Përshkallëzimi i protestave në Mal të Zi mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë gjerësisht në rajonin e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë. Teksa partitë nacionaliste serbe dhe Kisha Ortodokse Serbe intensifikojnë fushatën e tyre kundër qeverisë malazeze, rreziku i provokimeve dhe i dhunës që qëndron mbi këtë shtet mund të tërheqë edhe fqinjët në konflikt.
Demonstratat masive të përsëritura në Podgoricë dhe qytete të tjera kanë për qëllim të rihapin “çështjen serbe” në Mal të Zi, ashtu si dhe në Kosovë e Bosnje-Hercegovinë. Kjo ka dy synime përfundimtare: të kërkojë një komb-shtet më të madh serb dhe të vërë në dyshim legjitimitetin ose madhësinë e vendeve fqinje që përmbajnë pakica serbe.
Demonstratat e tanishme në Podgoricë u ndezën kur qeveria prezantoi një ligj për të hetuar pronarët origjinalë të pronave fetare. Drejtuesit ortodoksë serbë dhe politikanët anti-pavarësi përfituan nga kjo mundësi për të akuzuar qeverinë e Milo Gjukanoviç për planifikim të konfiskimit të pasurisë së kishës dhe transferimin e saj tek kisha e rindërtuar ortodokse e Malit të Zi – autoqefalia (autonomia) e së cilës u shua nga udhëheqësit serbë pas Luftës së Parë Botërore.
Edhe pse shumica e kësaj pasurie të patundshme u vodh nga ana e Beogradit prej shtetit të pavarur malazez më 1918, nuk ka shumë gjasa që qeveria aktuale të kërkojë kthimin e saj. Një politikë e tillë do të ishte e pakontrollueshme, kaotike dhe mund të provokonte konflikte të drejtpërdrejta mes qytetarëve. Megjithatë, çdo qeveri ka të drejtën të hetojë dhe regjistrojë fatin e pasurive të mëparshme shtetërore ose pasurive të tjera të paluajtshme të konfiskuara nga një fuqi e huaj ose nga regjimet fashiste dhe komuniste. Kështu ka ndodhur në rajone të ndryshme të Evropës Lindore.
Mosmarrëveshja mbi regjistrimin e pasurive u ka mundësuar nacionalistëve serbë dhe propagandës së shtetit rus të shtojnë sulmet e tyre ndaj qeverisë, shtetësisë dhe anëtarësisë në NATO të Malit të Zi. Të paaftë për të hequr (nga pushteti) presidentin Gjukanoviç në zgjedhjet e përgjithshme apo edhe përmes përpjekjes për grusht shteti në tetor 2016, këto forca armiqësore tani synojnë të nxisin protesta masive, duke e portretizuar qeverinë si të korruptuar dhe shtypëse dhe Gjukanoviç si armikun kryesor dhe të keqen më të madhe.
Mali i Zi është një shoqëri e përçarë dhe ashtu si shtetet e tjera postkomuniste sistemi i tij demokratik, veçanërisht në sfera të tilla si pavarësia e gjyqësorit, ka mangësi të mëdha. Megjithatë, nuk është më pak përfaqësues sesa fqinjët e tij dhe korrupsioni qeveritar është, në të vërtetë, poshtë atij të Serbisë dhe të Shqipërisë, sipas indeksit më të fundit të Transparencës Ndërkombëtare (TI). Pa një udhëheqje të provuar pro-perëndimore, e cila i ka bërë ballë pretendimeve nacionaliste serbe dhe presioneve të vazhdueshme të Rusisë, mundësitë për destabilizim rajonal do të rriten në mënyrë domethënëse.
Fushata e re antiqeveritare ka gjithashtu një përbërës etnik, që përkeqëson ndasitë midis malazezëve dhe serbëve. Kjo mund të ndikojë në popullsinë shqiptare në Mal të Zi, të cilët mund të akuzohen nga liderët radikalë serbë për kompromise të fshehta me partinë në pushtet. Çdo përpjekje për të rrëzuar qeverinë përmes një revolucioni në rrugë mund të çojë në gjakderdhje dhe fajësimin e mundshëm të popullsisë shqiptare dhe boshnjake, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Malit të Zi dhe anëtarësimin e tij në NATO.
Pretendimet e nacionalistëve serbë ndaj Malit të Zi i ngjajnë atyre të elitës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ata refuzojnë të pranojnë se këto shtete janë të pavarura njëherë e përgjithmonë dhe se Kishat Ortodokse kombëtare janë autoqefale. Kohët e fundit, Moska përjetoi një humbje të madhe kur Kisha Ortodokse e Ukrainës u njoh si autoqefale nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, duke pakësuar, kështu, autoritetin e Kishës Ortodokse Ruse. Prandaj tani, Kisha Serbe ka frikë nga një humbje e ngjashme nëse Kisha Ortodokse Malazeze forcon pozicionin e saj dhe njihet ndërkombëtarisht si autoqefale.
Kremlini nuk ka hequr dorë nga përpjekja për të destabilizuar Malin e Zi. Do të ishte një fitore e madhe për presidentin Vladimir Putin, nëse ai do të mund të shpërbënte një anëtar të NATO-s nga brenda, thjesht duke mbështetur revizionizmin serb. Dhe suksesi i mundshëm në Mal të Zi do t’i jepte zemër grupeve ultra-nacionaliste që të bëheshin më aktivë në përpjekjen për destabilizimin e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës.
Vërtetë, demonstruesit antiqeveritar në Podgoricë, gjithashtu, kanë futur edhe Kosovën në axhendën e tyre, duke pretenduar se Kosova mbetet territor serb. Megjithëse ky mund të jetë më shumë mendim i dëshiruar sesa veprim i bashkërenduar, militantë mund të rekrutohen nga shërbimet e inteligjencës ruse për të organizuar provokime dhe sulme të dhunshme në çdo vend fqinj.
Skenarë të tillë do ta tërheqin Shqipërinë në një konflikt të ri rajonal, jo vetëm për të mbrojtur bashkëkombësit e vet në Mal të Zi, por edhe për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës. Shumë do të varet nga reagimet e qeverisë serbe, e cila përballet me zgjedhje të reja të përgjithshme në prill. Në këtë pikë është e paqartë nëse administrata e Aleksandar Vuçiç do të luajë kartën nacionaliste apo do ia besojë të ardhmen e vet marrëdhënieve paqësore dhe normalizimit të dyanshëm me Malin e Zi dhe Kosovën, çfarë do të mbështeste aspiratat e saj drejt anëtarësimit në BE.

Dita55, Albania
CRISIS ON ALBANIA’S DOORSTEP
Janusz Bugajski, 7 February 2020
The escalating protests in Montenegro can directly impact onthe widerBalkan region, including Albania. As Serbian nationalist parties and the Serbian Orthodox Churchintensify their campaign against the Montenegrin government, the danger of provocations and violence looms over the country and could even draw neighbors into the conflict.
Regular massdemonstrations in Podgorica and other cities are intended to reopen the “Serbian question” in Montenegro, as well as in Kosova and Bosnia-Herzegovina. This has two ultimate objectives – claiming a larger Serbian nation-state and questioning the legitimacy or size of neighboring countriescontaining Serbian minorities.
The current demonstrations in Podgorica were sparked when the government introduceda law to track the original ownership of religious property. Serbian Orthodox leaders and anti-independence politicians jumped on the opportunity to accuse the Milo Djukanovic government of planning to confiscate church property and transfer it to the reconstituted Montenegrin Orthodox Church- whose autocephaly was extinguished by Serbian leaders after World War One.
Although much of this real estate was stolen by Belgrade from the independent Montenegrin state in 1918, it is highly unlikely that the current government would seek its return. Such a policy would be unmanageable, chaotic, and could provoke outright civic conflicts. Nonetheless, every government is entitled to investigate and register the fate of former state property or other real estate confiscated by a foreign power or by the fascist and communist regimes. This has been the case in various parts of eastern Europe.
The property registration dispute has enabled Serbian nationalists and Russian state propaganda to reinvigorate their attacks on Montenengro’s government, statehood, and NATO membership. Unable to dislodge President Djukanovic in general elections or even through an attemptedcoup d’état in October 2016, these hostile forces are now intent on stirring mass protests, painting the government as corrupt and repressive and Djukanovic as the arch villain.
Montenegro is a divided society and similarly to other post-communist states its democratic system, especially in areas such as judicial independence, has major shortcomings. Nonetheless, it is no less representative than its neighbors and government corruption is actually below that of Serbia and Albania, according to the most recent Transparency International index. Without a proven pro-Western leadership which has stood up to Serbian nationalist demands and Russia’s persistent pressures, the opportunities for regional destabilization would significantly expand.
The new anti-government campaign also has an ethnic component, by exacerbating divisions between Montenegrins and Serbs. This canimpact on the Albanian population in Montenegro who may stand accused by radical Serbian leaders of collusion with the ruling party. Any attempt to overthrow the government through street revolution canlead to bloodshed and the potential scapegoating of Albanian and Bosniak populations that have supported Montenegrin independence and NATO membership.
Serbian nationalist demands toward Montenegro resemble those of Russia’s elite toward Ukraine. They refuse to admit that these are permanently independent states and do not recognize the national Orthodox Churches as being autocephalous.Moscowrecently experienced a major defeat when the Ukrainian Orthodox Church was recognized as autocephalous by the Ecumenical Patriarch of Constantinople,thus reducing theauthority of the Russian Orthodox Church. The Serbian Church now fears a similar defeat if the Montenegrin Orthodox Church strengthens its position and is internationally recognized as autocephalous.
TheKremlin has not given up in trying to destabilize Montenegro. It would be a major prize for President Vladimir Putin if he could rupture a NATO member from within by supporting Serbian revisionism. And potential success in Montenegro would embolden ultra-nationalist groupsto become more active in seeking to destabilize Kosova and Bosnia-Herzegovina.
Indeed, the anti-government demonstrators in Podgorica have also rolled Kosova into their agenda, claiming that Kosova remains Serbian territory. Although this may be more wishful thinking than concerted action, militants can be recruited by Russian intelligence services to stage provocations and violent attacks in any neighboring country.
Such scenarios would pull Albania into a new regional conflict, not only to defend its kindred in Montenegro but also to protect Kosova’s statehood. Much will depend on the reactions of the Serbian government, which faces new general elections in April. It is unclear at this point whether the Aleksandar Vucic administration will play the nationalist card or stake its future on peaceful relations and bilateral normalization with both Montenegro and Kosova that would promote its aspirations toward EU membership.
Komentet