Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e ka cilësuar këtë ditë, si më të zezën në historinë e kombit shqiptar, teksa iu referua krijimit të institucionit të SPAK. Në fjalën e tij në protestën e organizuar për të disatën javë përpara Bashkisë së Tiranës, Blushi tha se 8 nëntori është ditëlindja e një institucioni që sipas tij, po shërben me verbëri për instalimin me dhunë të diktaturës në vendin tonë.
Sipas Blushit, SPAK mbyll sytë përpara krimeve dhe korrupsionit të dyshes Rama-Veliaj, ndërsa kërkon me ngulm dhe ka si mision, dënimin e liderëve të opozitës dhe burgosjen e tyre.
Simboli më i urryer i korrupsionit dhe krimit të organizuar, sot është ditëlindja e SPAK, dita më e zezë në historinë e këtij kombi. Më 8 nëntor, është në fakt edhe ditëlindja e këtij institucioni që po shërben me verbëri për të instaluar me dhunë diktaturën. Është ditëlindja e Arben Krajës ish hetuesi i komunizmit, mercenarit Altin Dumani që ka marr përsipër si idhujt e tij të instalojë diktaturën, dhe të shërbejë si vrasës me pagesë i pluralizmit politik, duke u përpjekur të asgjësojë opozitën e demokracinë.
Faktet për korrupsionin e përbindshëm Rama-Veliaj janë si drita e diellit, këto kulla droge, që SPAK s’i sheh, firma e Veliajt që i hapi rrugën incineratorit që Dumani s’e sheh, faktet e firmosura nga Rama për incineratorin që Dumani s’i sheh, koncesionet, PPP, rrugët e florinjta që gllabërojnë miliona euro.
Dumani ka një mision, të burgosë liderin e PL, Meta pa prova e fakte, të burgosë Berishën, pa fakte, prova e dëshmi, qëllimi i tij është të asgjësojë opozitën. Dhe as guxon të përmedëe ermin Rama-Veliaj, por të burgosë deputetët zemërluanë të opozitës, si Salianji.
Kjo ditë nisi me 2 lajme të zeza për vendin, importi i mbetjeve toksike. Për Ramën ky vend është një kosh për mbeturinat e botës.
Lajmi i 2, ardhja e emigrantëve në vendin tonë. Kjo është agjenda e shpopullimit të Ramës.
Si mudn të lejojmë këtë bandë, narko-regjim që ka krijuar precedent, duke themeluar në Evropë një narko-shtet e kjo falë Ramës. E vetmja zgjidhje, është aksioni, përballja për t’iu thyer dhëmbët banditëve që guxojnë të marrin peng jo vetëm drejtuesit e opozitës, por të ardhmen tonë. sn
On ja ka pa hajrin Kadareja ketij vendi ne te gjitha sistemet, o s’ja ka pa kush tjeter. E bija nuk ka asnje merite, por vjel nga i jati ose i jati i jep te vjelurat. Sa njerez te zot ka ky vend e degradojme te na perfaqesoje goca e Ismailit.