Ekipi kombëtar i Shqipërisë do të luajë ndeshjen miqësore me ekipin kombëtar të Turqisë në Antalia, më 13 nëntor të këtij viti
TIRANË – Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar sot zyrtarisht kundërshtarin për miqësoren e nëntorit për Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll.
Ekipi kombëtar i Shqipërisë do të luajë ndeshjen miqësore me ekipin kombëtar të Turqisë në Antalia, më 13 nëntor të këtij viti.
“Duke ju përmbajtur edhe kërkesave të trajnerit Christian Panucci për të patur vetëm një ndeshje miqësore në këtë periudhë, u arrit edhe marrëveshja përkatëse. Tashmë mes dy federatave është gjetur akordi përfundimtar dhe zyrtarisht FSHF konfirmon zhvillimin e miqësores me skuadrën përfaqësuese të Turqisë. Trajneri Panucci do të grumbullojë ditë përpara skuadrën për përgatitjet rreth ndeshjes miqësore, e cila do të jetë e vetmja për muajin nëntor”, thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.
Shqipëria do të luajë përsëri pas disa vitesh një miqësore me Kombëtaren e Turqisë në Futboll. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eliminatoret për Kampionatin Botëror. Në ballafaqimet mes dy skuadrave, Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 9 herë së bashku, me bilancin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. aa
Komentet