Anglia është kombëtarja më e shtrenjtë në futboll në bazë të vlerës së tregut në Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2016)
Anglia është kombëtarja më e shtrenjtë në futboll në bazë të vlerës së tregut në Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2016) i cili mbahet në Francë nga data 10 qershor deri më 10 korrik.
Qendra për Hulumtime Sportive Ndërkombëtare (CIES), në përputhje me moshën, kohën për përfundim të kontratës, pozitën, performansën të cilën e ka treguar në dy vitet e fundit në klubin e tij, performansën e klubit, performansën në kombëtare si dhe sukseset e klubeve në të cilën ka luajtur, e përcaktoi vlerën e tregut të 24 kombëtareve të cilat do të marrin pjesë në EURO 2016.
Në vendin e parë të listës gjendet kombëtarja e Anglisë me vlerë prej 751.6 milionë euro, në skuadrën e së cilës gjenden talentët e rinj si Harry Kane, Dele Alli, Raheem Sterling. Ndërsa pas Anglisë vjen Franca me vlerë prej 696.9 milionë euro dhe Spanja me 638.9 milionë euro.
Nga ana tjetër Shqipëria gjendet në vendin e 22-të në mesin 24 kombëtarëve me një vlerë prej 57 milionë euro. Rivalët e Shqipërisë në grupin A, Franca gjendet në vendin e dytë me 696.9 milionë euro, Zvicra në vendin e 9-të me 204.8 milionë euro, ndërsa Rumania një shkallë më poshtë se Shqipëria në vendin e 23-të me një vlerë prej 51.3 milionë euro.
Turqia me një vlerë prej 153.6 milionë euro është në vendin e 12-të.
Lojtari më i shtrenjtë i kampionatit u bë futbollisti i Portugalisë Cristiano Ronaldo me një vlerë prej 137.8 milionë euro. Pas Ronaldos vijnë francezi Antoine Griezmann me 120.2 milionë euro dhe anglezi Harry Kane 112.5 milionë euro.
Lojtari më i vlefshëm i kombëtares së Shqipërisë u vlerësua futbollisti i Napolit 22 vjeçari Elseid Hysaj me 21.6 milionë euro. Ndërsa futbollisti shqiptar Granit Xhaka me vlerë prej 28.8 milionë euro u vlerësua si lojtari më i shtrenjtë i Zvicrës.
Vlera e parashikuar e tregut të kombëtarëve që do të marrin pjesë në EURO 2016 dhe futbollistët më të shtrenjtë në skuadrat e tyre janë siç vijon:
1. Anglia: 751.6 milionë euro (Harry Kane: 112.5 milionë euro)
2. Franca: 696.9 (Antoine Griezmann: 120.2)
3. Spanja: 638.9 (Alvaro Morata: 64.2)
4. Gjermania: 601.4 (Thomas Müller: 73.5)
5. Belgjika: 550.2 (Eden Hazard: 78.3)
6. Portugalia: 449.9 (Cristiano Ronaldo: 137.8)
7. Italia: 327.6 (Leonardo Bonucci: 38.6)
8. Kroacia: 291.9 (Ivan Rakitiç: 39.3)
9. Zvicra: 204.8 (Granit Xhaka: 28.8)
10. Uells: 192.6 (Gareth Bale: 80.8)
11. Polonia: 186.1 (Robert Lewandowski: 67.8)
12. Turqia: 153.6 (Hakan Çalhanoğlu: 27.2)
13. Austria: 135.7 (David Alaba: 48.8)
14. Ukraina: 118.9 (Andriy Yarmolenko: 25.8)
15. Rusia: 118.8 (Oleg Shatov: 14.8)
16. Suedia: 106.1 (Emil Forsberg: 14.8)
17. Irlanda: 99.8 (James McCarthy: 14.5)
18. Republika e Çekisë: 81.6 (Petr Cech: 10.3)
19. Islanda: 76.6 (Gylfi Sigurdsson: 16.4)
20. Irlanda e Veriut: 63.1 (Craig Cathcart: 9.1)
21. Sllovakia: 59.6 (Marek Hamsik: 19.4)
22. Shqipëria: 57 (Elseid Hysaj: 21.6)
23. Romania: 51.3 (Florin Andone: 7.5)
24. Hungaria: 30.1 (Nemanja Nikolics: 6.6)
Komentet