ELBASAN – Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka fituar ndeshjen miqësore me Uellsin, me golin e shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.
Ndeshja Shqipëri-Uells e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, ka përfunduar me rezultatin 1:0 në favor të kuqezinjve.
Goli i vetëm në ndeshjen miqësore u shënua nga Bekim Balaj me 11 metërsh, në minutën e 58-të.
Kujtojmë se Shqipëria humbi me rezultatin 0:4 në ndeshjen me ekipin e Skocisë më 17 nëntor, në kuadër të ndeshjes zyrtare për UEFA Ligën e Kombeve.
Humbja përballë Skocisë vendosi në qendër të kritikave trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Christian Panucci. aa
Komentet