Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha të mërkurën se Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.
Komentet e tij pasuan deklaratat e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili më herët gjatë foli pwr “një vend shumë të vogël, por të djallëzuar evropian, ku amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”, duke ju referuar Shqipërisë ku janë strehuar dy mijë pjesëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq.
Presidenti Meta shkroi të mërkurën në rrjetet sociale se “raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombëtare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.
Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.
Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë, shkroi ai.
Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënoi sulmet iraniane me raketa kundër forcave amerikane.
Kosova, shkroi ai, është anëtar i koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe bën thirrje që Irani t’i jap fund dhunës. Kosova qëndron në mbështetje të Shteteve të Bashkuara dhe familjes atlantike në këtë kohë trazirash, shkroi ai. zëri i amerikës














Komentet