme, rezulton se aktualisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit rreth 1 milion e 400 mijë shtetas shqiptarë. Mendohet se 11,000 emigrante shqipetare jetojne e japin kontributin e tyre ne Australine e larget.
Profesor Avni Sali AM
MBBS, PhD, FRACS, FACS, FACNEM
Drejtor i Institutit Kombëtar të Mjekësisë Integrative, MELBOURNE, AUSTRALI
Profesor Avni Sali është përmendur shpesh si babai i Mjekësisë Integrative në Australi.
Në vitin 1996 ai themeloi Departamentin e Kurseve Pasuniversitare te Mjekësisë Integrative në Universitetin Swinburne të Melburnit. Në vitin 2009 ai themeloi Institutin Kombëtar të Mjekësisë Integrative (NIIM), dhe u emerua drejtori themelues i saj. Perpara ketij emerimi Prof Sali sherbeu per vite me rradhe si Shef i Departamentit të Klinikes Universitare te Kirurgjisë në Spitalin e Heidelbergut ne Melbourn.
Profesor Sali dhuron kohën e tij në disa pozicione në borde e shoqata mjekësore.
Ai është Presidenti aktual i Këshillit Ndërkombëtar të Mjekësisë Integrative (ICIM); ish President i Shoqatës Integrative të Mjekësisë Australasiane (AIMA) dhe anetar në shume borde të tjera mjekësore.
Prof Sali është anëtar i Kolegjit të mjekëve të përgjithshëm (RACGP) për krijimin e Integrative Medicine (IM). Ai është gjithashtu një perkrahes dhe ambasador për disa organizata, duke përfshirë: Qendren Terapeutike te Melburnit, GVConnect dhe të tjerë.
Emërimet e mëparshme Profesor Sali përfshijnë: Përfaqësuesi i Shoqatës Ndërkombëtare të Kirurgjisë per Australine dhe Zelanden e Re dhe Drejtori i Hulumtimeve Shëndetësore dhe Komitetit të Arsimit per shtetin e Viktorias (VPHREC). Ai eshte fitues i disa titujve e cmimeve profesionale nder vite.
Profesor Sali, pionier i promovimit të shëndetit me fokus në rëndësinë e të ushqyerit, stërvitje/ushtrimet e mendjes dhe trupit, ka dhene nje kontribut te çmuar ne fushen e parandalimit te semundjeve e kujdesin shendetesor ne pergjithesi. Për shembull, nga 1979-1981, ai ka kryer studimin e parë ne Australi perqendruar ne zakonet e të ngrënit të fëmijëve ne shkollat fillore, si dhe studimin e parë që heton rolin e restoranteve shkollore në dietat fëmijëve.
Ekspertiza e tij klinike është në fushën e trajtimit të sëmundjeve komplekse dhe kronike, veçanërisht kancerit. Si një lider në fushën e tij dhe nëpërmjet ekipit të tij të madh të punës, ai ka frymëzuar dhe të udhëhequr një brez të ri mjekesh qe perkrah mjekesise klinike praktikojne edhe mjekesine integrative.
Puna e tij gjatë gjithë jetës ka qenë promovimi i palodhshëm për të sjellë dëshmi të bazuara shkencore mbi dobine e integrimit te mjekësisë integrative me mjekesine klinike – me qellim qe ky model të bëhet një paradigmë mjekësore e kujdesit shëndetësor.
Në vitin 2016 Profesor Avni Sali mori urdherin e larte Anëtar i Urdhërit (PD) në Divizionin e Përgjithshëm të Urdhrit të Australisë. Ky eshte nje nga titujt me te larte pro
Gazeta lokale e regjionit Shepperton, ku ai lindi e u rrit, The Advisor, ofron disa detaje te jetes personale te tij.
Prindërit e mi kane emigruar ketu nga Shqipëria, por unë kam lindur këtu në Shepparton, thote ai.
Gruaja ime është nga Çekosllovakia dhe ne kemi tre fëmijë; një vajzë dhe dy djem.
Djali im i madh tani është CEO i Swisse, djali i vogel eshte “fashion designer” dhe vajza ime punon në zyren e Burimeve Njerëzore ne Universitetin e Melburnit me emrin RMIT.
Ekipi i tij i zemres quhet Hawthorn.
I pelqen shume vaji i ullirit e peshku, si edhe frutat e perimet.Ka deshire ta kaloje kohen e lire duke komunikuar me njerezit, me familjen e shoqerine.
Keshilla me e mire qe ai ka per te gjithe eshte: “mos u streso!
Sa me shume t’i ndash problemet me shoqerine e pjesetare te familjes, aq me mire eshte per mendjen e trupin”, thote ai.
Perdore pak per ate koken tende qe te eshte rrjepur fare
Kjo eshte femer e ulet me karakter super te dobet….miranda xhilaga imorale
І’m not sure wһere you are getting your information, but great topic.
I needs to spend some time learning much more
or undeгstanding more. Thankѕ for excellpent info I was looking for this info for my mission.
My h᧐mepage; how payday loans work – paydayloanusaone.com,
lovoo alter ändern lovoo problem http://lovooeinloggen.com/