Deputeti demokrat, njëkohësisht drejtues politik në qarkun e Elbasanit, thotë se Shqipëria është kthyer në një vend kartel të trafikut ndërkombëtar të kokainës.
I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv, Alizoti ngriti alarmin, mbi përfshirjen e vendit tonë në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike më të shtrenjtë, kokainës, ku gjenerohen miliarda euro të ardhura nga fitimet.
Teksa iu referua vizitës që ka pasur në Gjermani së bashku me drejtuesin politik të Tiranës, Belind Këlliçi, Alizoti tha se opozita dhe PD ka kërkuar mbështetjen dhe sensibilizimin e ndërkombëtarëve për të parandaluar kartelet e drogës në Shqipëri, të cilat i konsidetron të dëmshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vetë BE.
Alizoti paralajmëroi gjithashtu edhe mbi vizitat që do të ndërmarrë kryedemokrati Sali Berisha në Gjermani dhe vende të tjera të BE, për të hedhur informuar ndërkombëtaret, mbi atë se çfarë po ndodh në Shqipëri.
Policia në Shqipëri ësjtë në kontrollin e krimit. Policia kriminale gjermane dhe belge, është e shqetësuar që Shqipëria po shkon në një vend kartel dhe është një vend kartel. Paralelizmi i Shqipërisë me Meksikën, dhe trafiku i kokainës. Të njëtat tregues ka marrë Shqipëria, është në kufi me BE dhe këtu shitet lënda më shtrenjtë e drogës, kokaina. Kjo i ka shqetësuar gjëermanët, ne si opozitë kërkojmë suport ndërkombëtar për të parandaluar këto kartele. Ne këtë kemi kërkuar nga ndërkombëtarët, që jo vetëm të shpëtojmë Shqipërinë por edhe evropën. Shqëipëria është bërë e rrezikshme. Rama ka investuar miliona e milarda për të lobuar ndaj ‘realitetit’ shqiptar dhe zvogëlimin e opozitës.
Opozita është në formën më të mirë në aspektin ndërkombëtar. Së shpejti Berisha mund të ketë vizia në Gjermani, me CDU-në për të treguar realitetin në Shqipëri. Beteja në terren, ndjej se ka ndryshuar qëndrimi. Gjermanët janë mbështetje e mirë, nëse motivohet fuqishëm opozita, së shpejti e shoh në pushtet.
Nëse në Shqipëri nis, ruhet dhe stabilizohet mirë rruga e trafikut ndërkombëtar të kokainës, që janë miliarda euro do jetë e pamundur të shkëputet, sepse rrezikon ekonomitë botërore. Shqipëria është afër, s’e ka kapur ende. S’ka ndodhur që kartelet të caktojnë drejtorin e policisë. Bandat sot janë kartele, me grupe të mëdha financiare, nëse shqiptarët nuk çohen sot, do jetë e pamundur nësë kjo rrugë e madhe kokaine do arrijë të jetë në Shqipëri, nesër do jetë e pamundur. Të mbrojmë Shqipërinë, sepse rreziku është më i madh se komunizmi. Gjithë qytetet janë në duart e karteleve, Durrrësi, së shpejti do jetë në Tiranë.
Nëse SPAK lufton kartelët e drogës në Shqipëri, ky është rreziku i shkombëtarizimit të Shqipërisë. E gjithë Shqipëria është emigruar, kjo është e rrezikshme. Duhet të frenojmë këtë kartel droge, Rama e ka degraduar vendin, njëri i përfshirë në botën e drogës. Te përgjimet është e gjithë Shqipëria, ka rënë gjithçka. Rama po I lufton përgjimet, pasi kërkon që ato të mos publikohen. sn