Kombëtarja shqiptare ka arritur një rekord në historinë e saj në renditjen e FIFA-s.
Ajo është radhitur në vendin e 36-të dhe kështu atë e bën që të radhitet më lart se kurrë më parë në këtë renditje.
Për dallim nga ky vit, ky është suksesi i Giani de Biasit i cili ka thyer rekordin e vitit 2013 kur Kombëtarja ishte e radhitur në vendin e 37, transmeton Koha.net.
Kombëtarja e Argjentinës, edhe pse ka humbur në finale të Kupës së Amerikës, ka fituar më shumë pikë dhe tani është radhitur në vendin e parë të kësaj renditje, kështu duke lënë pas vetes Kombëtaren gjermane.
Gjermania është e dyta dhe ndiqet nga Belgjika, Kolumbia dhe Holanda.
Komentet