SA E DUA SHQIPËRINË
E dua Shqipërinë ma shumë se ti
Edhe pse jam larg saj
E dua Shqipërinë për shpatën e Gjergjit
Për traditën e shtrenjtë dhe fjalën e nderit
E dua për idilat e Naimit dhe valët e Shkumbimit
Për Lahutën e Malësisë të Gjergj Fishtës
Për vargjet e vërteta që m’i dhanë kuptim jetës
E dua Shqipërinë edhe kur qeshi edhe kur qajë
Për poetin Havzi Nela çdo ditë më rrjedhin lotë
Sikur jam fajtor pse s’kisha fuqi më u ba perëndi
Por unë s’kisha zot tjetër në jetë veç një Kastriot
Mbeta peng i dehjes për betejat e krisura vrastare
Faqebardhë nderi më i dalë Shqipërisë përpara
Më duhej më i kalue shtatë palë rrethe të ferrit
Deri sa ta gjej emrin tim të lirë Agim Desku
Për një çast u ngrita në çlirimtar të Shqipërisë
Në hero të dashurisë së betejave për jetë a vdekje
Sa e dua Shqipërinë për trëndafilat e Çamërisë
Për fenerin e Homerit që më mësoj historinë
Të vetmit pellazg që jemi anas të këtyre trojeve
Eh ,Shqipëri ma shumë të dua se secili njeri!
TY SHQIPËRI TË QOFSHA FALË
-Fishtiane
Emrin Shqipëri kush ta mbanë gjallë
Veç heronjve që i lindin shqipe zanat
Këto troje kush me shpirt t’i ka rujtë
Çlirimtarët që derdhen gjakun sikur ujin
S’është me rëndësi a më linde vajzë a djalë
Ti Shqipëri që ma fale emrin të qofsha falë
Mos më ik Shqipëri nga sytë e mi
Të përbejë në shpatën e Gjegjit
Në pesë shekujt e robërisë së ferrit
Dhe njëqind të dreqit e të birit
Mendo Vlorën e flamurit
Mos harro burrërinë e Isa burrit
Pse mbete Shqipëri kaq e cungueme
Dije bre nga sa shtriga je e rrethueme
Ty Shqipëri të qofsha falë
Për lumturinë që ma ke ngjallë
Jam biri yt për jetë e mot
Të jemi betue në Kastriot
Mos shiko as tradhëtarët e ri
As të huajin vëlla nuk e ke
Ec përpara drejt kushtrimit
Me uratën e bashkimit
Një e drejtë që zoti na ka falë
Me jetue së bashku si shqiptarë
Mos me jetue kurrë ma të ndarë.
FAJTOR JAM UNË
Jo, ti s’je fajtor përse u rëbelova unë
Ndoshta as mua s’më kanë mallkue perënditë
Ma thot fjala dëshmitarja e kësaj historie
Pse kurrë nuk e theva as që e urreva lirinë
I qëndrova kokë me kokë flakës së diellit
Në të njëtën faqe krijuam historinë e pashkruar
Nëse bëra mëkat pse i shpëtova ferrit
Peng i fjalës qëndrova pesë shekuj të djallit
Vetëm për të të krijue në Ajkunë të legjendave
S’jam fajtor kur shndërrohem në flakë të diellit
Dua më u djeg si Jan Pallahu trup e shpirt
S’vdes pa vdekë fjala që i shëmb mbretëritë
Pa e pikturue Annen tjetër të trëndafilit
Më u shndërrue në aromë të tij për njerëzimin.
HISTORIA DO TË SHKRUHET
-Fishtiane
Në fytyrën tënde një ditë kam me të lexue
Gjaku yt nga cilat rrënjë ka më të tregue
Historia të vërtetën me zemër ka me e shkrue
Për mua e për ty edhe për secillën perëndi
Një ditë dikush ka më u ngritë mbi hyjni
Ca bien poshtë për betejat e humbura në liri
Disa të marrë që as veten ma nuk e njohin
Mendojnë së askush më ata nuk i shohin
Fryjnë erëa të reja që nuk i harrojnë betejat
Lavdinë e çlirimtarëve e shkruajnë me të artën
S’zhdukën nga kjo botë pa fajtorët e mëkatit
Nëse jam unë apo biri i mbretit fatlum
Ashtu siç ishim të barabartë në beteja për liri
Edhe në paçë dua të kemi emrin pa mëkate
Hiatoria s’na fal nëse në shpirt kemi urrejtje
Na fal por na e le nëse ne kemi ndërgjegjie.
EPOKË E GJALLË
(Bacit Rifat Jasharit,poetëve Ymer Elshanit dhe Rifat Kukajt )
Në kujtesë më rrinë fjalët që zënin vend
Mendjes së ndritur kullës së Tahir Berishës
Kur e pyeti të parin e kryqëzimit nga bibla
Të pagëzuar në Formulën e Pagëzimit
Nëse Kosova do të bëhet Shqipëri
A e kishe pi një gotë raki
Dhe atdhetarish ishte kjo përgjigje
Jo vetëm një gotë por një kazan raki e kisha pi
Sa me shpirt dhe me vargje zemre jetonim
Për tu ngrit në liri heroizmi i lirisë së popullit tim
Nuk isha unë fajtor pse shekujtë kaluen në çmenduri
Me zjarret jashariane u bëmë dritë dielli
Heronjtë edhe pas nesh do të ringjallën
Në Promethe
Kishim dashur të ecim nëpër Shqipërinë e lirë
Pa ngjyrat e kuqe të hienave që çdo ditë tradhtojnë
Tani do e ngriti gotën me u çmallë me heroizëm
Më pushue pranë lulebogjureve të Drenicës heroike
Me vargjet e poetve jeni hymnizue deri në olimp
Një dashuri si loti e keni lenë kujtim çlirmtarëve
Jetoni në ëndrrat për Trëndafilin e Çamërisë.
BESUAM NË PULËBARDHAT E AGIMEVE
Kemi besue veç nê përkrenaren e Gjergjit
Në historinë e zotit tonë të rikthyer në Promethe
E kemi pas jetë besimin për të vetmën fjalë
Kur Shqipëria dikur ishte Butrint i gjallë
Ç’kulte na erdhen si këpurdhat pas shiut
Por jo nga tradita e jonë shqiptare
Vijnë si re të zeza që të ngulfatin fatin
Mbështjellur me ngjyra errësirash korbiane
Duan ta shndërrojnë në flakë tokën dardane
Për çdo gjë bardhësi e shohin si djallëzi
Tubohen nëpër hanët e hamamet për tu la
Nga mëkatet që ia bëjne vetes e jetës sonë
Gjakprishur janë dreq o punë s’janë si unë
As si ti nuk e di në ke ngjajnë këta korba të zi
Këngën e laraskave Shqipērisë ia këndojnë
Kam frikë kjo këngë shtrenjtë do të na kushtoj
Për një çast ktheva në Lezhë shekujt t’i rikujtoj
Jam fatlum lule pranë lapidarit të Gjergjit t’i vëjë
Me uratën që këto re të zeza në fund të vetëvriten
Të fluturojnë pulëbardhat secilin cep të shqipeve.
MARIGONA
-Lutem për shpirtin e Marigones së vrarë!
S’të vranë veç ty
Plumbi shkoi larg
Deri në Vlorë
Tek qëndisej flamuri
Marigo
A vritet bre pafajësia
Pse plumbi për Pavarësinë
Kush vret sot Marigon
E ka vrarë edhe Shqipërinë
E dimë se kush e vret Shqipërinë
Por e dimë edhe kush e mbron këtë zonjë.
TI MA FUNDOSE TITANIKUN
-Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua.
Naim Frashëri
Sërish m’i hape plagët
Edhe ashtu ende kullojnë gjak
S’ka birë nëne që ato i shëron
Të përbej në zot
Mos i çel prapë
Nuk fshihen historitë
Janë të shkruara me plagët shqiptare
Secili brez ka lindur nëpër beteja
Jeton sot për nësër
Me portën e zemrës së hapur
Vallë kur do të trokasin
Të zhdukurit e ndërgjegjies
Edhe si hije le të hynë
Dhe të çmallë t zemra e nënës
Hi zjarri pastaj u bëfsha
Eh ,çfarë do të thonte Naimi
Për Korçen e luleve
Me cilën gotë do të festonte festën e birrës
Nuk e besoj së do e ngritej gotën e poshtërimit
Së do të dehej përgjithmonë poeti
Rrugën e kombit kurrë s’do e gjen ma.
PUSHTETI I FJALËS
Dikur fjala ishte pushtet i së bukurës në jetë
Ligj i së vërtetës për të qenë krenar njeriu
Sot sërish më i kthye njëqind vitet mbrapa
Nuk e di a do të gjen ma pushtet të fjalës së artë
Secila lagje tani i ka pranë kalorësit e Apokalipsit
Me të cilët shquhen për patriotizmin e ëndrrave
Histori e zemrave të vrara thellësive të Titanikut
Njerëz që ia vyshkën gjethet trëndafilit tim
Dhe eci për t’u pagëzue me udhën e kombit
Nëse prapë do të shkrihem në qiriun e Naimit
Dua të jetoj një natë në zjarret jasharjane
Më ia zgjatë dorën e Shen Terezes shekullit të ri
Në pushtetin e jetës fjalën e mora si art të artë
E fala në çdo vend deri aty ku s’kishte fare njeri
U përlota për lotët e mërgimtarit të lëna kujtim
Nëse do të kthehet me rikthimin e dallëndysheve
Shumë të marrë ia kanë marr pushtetin fjalës
Për t’u ba përandor të pushtetshë tmë saj
Nuk çajnë kokën nëse liria iu duhet në jetë
Dua të luftoj për t’ia kthye fjalës pushtetin e saj.
SYTË E DIELLIT
Dikur këta sy ngrohnin edhe qiellin
Sa luftëtarë të shpirtit krijuan
Me jetën nganjëherë edhe u dehen
Të krisur u bënë për emrin e poetit
Të shkruar vargut t’pafund
Heshtja një ditë ia vërboj sytë e diellit
Edhe sytë e tu sonte në buzëqeshje heshtin
Kërkojnë të takohen me ndonjë nga ëndrrat e mia
Dhe unë iku diku në mesin e ngjyrave të ylberit
Të takoj vetëm sytë e tu të shndërruar në takime yjesh
Sonte sytë e diellit u takuan me sytë e tu
Krejt bota u bë ngrohtësi shpirti
Sonte edhe dyluftuam mes përmes detit të pafund
Unë u bëra një lumë i etjeve djaloshare
Ti më pranove heshtjen si armë që shëmb kalatë e djajëve
Ku botës ia kanë zënë frymën,ia kanë marrë lirinë
Nëse një ditë prapë t῾i takoj sytë e tu të heshtur
Dua t’ia marrë buzëqeshjen hënës
Me të dua ta zhdukë heshtjen që dhemb
Të shkruaj nëpër legjenda që kurrë ma nuk kthehen
Heshtjen do ta mbyti sonte me shiun e lotit tim
Që tërë këtë pranverë mbushi lumejtë e atdheut tim
Në detin që ruan dhembjet e Titanikut
Aty ku edhe u zbrazën si pë rqafim.
LETËR E PA LEXUAR
E di së janë shkrue shumë letra të pa lexuara
E mendova ta zgjoj heshtjen që më plasi
Më 1912 ishte Isa Buletini në Vlorë kur u shpallë Pavarësia
Në këtë letër dua t’i kujtoj dy kongreset famkeqe
Kongresin e Berlinit dhe Konferëncën e Londrës
Ku Shqipërisë iu mor gjysma e Shqipërisë
Burgu i vetëm i Evropës mbetëm ne shqiptarët
Të plaqkitur,të rrahur e të sharë e në fund edhe të vrarë
Në tokën tonë të shenjtë pa të drejta e pa liri
Nuk ishim pushtues si fqinjtë tonë
Çfarë faji na rë ndon pse neve na masakruan
Bijtë ma të mirë na i zhdukën para syve të nënave
Evropa i ka mëkatët e veta dhe duhet të na bashkoj
Ashtu siç ishim para kongreseve të ndarjeve
Të na kërkojnë falje tërë bota
Dua të dëgjojmë këngë të bashkimit jo të ndarjes
Rrugën për Evropë e kemi trasue me gjakun e çlirimtarëve
Tjetër udhë nuk na vyen përpos Rrugës së Kombit
Fqinjtë kanë shumë mëkate të hidhura ndaj nesh
Për hirë të pakicës së vet
Ata duhet më na kërkue falje për gjenocidin ndaj neve
Pastaj vjen dëmshpërblimi
Evropa nëse do më qenë e lirë dhe e bashkuar
Me neve e pa vrasës
Ose me vrasës e pa neve.
S’DUHET FYTYRË ENGJËLLI MË U BA I HUAJ
Nëpër sëcilin shekull lindin heronj të rinj
Por lindin edhe me fytyra të Moisiut të vjetër
Sikur vrapojnë kush t’i këndoj më mirë hutinit
Për t’u bërë argat i djallit dashurisë së harruar
Apokalipsat në prita rrinë për ta vrarë shekullin e brishtë
Nuk e kanë jetën e gjatë e thonë metereologët
Ndoshta betejat shdërrohen në një stuhi shiu
Pas mijëra vjet betejash më erdhi pak gëzim lirie
Në gjysëm të saj ende ne rrimë diku peng ferri.
PRANVERË E ËNDRRËS SIME
Në ëndrrën time kisha veç pranverë
Për ty Shqipëri Ku lulet çelnin ma herë t
Së në cilindo planet
Në një histori të përbashkët takoheshim në Butrint
Shumë kam dashur Shqipëri edhe ëndërr me të takue
Pesë shekuj dhembje e plagë i kishim për çdo vjet
Secili e harruam njeri-tjetrin deri edhe emrin e vet
Në ëndrrën time kisha veç pranverë Për ty Shqipëri
Dashurinë time e rujta për shqipe e zana
Mbretërinë e legjendave e kishim plotë heronj e kapedana
Këto ditë Shqipë ri me dhemb zemra për Ty
Njëri jemi fajtor o unë o ti
Të këndohet në Korçë për lulet e Shqpërisë
Veç me çifteli këngët e lirisë
Edhe në ëndërr Shqipëri të dua me zemër
Se na bashkon gjuha dhe i njëjti emër.
PELLAZGËT JETUAN KËTU
(Mbrëmë në lokalitetin e lashtësisë në Dresnik)
Nga flaka e diellit krijuan dritën e syve
Bota u zgjua nga vërbimi
Në të njëjtën tokë me Homerin
U lindem për të mos urrye njeriun
Të pagëzuar në hyjët e legjendave
Nëpër beteja jetuam
Herë si çlirimtar u betuam
Edhe pse ferr na u bë bota
Në tokën e ëndrrave botës ia krijuam lirinë
Në Amfiteatrin e Butrintit
Një copë lashtësie mbrëmë takova
Në Dresnikun e mbretëreshës Ularicë
Dhe bota pati frikë nga drita pellazge e diellit
Nga urrejtja sërish u vërbue
Por Promethetë s’vdesin
Pa u shue liria për jetën e Adamit
Jemi me fat për dashurinë e Evë s
Edhe pse përjetuam Ferrin e Dantes
Pesë shekuj jetuam si bijë të Gjergjit.
LUFTËTARËT A MOS I HARRUAM
-Nga proza poetike për lirinë
Ne të gjallët a mos i harruam luftëtarët
Kur për jetë e vdekje u shndërruan në beteja
Dikur në çlirimtarë hyjësh i ngritëm tek ne
Për ta jetue bashkë të lirë lirinë që kurrë s’vdes
M`u harroftë emri nëse i harroj çlirimtarët
Me të cilët ju betuam brezave pas neve
Edhe ata të gëzohen së dikur kishin heronj
Jo si gjyshërit që luftuan e kurrë liri s’gëzuan
Gjyshërit i ruajmë legjendave si luftëtarët e parë
Këngët e bukura për ta këngëtarët ju këndojnë
Piktorët tërë ditën bukurinë e tyre e pikturojnë
Poetët kur krijojnë një varg për ta janë të lumtur
Në mendje e ruaj thënien e Xhorxh Vashingtonit
Ne çfarë bëmë e çfarë po bëjmë për luftëtarët
Për këmbë e duar të mbetura gurëve të Kosharës
Sot lexoj lotin e lirisë në faculetën e çlirimtares
Një çast dua të shpërthej jo të urrej siç urrejnë
Dua ta marr krenarinë e lypësit të lagjes sime
Bashkë me vargjet e Migjenit jepni për çlirimtarë t
Nëse duam ta gëzojmë lirinë siç e gëzon bota.
SA MIRË ME QENË FEMËR
Sa mirë me qenë femër
Për të krijue një botë të bukur me emër
Dikujt më ia fal një lule për pranverë
Dikë më e ba mik të zemrës në verë
Sa mirë me qenë femër si Penelopa
Por edhe si Maria,Nora e si Shota
Me fat jam që e njoha një femër si Doruntinē
Ajo më krijoi një ëndërr të lirë për Shqipërinë
Kur s’kisha gjumë më qëndronte pranë si lumë
Vargut m’i fali frymëzim për ta krijue emrin tim
Sot e tërë jetën ruaj kujtime për këtë heroinë
U ngrit nga ferri me nderin për atdhedashurinë
Sa shumë e kam dashur kur ia kujtoj historinë
Në beteja ra heroikisht për ta ngritë Shqipërinë
Nësër a do t’i ngjajnë sërish çlirimtares sime
Për këtë tokë nëse edhe në ëndërr i vdes hareja
Një mijë vjet jeton si heroine në pë r secilat beteja.
DITA E FALJEVE
Dje u gëzova pak ca më shumë se sot
Për ca pika shiu që më freskuan nga vapa
E ndava gëzimin me pranverën e hershme
Në qytetin tim sot festohet Dita e Faljeve
Në sytë e diellit pava shpirtin e hyjnive
Para vetes paskam një ditë të veçantë
Ditën e faljeve që asnjeri tjetër nuk e ka
Në ditarin tim e shë nova për të mos e harrue
Engjëjt paskan fuqi për ta ndryshue botën
Kohën me stuhi ma shndërruen në diell
Fjalën ma ngritën mbi vetë të bukurën e artë
Më kërkuan të burrërohem së rish nëpër beteja
Tani çdo herë do ta festoj ditën e faljeve
Me vargjet e poetëve që do t’i krijojnë këtë ditë
Trëndafila dua të këpus në Kopshtin e Edenit
Aromën t’ia falim të bukurës në Çamërisë
Me pikat e lotit e buzëqeshjet e fëmijërisë
Urrejtjen ta ndërrojmë me ditën e faljeve.
PAK DHE ATDHEU
-Mergimtarëve
Nga Shiroka e Mjedes fluturuan dallëndyshet
Këtë herë u pershëndetëm mbi Baba Tomor
Nëpër tërë Shqipërinë kaluan të bashkuara
Me vete morën vetëm pak Dhe atdheu
Këtë radhë mbi krahët e dallëndysheve
Së bashku nëpër retë e mallit fluturuam
Lumenjtë këtë herë më shumë lot u mbushën
Thell në shpirt u shndërruen në vargje malli
Tani rri me kujtimet që më flasin vetë
Çdo ditë ç’më dalin përpara buzëqeshjet
Ata sy shqiponje që në zemër e kanë folenë
Fjalët e bukura që i flisnim për mëmëdhenë
Tani e pyes veten me cilat kujtime të jetoj mirë
Fluturimin e zogjëve e ëndrroj si jetë të lirë
Ngriti gotën me uratën për rikthimin sërish
Të dallëndysheve që na falin çdo herë lumturi
Fjalët e bukura na i bëjnë jetë të vërtetë
Shkojnë e vijnë nëpër rrugën e kombit
E dinë që emrat e tyre më rrinë mu në zemër
Eh Kiara, Eron ,Aria,Alejna ma të bukurit emra.
AROMË TRËNDAFILI
Në ditëlindjen time i kujtoja lulet
Të bëhesha aromë pranvere e trëndafilit
Betejat e gjyshërve për Shqipërinë e lirë
I kujtova për të festue sot i lirë Agimi
Sa shumë kam për të kujtuar
Vitet e shenjta dhe të hidhura
Nga lindja e Adamit dhe Evës
Deri në dashurinë e shenjtë
Të Romeot e Zhulietës
Dashurinë time s’dua ta kujtoj
Ajo jeton në secilën zemër të heronjve
Në sytë e mi bëhet drita e diellit
Ëndrra për lirinë e shenjtë të çlirimtares
Më bëhet vargu ma i bukur i jetës
Së bashku shohim ma mirë në qiriun e Naimit
E zëntë mallkimi kush e krijoj Ferrin e Dantes
Aty qëndrova pesë shekuj peng i atdheut
Pa e ditur se ngroh diku flaka e diellit
Për aromë trëndafili as që bëhej fjalë
Sot ma shumë se dje na duhet fjala e bukur
Trëndafilin e dua nëpër secilin cep të shqipeve
Edhe atje ku fjala s’ka aromë lirie.
FLOKU I SHENJTË
Gjithçka nisi me flokun tënd Eva
S’kishim frikë nga koha e krisur e Adamit
Edhe pse perandorët u bënë dashnorët tu t’marrë
Sa keq edhe pushtues mbretërish
Në një natë i kalova njëmijë nëtë t’përrallave
Ç’bëhëj nëse isha i vetmi krijues i muzeut t’zemrës
Apo një rrëfimtar i gjallë donkishotian
Eca me dhimbjen e njeriut besnik t’fjalës
Më çmendi fytyra e shpëtimtarës së Otrantos
Për një çast shiu qetësoj stuhitë e plagëve t’shpirtit
Desha të bëhem perandor i dashurive venedikiane
T’i mundi bajlozët e jetës së ëndrrave
Për ty e bukura e detit
Treqind kalorës mirëditas ende presin
Të rinisen sërish legjendave të nusërisë
Nësë e duam përjetë bekimin e Gjergjit
Nuse të duam Erna për mbretëreshë hyjnish .
ANA E SHENJTË E FJALËS
Edhe një ilir më shumë iu shtua pellazgve
Kur erdha si liri e jetēs së lirë
Për një çast më rrëmbyen theĺlësitë e Titanikut
Vetëm fjala e dhënë më mbeti histori e gjallë
E strukur nën shekujt që ma donin vdekjen
Fytyrat e ferrit më mbulonin me botën e marrë
Nuk i besoja detit pse bajlozët u bënë piratë
Të lirë i kalonin legjendat e anëve të shqipeve
Për sy të Ajkunës e me dyluftue me mua vinin
Në valët kryeneqe përjetova të zitë e ullirit
Gurët e ndarjes i jetova si çmenduri e jetës
Derisa erdhi koha e rikthimit të Prometheut
Kam shumë për t’i numërue ditët e vdekjes
I munda më dashurinë për anën e fjalës së bukur
Mbi detin e ngrirë më ngriti fuqia e Gjergjit
Zanat u flijuan për t’u rikthyer sërish fjala e bukur
Deti duhet zgjedh mes piratëve a bajlozëve
Për mëkatet që ia bënë të bukurës së tokës
Shekujt s’mund të bëhen ma perandorët tonë
Çdo ditë trokasin për ta çel Kutinë e Pandorës
Do t’i thurë hymne pranverës jashariane
Me të cilën na u çelën sytë me vite të vërbuar
Fjala dhe toka ime tani u bënë me zot
Kurrë s’do t’i mbetëm peng thellësive titanikiane
Betejat s’kanë fund pa u vetëvrit liria pirate
S’dua shekulli im t’ju ngjaj pesë shekujve në ikje
E bukura e fjalës së dhënë një ditë do të gjendet
Ndoshta veç mbi yje e stolisur me ngjyra ylberi.
CILA FJALË M’I MUND DHEMBJET
-Udhëtim i kthyer në tragjedi pikëllimi
Njëqind lëkura i kanë rënë fjalês
Të shkretës që di të dhemb
e s’di shërim
Duke u zënë për atdheun
Cili ma shpejt ta përqajfoj
Toka sërish i mori zogjtë e vet
Për t’i shndërruar në lule
Në trëndafila të Çamërisë
Në heronj që s’vdesin kurrë
Në çlirintarë që s’dinë me qajtë
Në heronj betejash fitimtare
Në pulëbardha agimesh të poetit
Në faculeta të çendisura të dashurive
Eh ,dhe në ëndrrat
së një ditë ta përqafojnë lirinë.
ERUDIT
Eureka e kishte thënë Arkimedi
Kur kishte gjetë zgjidhje me gjithë mend
Në të njëjtën kohë me Formulën e Pagëzimit
Pal Engjelli kishte shpëtue mijëra jetë njeriu
Dhe erdhi pagëzimi i fjalës edhe me emrin Agim
Albin e Albion
Koha e Apokalipsave u vetëvrit në copa cooa
Në sytë e Eruditi Krishtit i lutemi për ringjallje
Sot fjala i ngjan fjalës kur perandorë e demonë e thyen qafën
Liqeni i Ujmanit u mbush me pulëbardha
Në Çakorr zogjtë sërish do të këndojnë këngën e tyre të heronjve
Mbi lapidarët e çlirimtarëve të Abejes,
Avdyl Shales,Sandokanit,Ardianit,Mujës e Shkelzenit
Luleve ju bëra shi.për pranverat e bukura
Trëndafilat e shtrënjtë aty do t’i gjejmë
Jetës nuk i dihet kurrë nëse êshtë e bukur
me e jetue
E di se sot ajo flet me mue
Me dashurinë e vashave krue me krue
Erudit erdhe bashkë me legjendat
Për t’u shndërrue edhe vetë në legjendë
Një ditë do ta rikujtojmë Tanushën
Me bukurinë e saj veç shqipet tona maten
Të gjithë kreshnikët sërish u bënë flakë dielli
Nën dritën e tij toka s’ka më u shitë as më u fal ma.
AJO S’KISHTE FAJ
Vasfija e vitit 1999
Ajo s’kishte fuqi më i ndalue demonët
Përse vdekja ia puthi buzët
Nuk e kishim “trimërinë “e perandorëve
Mbetëm peng ëndërrash të lirisë
T’i vras perandorët e kisha dëshiru
Por ata më vranë e me shanë mua
Tani sikur kot bie çdo ditë shi
Askush s’mund t’i lajë apokalipsat
Ndalova me të shpejt verbërimin e tokës
Buzët u çanë në mijëra copa atomesh
Një ditë do ta puthin kohën e lirisë
Do të ringjallën bashkë me Prometheun
Buzët nuk kanë faj kur u puthën me vdekjen
Sy me sy u ngritēn në beteja të çlirimtarëve
Njërën dashuri sot e fala në Çamëri
S’kam fuqi t’i harroj plagët e buzëve të etura.
EC E BESO
Ec e beso në ëndrra që s’kanë asnjë të vërtetë
As në fjalët kur të thurin hymne për së gjalli
Ec e beso në çmendurinë e botës ose të perëndive
Kur krejt të njëjtë janë
Ec e beso në lojën e dyftyrësisë
Që po e luajnë në këtë shekull
Ec e beso nëse perandorët vdesin sot
Beso nëse bie shi për lulet
Kur zogjtë kthejnë në këngë
Beso në dashuritë e çlirimtares
Kur të shndërrojnë në hero betejash
Ec e ngrohu pakëz në Natën e Zjarreve prekaziane
Atdheut duhet thënë të vërtetën
Demonët sërish kanë krijue ëndrra
Me sytë e djajëve
Duan të ma pushtojnë shpirtin.
E KALUARA PIKON GJAK
Borrell nga Brukseli zhvlerëson të kaluarën e dhimbshme të Kosovës:
Më e rëndësishme është e ardhmja.
Jo Borel e kaluara e jonë ende pikon gjak
Nuk harrohet për asnjë çmim të jetës
Se aty ruhet e vërteta e hidhur e gjenocidit
Eja shikoi sytë e nënave që flasin vetë
Kanë mbetur me duarë në gji duke pritur
Edhe pas njëzet viteve një fjalë për bijtë
Diku të zhdukur e të tretur pa shënja jete
Pyete Kongresin e Berlinit çfarë u vendos aty
Në Konferencën e Londrës u pa sherri i Evropës
E kemi vështirë ta harrojmë të kaluarën e hidhur
Nuk e thonë perënditë as historia nuk i njeh
Njëqind kufijtë e ndarjes kur ia bëtë popullit tim
Në tokën tonë sjellët kolonë andej nga Karpatet
Molla e Adamit tani të doli sherr i vetëvetes
Nuk qajmë si qyqet për fatin tonë të hidhur
I këndojmë hymne brezave të çlirimtarëve
Sërish e ban veten më të harrue përgjithmonë
Evropë e kaluara jonë ende pikon gjak.
KOHA E KALIT
Të jetosh kohën e kalit
Do të thotë se je i sinqertë
Dhe unë linda në kohë të pakohë
Kur në vend të bukës dhe ujit
Na u shtrue sofra plotë plumba vrasës
Kohën e kalit e morën me vete
Mjeranët e shekullit të marrë
Kam shumë për të thënë
Edhe çfarë s’më vie në mendje
Janë mëkate të shumta të kohës
Hingëllimat e kalit dhe ulurima ujqish
Ma morën edhe kohën time
Më lanë në kryqëzimin e saj
Të vetmuar me besën e dhënë
Njëqind fytyra ia ndërruan kohës
Në tempull lutjesh e kanë forcue
Nuk dihet nëse ka uratë tjetër ferri
Bota çdo çast mbetët peng perandorësh
Më kërkuan të bëhem hero i kohës së kalit
Ndoshta i kam takue protestave për liri
Plagët i kam të pashëruara nëpër beteja
Tokën kur ma shitën më vdiq koha ime
Veç koha e kalit na i ruan dashuritë e djallit
E kotë është lutja ime për atdheun e lirë
Ju duhet kohë t’i mundim dhembjet e shpirtit
S’di as për vete kur do të kem fytyrë të bukur.
E PAKOHA
Tokën kur ma shitën më vdiq koha ime
Të jetosh kohën e kalit
Do të thotë se je i sinqertë !?
Dhe unë linda në kohë të pakohë
Kur në vend të bukës dhe ujit
Na u shtrue sofra plotë plumba vrasës
Kohën e kalit e morën me vete
Mjeranët e shekullit të marrë
Kam shumë për të thënë
Edhe çfarë s’më vie në mendje
Janë mëkate të shumta të kohës
Hingëllimat e kalit dhe ulurima ujqish
Ma morën edhe kohën time
Më lanë në kryqëzimin e saj
Të vetmuar me besën e dhënë
Njëqind fytyra ia ndërruan kohës
Në tempull lutjesh e kanë forcue
Nuk dihet nëse ka uratë tjetër ferri
Bota çdo çast mbetët peng perandorësh
Më kërkuan të bëhem hero i kohës së kalit
Ndoshta i kam takue protestave për liri
Plagët i kam të pashëruara nëpër beteja
Tokën kur ma shitën më vdiq koha ime
Veç koha e kalit na i ruan dashuritë e djallit
E kotë është lutja ime për atdheun e lirë
Na duhet kohë t’i mundim dhembjet e shpirtit
S’di as për vete kur do të kem fytyrë të bukur.
SHI
Të ëndërrojnë lehtas lulet
Më ju ra shi mu në gjethet
e trëndafilave
Le të ikën vapa ketë verë të thatë
Siç iknin dje perandorët e mëkateve
Sot vendosa të bëhem edhe unë
shi loti
Të jetoj me kujtimet
që ma thejnë heshtjen
Çdo ditë më rebelojnë për fjalën
Mijëra herë të dhënë pë r t`i jetue shekujt
Edhe nën thellësitë e Titanikut
Nesër a do bie më shumë shi
A do ketë sërish vapë a lot
Fjalën a ta ngritim lart në mbretëri
Vargun për ta krijue dritës së minatorit.
DORUNTIANE
Sërish m’i riktheve legjendat
Në sytë e mi të pafajësisë
Kur u takuan me fytyrën e njëjtë
me të zanave
Në fytyrën tënde ishin të pikturuar yjet
Kurrë nuk të paska harrue dielli
Pēr ta kthye dritēn në fjalën e shenjtë
Sa të paska hieshi fjala e bukur
M’i ngjan flakës së diellit që di të ngroh
Edhe kur bën vapë apo acar
Ai zjarri që ke në shpirt të çiltër
Të bën mbretëreshë të së bukurës
Të rikthen në Trëndafil të Çamërisë
Doruntiane veç tek ti rri kjo fjalë
E besova së êshtë e vërtetë e jo përrallë
Mbështillet me besën dymijë vjet të vjetër
Sa me fat jam kur të krijoj në poezi
Të dytë bashkë flasim me hyjnitë
Ti në emër të së bukurës Doruntinë
E unë në njē Konstadin të vogël.
AI MAL
Të mos e harrojmë ndarjen në sytë e Evropës
Ai mal që na ndau kurrë mos pastë emër
Edhe nëse ka emër u beftë gur i thatë
Në të mos u ulëshin asnjë zog shtegëtar
Veç korbat e natës le të tubohen si”fitimtar”
Ai mal pesë shekuj kishte veç shpirt të thatë
Kurrë mbi të nuk bienin as rrezet e diellit
Zjarrët nuk e digjnin atë po zemrat tona
Veç ujq e hiena rrinin në atë mal të ngratë
Ai mal nuk e lënte nënën një krane më e marrë
E dinte se do ju shtronte sofrën heronjve të sajë
Dhe viteve kah ecte nëna ai mal e bënte me vajë
Vështirë më u harrue ai mal që na ndau për të gjallë.
UDHA DERI TEK TI TRËNDAFIL
Me mijëra mila larg më duhet udhëtimi për të ti trëndafil
Deri tek porta e Kopshtit të Edenit erdha me lutjen
T`i zgjedh të njëjtit fytyra që të ngjajnë ty lule
Atëherë e di së kush i takonë pranisë tënde të vërtetë
Edhe stinët s`kanë pranverë kur s`ke ma aromë
Kur të mungon fryma e buzëqeshjes sime të zjarrtë
Edhe ëndrrat thyhen në një mijë grimca atomesh
Askush nuk i takon zemrës së sa emri yt i bukur trëndafil
Udhët janë të gjata plotë beteja të pafundme plagësh
Të gjitha i kalova veç në ferr më ndaluen Apokalipsat e tij
Më duhej të bëhesha edhe unë ferr djajësh për të ardhë tek ti
Nuk lash gur as drue për pa e rrotullue deri sa të mora aromë
Është e gjatë historia e pasaportës së Trëndafilit të Çamërisë
Lumenjt s`kanë ma ujë së janë zhdukur nga faqja e dheut
Shekujt kanë mbetur peng i paburrnisë sime që kurrë s`u bëra hero
Më ia shkrue një varg të bukur çlirimtares së rënë betejave për liri.
GJUHA E NOAS
T’i kam lexue ëndrrat
Për ta ngritë Kullën e Babilonit
Për një çast edhe dëshirat e lirisë
Por mbrëmjet kryeneqe
T’i ndan në njëqind pjesë të atomit
fjalët e hyjit për t’i dhënë dritë Adamit
E di rebelimin e Apokalipsit
kur jetonte në këto anë
As pas pesë shekujve të ferrit
nuk kanë përfundu betejat
Për liri jo se jo
Për vdekjen s’e besoj së ka fund
As yjet nuk e besoj së zbresin
Nuk e duan tokën e ndyrë a të shitur
Tani veç engjëjt janë bërë mbretëri e qiellit
E jetojnë lirinë e Kopshtit të Edinit
A e dini se hyji ma i shenjtë i takon Ernes
Gjuha e Noas tani shkruhet e flitet me artin e saj.
Komentet