Të dhënat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se vendet e Europës Lindore dhe ato të Ballkanit vuajnë shkallën më të lartë të ndotjes së ajrit dhe vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit në të gjithë Evropën.
Sipas statistikave të reja të OBSH, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Shqipëria dhe Ukraina kanë normat më të larta të vdekshmërisë evropiane që i atribuohen ndotjes në shtëpi dhe ajër.
Shumë nga këto vende të njëjta, duke përfshirë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Poloninë dhe Hungarinë kanë nivelet më të larta mesatare vjetore të ndotjes së ajrit të qytetit.
Sipas të dhënave, Shqipëria është e treta në Europë për nga vdekshmëria nga ndotja e ajrit, pas Bosnjës dhe Bullgaisë. Shqipwria regjistroi me 166.1 vdekje për 100 mijë banoë.
Në të dyja spektret, Bosnja dhe Hercegovina është renditur si performuesi më i keq evropian, raporton “Monitor”.
Në vitin 2014 Bosnja kishte vetëm më shumë se 55 mikrogramë për metër kub të grimcave të ndotësve, më të vogla se gjerësia e një qime njerëzore, të aftë për të hyrë në mushkëri dhe për të shkaktuar probleme shëndetësore.
Kina, e cila është e njohur për problemet me smogun mbytës dhe nivelet kronike të larta të ndotjes së ajrit urban, kishte nivele mesatare në 59.5 mikrogramë për metër kub.
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Bosnje nënkuptonte se në vitin 2012 vendi pësoi rreth 231 vdekje për 100,000 njerëz. Ky numër përfaqëson shkallën më të lartë të vdekjeve në botë në mesin e vendeve të listuara në raportin e OBSH.
Vetëm Koreja e Veriut kishte një rezultat më të keq. Deri në 238 njerëz për 100,000 mendohet se kanë vdekur atje nga sëmundjet e lidhura me ndotjen e ajrit, tha OBSH.
Performuesit më të mirë të Evropës për mesataret e ndotjes së ajrit dhe vdekjet që lidhen me ndotjen e ajrit përfshijnë të gjithë Skandinavinë, Finlandën, Spanjën, Portugalinë dhe Irlandën.
Suedia në vitin 2012 regjistroi më pak se një vdekje për 100,000 vetë për shkak të ndotjes së ajrit dhe kishte mesataren më të ulët të Evropës prej 5,9 mikrogramë ndotës për metër kub.
Franca renditet e lartë në mesin e vendeve evropiane me normën mesatare më të ulët të ndotjes së ajrit, por, në rreth 13 mikrogramë ndotës për metër kub, vendi vjen pas Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Megjithatë, Franca u përfshi në 10 vendet më të mira evropiane me shkallën më të ulët të vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit.
Para pak ditësh në Shën Naum takova një fotoreporter francez. Ai kapte me një aparat profesional të gjitha këndet e Manastirit të Shën Naumit.
Një vajzë nga Tirana, studente n . . .
Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.
Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori sot pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh . . .
Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Me . . .
Presidentja e Nderit të ‘EPP Women’, Doris Pack, shprehu besimin se Shqipëria kishte të gjitha mundësitë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, pavarësisht sfidave që po kalon. Ajo th . . .
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Para kler . . .
Kryepeshkopi i ri i Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua sot në një ceremoni solemne të mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Kryepeshkopi Joan nde . . .
Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë dje, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës, më konkretisht rreth 13 tonë fileto pule.
P . . .
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë sot do të mbahet ceremonia historike e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi.
Qindra besimtarë pritet të marrin . . .
Ndërsa zv/presidenti amerikan JD Vance ndodhet në Groenlandë për një vizitë njëditore, Trumpi ndau një video të prodhuar nga grupi lobues Securing American Greatness, duke përshkruar in . . .
Vendimi i zv/kryeministres Belinda Balluku për të kthyer ish-Uzinat e Autotraktorëve në zonën e Shkozës në punishte për prodhimin e armëve luftarake dhe municioneve, ka alarmuar banorët . . .
Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Partisë Socialiste, Arben Malaj, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën politike në vend gjatë një intervistë për News24, duke u foku . . .
Komentet