VOAL

VOAL

Shqipëri, shkon në 23 numri i rasteve me koronavirus

March 12, 2020

Komentet

Një muaj nga vrasja e Martin Canajt, prindërit e fëmijët marshim nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit

Ka kaluar një muaj që nga vrasja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit me thikë për vdekje nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Sot, prindër dhe fëmijë kanë nisur marshimin nga shkolla Fan Noli në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Në 30 ditë, janë zhvilluar disa protesta për vrasjen e adoleshentit. Në tubime kanë marrë pjesë prindër, fëmijë, politikanë, personazhë të njohur e aktivistë të shoqërisë civile.

 

Në protesta, qytetarët kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Protesta para MAS/ Nëna e Martin Canit shpërthen në lot: E kam çdo moment në sy! Kishte ëndrra të mëdha, por ma morën shpresën! Sot jam nëna e të gjithë fëmijëve shqiptarë

Mamaja e Martin Canit, 14-vjeçari që humbi jetën një muaj më parë në ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli”ka prekur zemrat e gjithëve me fjalët e thëna në protestën që po mbahet para Ministrisë së Arsimit.

Ajo ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë atyre që nuk mbrojtën dot vogëlushin e saj.

“Kam rritur e edukuar një fëmijë, kam punuar vetë në arsim, e kam rritur me vuajtje, por ma morën, ja morën ëndrrat, me morën jetën e shpresat. Kërkoj të japin dorëheqjen ata që nuk e mbrojtën Martinin, që nga dera e shkollës e deri tek ministrja dhe Rama.
Martini ishte një fëmijë i buzëqeshur, e kam cdo moment në sy! Kishte ëndrra të mëdha”, tha ajo.

“Bir kujdes, ka njerëz që nuk dua t’ua kesh besën”, shpërthen nëna e Martinit: Le të më vrasin, nuk kam frikë! Dua drejtësi

E prekur dhe në gjendje shumë të keqe emocionale është shfaqur në protestën e mbajtur para Ministrisë së Arsimit, Florina Cani, e cila rreth një muaj më parë humbi të birin, Martin Cani, në ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet.

Ajo ka kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit, ndërsa nuk ka harruar Luis Meçen, shokun e Martinit që u plagos dhe tashmë po merr ndihmë mjekësore jashtë vendit.

Florina këmbënguli në dorëheqjen e kujtdo që ka përgjegjësi mbi ngjarjen, ndërsa shtoi se nuk ka frikë nga askush dhe asgjë.

“Bëja pa fund biseda për të, i thoja Martin kujdes biri im sepse ka shumë njerëz që nuk duhet tua kesh besën. Ende nuk e di përse ndodhi kjo, fëmija im nuk ishte agresiv, e kam rritur me shumë dashuri.
Zgjodha të punoja 4 orë që ta rrisja e të isha pranë.
Pse nuk dalin e të thonë një fjalë, ka 30 ditë që qaj e rënkoj. Nuk di çfarë të bëj. Kërkoj dorëheqje të na qetësohet pak shpirti. Po na vrasin çdo ditë e më shumë.

Nuk kam më frikë për askënd e asgjë, le të më vrasin këtu, unë kërkoj drejtësi!”, tha ajo.

“Sot e kam fëmijën në dhe, nuk më vjen më”, nëna e Martin Canit për News24: Prindërit e Marios nuk më kanë kontaktuar! Kur mora vesh kush ishte autori…

Ka tronditur me fjalët e dhimbjes që nëna e Martin Canit ka thënë sot në marshimin e organizuar për vrasjen e të birit.

Florina Cani ka kërkuar drejtësi për të birin, ndërsa përr News24 ka zbuluar se ende nuk është kontaktuar nga prindërit e autorit të vrasjes, 14-vjeçarit Mario Përlleshajt.

“Duhet të më kontaktonin dhe të më shpreheshin se kishin të njëjtën dhimbje me mua, pasi Martini im sot është në dhe”, kanë qenë fjalët e saj, ndërsa ka shtuar se kur mori vesh që autori ishte i mitur nuk foli asnjë fjalë, por se priste një reagim.

 

“Martini nuk u vra pasdite apo në orarin kur kishte mbaruar puna. Ndryshe do të ishte përgjegjësia ime. Martini ishte një fëmijë shumë i sjellshëm, Dua drejtësi dhe vetëm drejtësi! Më parë isha mësuese në fshat dhe i ndiqnim fëmijët me sy deri në momentin që iknin nëpër rrugica. Ne nuk na njoftuan kurrë. Nuk më dha askush një sinjal, nëse do ta dija… unë e njoh më shumë fëmijën tim. Kam qenë në gjendje shumë të rëndë. Nuk e dija kush ishte autori, kur mora vesh që ishin bashkëmoshatarë nuk fola asnjë fjalë sepse janë fëmijë. Por prindërit e tij duhet të reagonin duhet të thonin kemi të njejtën dhimbje si ju! Unë e kam në dhe sot fëmijën, nuk më vjen më”, tha nëna e Martin Canit.

(BalkanWeb)

Berisha: Regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve. Avantazh i madh për ne është fitorja e Donald Trumpit në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sërish thirrje për mosbindje civile. Sipas tij, kjo është rruga e vetme me anë të të cilës do të largohet regjimi.

Për liderin e opozitës Sali Berisha, një avantazh i madh është fitorja e Donald Trump në SHBA. ‘Avantazh është pa diskutim goditja fatale që mori në SHBA nga fitorja e Donald Trump, Xhorxh Soros dhe perandoria e tij e të keqes. Miliarderi që përdorte çdo qindarkë për agjendë politike çnjerëzore’, theksoi kryedemokrati, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Unë po ndalem vetëm në këto, por kur cenohet- se ka një hierarki në të drejta, më themelorja është e drejta e jetës, po kur tjetri vdes jo nga sëmundja, por se ti nuk i jep ilaçin për të mjekuar sëmundjen, ose kur ti vepron siç veprove me të ndjerën Ina Kasimati, që ia dhe ilaçin tjetër që nuk duhej të ishte, ti mohon edhe të drejtën e jetës.

Këtu u mohohet e drejta e jetës.

Të gjitha çështjet që ju keni shtruar, janë çështje jetike.

Asgjë nuk ka më të rëndësishme për një komb, më të çmuar për shpirtin e tij se sa arti dhe kultura.

Rrallë ndonjëherë në histori mund të kenë qenë në situatën e sotme.

Ato institucione që ekzistojnë në Tiranë, shumica nuk funksionojnë, në rrethe janë formale. Artistët e vërtetë luftohen. Simboli më i shëmtuar i kësaj ishte minimi i teatrit. Por po kaq i shëmtuar është fjalimi i Edi Ramës në qeveri në mbrojtje të Neronit që hodhi në erë teatrin. Ai bëri shumë mirë që e hoqi atë, thotë, me një urrejtje të paimagjinueshme.

Është shumë e vërtetë që të përndjekurit politikë, është një proces që duhet ridimensionuar në ndërgjegjen kombëtare.

E kam thënë dhe e them prapë, nuk lejoi e majta evropiane të dënohej komunizmi. Dhe kur u rrëzuan, ata kushërinj me ta ishin sepse meritonte një gjyq ndërkombëtar. E meritonte një ‘never again’. Po të ishte për viktima, komunizmi ka pasur 100 deri në 200 milionë, Lufta e Dytë ka pasur gjer në 20-30 milionë. Viktima njerëzore këto janë të komunizmit.

Megjithatë, ne u garantoj se nuk do rreshtim për të bërë çdo përpjekje për t’u dhënë përgjigje problemeve të pazgjidhura kësaj shtrese me kontribute të jashtëzakonshme.

Po kështu fermerët, janë si të thuash, qytetarë të ndaluar në Shqipëri. Përfaqësojnë 40 përqind, absolutisht oferta e vetme për ta, largohuni sa më parënga vendi juaj.

Shpopullimi është në gjenocid i vërtetë. Nëse arreston 38 mijë se nuk paguajnë dritat, në një kohë kur prej tyre të paktën 25 mijë nuk mund t’i paguajnë, ti atyre u thua ikni. Nëse brenda një viti prish 9 mijë lokale e banesa dhe mburresh me ta, ti u thua ikni. Nëse ti drejtësinë, ua ke mohuar procesin, duhet të presin 14 vjet, atëherë ai ka dy alternativa, ose vetëgjyqësi, ose largim nga ky vend.

Të rinjtë i largon vetë se ai që nuk kap mesataren, ikën nga ky vend.

Pra, Shqipëria sot është një diktaturë bande dhe diktaturat, e vërteta është, në histori janë larguar me armë, por janë larguar edhe me mosbindje civile.

Se në vetvete janë kalbësira, po të marrësh strukturën e brendshme, ato janë kalbësira.

Na përket ne që jemi të përkushtuar ndaj këtyre të drejtave, që besojmë tek këto drejta, të bëjmë gjithçka me mosbindje civile për të ecur drejt largimit të këtij regjimi.

3 rezoluta janë miratuar, nuk është e pakët ajo. Këto rezoluta ndërkombëtare janë tekstuale me ato që thashë unë këtu.

Por këto nuk e largojnë regjimin, regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve.

Avantazh është pa diskutim goditja fatale që mori në SHBA nga fitorja e Donald Trump, Xhorxh Soros dhe perandoria e tij e të keqes. Miliarderi që përdorte çdo qindarkë për agjendë politike çnjerëzore.

Në disa aspekte, Xhorxh Soros tejkaloi Marksin. Nuk kam lexuar që të thoshte Marksi se internacionale do jetë bota e re pa gjini. Kurse Soros vendosi në agjendë identitetin njerëzor. vendosi në agjendën e fuqisë më të madhe të botës. Dilte ajo e thoshte se të gjithë emigrantëve ilegalë do ua paguaj operacionin për ndryshimin e gjinisë.

Këto shpresojmë të jenë arkivuar.

Por këto nuk duhet të na dekurajojnë ne, përkundrazi duhet të na bëjnë të luftojmë më shumë me vetëdijen se ky është mision dhe nuk ka asgjë më të madhe që mund të bëjë një njeri se sa të luftojë për një mision të drejtë, se sa të mbrojë ato të vërteta që beson.

Prandaj ju ftoj që të bëjmë gjithçka për shpëtimin e Shqipërisë nga kjo narkodiktaturë dhe u garantoj se PD, së bashku me ju, do u japë përgjigjen më të merituar dhe në mënyrën më të vendosur, problematikave të mëdha, dhe në disa aspekte dhe të tmerrshme, se të përzësh nga vendi nga viti 2014 deri në vitin 2022, 1 milionë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit, kjo është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një vendi.

Por kombet kanë një energji pozitive të brendshme, e cila në qoftë se arrihet të shfrytëzohet, shndërrohet në forcë jetike për ta.

Ndaj dhe të bëjmë çdo gjë për t’i dhënë përgjigje këtij regjimi.

Kam bindjen më të madhe se këto probleme do madhin zgjidhjen e merituar në qeverisjen e ardhshme, në të cilën zërat tuaj do jenë zëra që do pasqyrohen dhe dëgjohen plotësisht. sn

Fillon falimentimi i fasonit në Shqipëri, bien indekset e punësimit dhe pagave!

Kontratat zhvendosen në destinacione më të lira, faktorët që ndikuan

Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimit, shitjes dhe pagave.

 

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit 2024 indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë shënoi rënie me 21%

Në fabrikat e këpucëve indeksi i punësimit shënoi tkurrje me 11.4 për qind, ndërsa indeksi i pagave me 10 për qind.

INSTAT ka vonuar publikimin e treguesve të punësimit që nga tremujori i parë i vitit 2024, por indekse të tërthorta tregojnë se punësimi në fabrikat fason ka pësuar rënie rreth 20 për qind këtë vit. Kjo tkurrje ishte lajmëruar edhe më parë nga shoqatat dhe përfaqësues të sektorit.

Në dy vitet e fundit prodhuesit shqiptarë po kalojnë periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, ku kombinimi i shumë faktorëve me ndikim negativ e ka bërë të paqartë perspektivën.

Rënia e vazhdueshme e euros, rritja e kostove të fuqisë punëtore dhe kërkesa e dobët në tregjet e jashtme i kanë vënë fabrikat shqiptare në të gjithë sektorët në vështirësi. Më të voglat po falimentojnë dhe shumë të tjera kanë ndryshuar strategjitë duke u përshtatur me situatën e re. Prodhimi për zinxhirët më të lartë të vlerës po aplikohet nga shumë njësi prodhimi për të mbajtur të ardhurat nën kontroll.

Të dhënat e 11 mujorit 2024 tregojnë se eksportet e veshjeve dhe këpucëve shënuan rënie me 16.5 % në vlerë. Rënia e industrisë së fasonit nisi në gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe vijoi përgjatë 2023 dhe 2024.

Kursi i këmbimit dhe rritja e pagës minimale e bënë Shqipërinë jo-konkurruese. Shumë kontrata u zhvendosen nga Shqipëria në destinacione më të lira.

Teksa çmimet e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e euros në një kohë që tregjet europiane shfaqen rënie të kërkesës për veshje nga kriza e inflacionit, klientët historike të Shqipërisë po zhvendosen në vende të tjera ku ka kosto më të lira prodhimi.

Nga ana tjetër harta globale e prodhimit të modës po ndryshon. Prodhuesit, veçanërisht nga qendrat tradicionale si India, po zgjerojnë operacionet e tyre në rajone të reja si Afrika, Lindja e Mesme, Turqia dhe Amerika Latine. Këto lëvizje synojnë të kapërcimin e kufizimeve gjeografike në kërkim të kostove më të ulëta të punës, akses në lëndët e para dhe afërsi me tregjet e konsumit në Evropë dhe Amerikë.

Ky diversifikim gjeografik është pjesërisht një përgjigje ndaj ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit gjatë pandemisë dhe tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike.

Teksa makineritë po marrin gjithnjë e më shumë detyra të kryera tradicionalisht nga njerëzit, ata kërkojnë punonjës të kualifikuar për drejtimin e tyre./Monitor

nd

 

“Vrasja e djalit tonë nuk po zbardhet qëllimisht” Ish-oficeri i policisë komenton letrën e prindërve të Martin Canit

Mund të jenë përfshirë persona me ndikim…

 

Prindërit e Martin Canit, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari pranë shkollës Fan Noli, i adresuan sot një letër institucioneve shqiptare dhe ambasadës së SHBA-së që të kryejnë hetimet për vrasjen e djalit të tyre.

Në letër familja e Martin Canit tha se sipas tyre, vrasja e djalit të tyre nuk po zbardhet qëllimisht për të manipuluar ngjarjen dhe për të shpëtuar fajtorët.

Ata kërkuan ndihmë nga e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, për ndjekjen me seriozitet të veprimeve të institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.

Lidhur me këtë çështje foli sot në emisionin “Open” në Neës 24 ish-oficeri i policisë Arben Hajdarmataj. Ai tha se duke lexuar letrën e prindërve të Martinit vë re dy momente.

Sipas tij si fillim prindërit e Martinit kërkojnë së pari veprim moral nga institucionet, minimumi dorëheqja e drejtorit të shkollës deri te ministrja e arsimit. Së dyti ata kërkojnë hetim transparent për djalin e tyre.

Hajdarmataj tha se ka dyshime për hetimet që janë bërë dhe nëse ka tendenca që çështja të manipulohet. Ai tha se mund të jenë përfshirë persona me ndikime. Sakaq ai theksoi se nuk ka informacione se kush mund të fshihet pas. gsh

Letra e prindërve të Martin Canit për Ambasadën e SHBA dhe institucionet shqiptare- Klodiana Lala: Kërkojnë nga diplomatja amerikane të monitorojë procesin hetimor pasi…

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar letrën e prindërve të Martin Canit për ambasadën e SHBA dhe institucionet shqiptare, duke thënë se kërkojnë ndihmën e diplomates amerikane t’i mbështesë dhe të monitorojnë procesin hetimor, pasi ngrenë dyshime se ngjarja mund të manipulohet.

LalaLetra ishte shpërndarë përveç Ambasadës Amerikane, i ishte dërguar dhe për dijeni për disa institucione të tjera. U ndjeva e surprizuar sepse nuk kisha dijeni që ishin bërë këto lëvizje. Engjëll Cani ka kërkuar gjithë kohës drejtësi, përgjegjësi nga institucionet. Ka të drejtën e tij legjitime për të kërkuar drejtësi.

Unë e disponoj letrën e firmosur. Pika e parë që Engjëll dhe Florina Cani ngrenë është që institucionet që kishin për detyrë garantimin e jetës së fëmijës së tyre në shkollë, nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi. Një institucion që duhet të marrë përgjegjësi është shkolla.

Familjarët e të ndjerit Martin Cani kërkojnë reflektim nga institucionet dhe dorëheqje. Kërkojnë ndihmën e diplomates amerikane t’i mbështesë dhe të monitorojnë procesin hetimor, pasi ngrenë dyshime se ngjarja mund të manipulohet.

Ne nuk hymë dot në lëkurën e tyre, pavarësisht se e ndjejmë dhimbjen e tyre. Shpirti i tyre është të ndjesh humbjen e djalit.

Jam e dyzuar kur flas për ngjarjen. Bëhet një muaj nga ngjarja. Është lajmëruar një protestë që do mbahet në orën që është vrarë Martin Cani. Kam një thirrje për kolegë dhe personat që kanë prova. Thirrja për institucionet është të bëjnë drejtësi, ta hetojnë ngjarjen të plotë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë autorët. Gazetarët duhet të jenë të kujdesshëm kur trajtojnë ngjarje të tilla. Nëse kanë prova, ti tregojnë, përndryshe të heshtin.

Nuk ka autor të dytë, por jo pjesëmarrës. Fakti që janë të pranishëm nuk do të thotë se janë fajtorë. Policia e shtetit tregoi arrogancë, tregoi gjuhë të papërshtatshme, që ndezi gjakrat dhe shkaktoi debat.

Komunikatat ishin të papranueshme. Të thuash se ka tentativë për të manipuluar, duhet të kesh prova.

LETRA E PLOTE DREJTUAR AMBASADËS SË SHBA

Ne që po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit e djaloshit 14-vjecar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurtë në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.

Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit. Dhe më e pabesueshme dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër si dhe Henrin, vëllain e Martinit me tentativën për të tjetërsuar e manipuluar, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi Dhe.

E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit përkrah meje kanë. Diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë, dhe ish-punonjës policie. Si dhe i frikësohemi edhe mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera ku autorët i kanë ndihmuar t’i shpëtojnë ndëshkimit.

Zonja Nancy!

Kam besim te ju si nëna e një djalit të mrekullueshëm dhe si përfaqësuesja e një Kombi që ka të shenjtë drejtësinë.

Ju lutem më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.

Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do na japë mundësinë të jemi më të qetë e të fokusohemi te Henri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini, nuk e sheh më, nuk e puth më, e nuk fle me të, si deri para 3 javësh.

Kam besim te Ju.

Me respekt e dhimbje në Shpirt,

Angel e Florina Cani

‘Shqipërinë do ua kthejmë shqiptarëve’- Belind Këlliçi paralajmëron pjesëmarrje masive në protestën e 23 dhjetorit

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka paralajmëruar një protestë të fuqishme në Tiranë, që do të zhvillohet më 23 dhjetor 2024, në orën 17:00.

Këlliçi ka njoftuar se protestuesit do të mbushin sheshet e kryeqytetit për të shkundur sërish situatën politike.

Ai theksoi se kjo protestë ka për qëllim rikthimin e Shqipërisë në duar të shqiptarëve. Protesta do të zhvillohet në zemër të Tiranës, dhe PD i bën thirrje qytetareve të mobilizohen.

POSTIMI I PLOTË:

Me demokratët e degës 8, në zemër të Tiranës✌🏻
Protesta e ditës së hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00, do e shkundë sërish kryeqytetin.
Tirana do jetë në shesh!
Shqipërinë bashkë do i’a kthejmë shqiptarëve.

VanHorn takim me 5 deputetë të PD, burime: Shqetësimet që ngriti opozita dhe arsyet pse kërkohet qeveri teknike

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me një grup deputetësh të PD pak ditë më parë.

Të pranishëm në takimin me diplomaten amerikane kanë qenë Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku.

Burime pranë takimit saktësuan për gazetarin Osman Stafa se përfaqësuesit e opozitës gjatë takimit ka ngritur disa shqetësime të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke theksuar se mazhoranca përdor asetet e shtetit në funksion të fushatës. Deputetët demokratë kanë denoncuar, sipas tyre, përfshirjen e elementëve të krimit të organizuar në proceset elektorale. Shqetësime ka patur edhe sa i takon hapësirës që i jepet opozitës në Kuvend, uzurpimin siç pretendojnë, të çdo hapësire legjislative apo dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Kërkesën e kahershme për qeveri teknike deputetët e PD e kanë ngritur edhe gjatë takimit me VanHorn.

Sot ambasada Amerikane në Tiranë ndau në rrjetet sociale një deklaratë të Nancy VanHorn në lidhje me zgjedhjet 2025. VanHorn thekson se ka zhvilluar takime si me mazhorancën ashtu edhe me opozitën në lidhje me procesin elektoral të ardhshëm ndërsa ka nxitur palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik të barabartë.

E Ngarkuara me Punë ka pasur një mesazh edhe për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, duke potencuar angazhimin e SHBA për të mos u angazhuar me persona të lidhur me korrupsionin.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në postim. bw

“Paligjshmëri në procedura”- PD kërkon hetim parlamentar për projektin “Marina & Jahtet e Durrësit” dhe Portin e Porto Romanos

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat dhe miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Gjithashtu komisioni ka objekt edhe shitjen e koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o., dhe ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

Kërkesa e plotë:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Nr. _____ Prot. Tiranë, më _____._____.2024

K Ë R K E S Ë

KËRKUES: 35 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se ¼ e anëtarëve të Kuvendit).

OBJEKTI: Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e (i) Miratimit të projektit ‘Marina & Jahtet e Durrësit’; (ii) Shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o.; dhe (iii) Ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

BAZA LIGJORE: Neni77 i Kushtetutës së Shqipërisë;

Neni 25 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë;

Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit’, i ndryshuar.

DREJTUAR: Znj. Elisa SPIROPALI

Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Znj. Kryetare e Kuvendit,

I. PROJEKTI ‘MARINA & JAHTET E DURRËSIT’

Në datën 08.11.2022, Këshilli i Ministrave depozitoi në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin ‘Për Miratimin e Marrëveshjes Kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company sh.a. dhe NSHMI Development L.L.C., në lidhje me projektin e investimit strategjik ‘Marina & Jahtet e Durrësit’’. Dy ditëmë pas, në datën 10.11.2022, Kuvendi, me 62 vota pro, vendosi të miratojë vendimin për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji, sipas nenit 83, pika 2 të Kushtetutës. Pasi u shqyrtua në datat 15, 16 dhe 21 nëntor në komisionet parlamentare, me Ligjin nr. 79, datë 24.11.2022, Kuvendi i Shqipërisë, me shumicë votash, miratoi projektligjin, pa asnjë ndryshim nga drafti fillestar. Pra, në vetëm 16 ditë nga data e depozitimit, u bë shqyrtimi, votimi dhe miratimi në komisione parlamentare dhe seancë plenare të projektit ‘Marina & Jahtet e Durrësit’.

Ligji përmbante 6 dispozita. Krahas miratimit të marrëveshjes, sipërcituar, ligji përcaktonte përjashtimin e shoqërisë së ngarkuar me realizimin e projektit nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social. Vlera totale e këtij detyrimi përllogaritet si kontributi i shtetit shqiptar në ndërtim. Ndërsa, dhënia e lejeve, licencave dhe akteve të tjera administrative të nevojshme për realizimin e projektit do të bëhej brenda një afati 5-mujor. Ligji parashikonte që pronat e paluajtshme shtetërore, të transferuara në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, për zhvillimin dhe realizimin e projektit, do t’i kalojnë në pronësi shoqërisë ‘Albanian Seaports Development Company’ sh.a., një shoqëri tregtare, me kapital shtetëror, e themeluar më 29.07.2022, me aksionar të vetëm Autoritetin Portual të Durrësit dhe administrator ish-këshilltarin e Ministres Balluku, Z. Erlis Hereni (të dhënat sipas ekstraktit tregtar).

Më tej, përcaktoheshin marrëveshjet e tjera, që do të nënshkruhen krahas Marrëveshjes Kuadër, dhe përkatësisht marrëveshja e zhvillimit, kontrata e transferimit të titullit të pronësisë, dhe marrëveshja me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ‘Për Marinën e Durrësit’. Ligji përcaktonte krijimin e një shoqërie të përbashkët, mënyra e organizimit dhe funksionimit të së cilës është përcaktuar nga shtojca 8, bashkëlidhur Marrëveshjes Kuadër. Këshilli i Ministrave ishte ngarkuar me nxjerrjen e vendimit për kalimin e pronësisë të pasurive të paluajtshme në favor të shoqërisë shtetërore të krijuar me qëllim realizimin e projektit, por pa specifikuar afatin e këtij akti. Në fund, Ligji përcaktonte hyrjen në fuqi të tij brenda një afati 15-ditor pas miratimit në Fletoren Zyrtare. Ligjiishte i shoqëruar nga Marrëveshja Kuadër dhe 14 shtojca që përcaktojnë detajimin e plotë të realizimit të këtij projekti.

Në relacionin shoqërues të Ligjit, thuhet se nëpërmjet vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike nr. 4/6, datë 02.12.2021, forma e bashkëpunimit të shtetit shqiptar në këtë investim u miratua nëpërmjet pjesëmarrjes së shtetit në një shoqëri tregtare të përbashkët me investitorin privat. Pikërisht kjo shoqëri tregtare e krijuar nga shteti dhe partneri privat do të zhvillojë projektin dhe do të përfitojë prej tij. Më tej, në relacion shpjegohet se projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 818.318 m2 , me një vlerë investimi 2.081.347.054 Euro, të ndarë në dy faza, përkatësisht faza 1: 595.256.904 Euro dhe faza 2: 1.486.090.150 Euro. Në përputhje me këto faza zhvillimi, do të ndodhë edhe transferimi gradual i aktiviteteve tregtare në portin e ri të integruar të Durrësit në Porto Romano. Relacioni shpjegon burimet e financimit, ku përmenden: financime të drejtpërdrejta nga Eagle Hills; financime të borxhit të kontribuar nga, ose në emër të, Eagle Hills; të ardhurave të shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik, huamarrjes nga institucionet financiare dhe investimeve nga investitorë palë e tretë. Relacioni nuk përmban shpjegime të tjera, sa i përket detajimit të secilit prej këtyre zërave, sipas vlerës totale të investimit.

Në relacion thuhet se Eagle Hills ka detyrimin t’i dorëzojë qeverisë shqiptare pasqyrën e vërtetuar bankare, ku evidentohen se aksionarët ose ortakët direkt ose indirekt të kësaj kompanie, mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me 30% të vlerës së financimit të nevojshëm të fazës së parë dhe më pas 30% të vlerës së financimit të fazës së dytë. Përkatësisht, në fazën e parë kompania duhet të provojë ekzistencën e fondeve në shumën 178.658.071 Euro dhe në fazën e dytë duhet të provojë ekzistencën e fondeve në shumën 445.827.045 Euro. Krahas të drejtave të tjera, Eagle Hills do të ketë të drejtë të menaxhojë zonat e përbashkëta private dhe publike, si dhe vendosjen e tarifave për shërbimet e menaxhimit. Këto të drejta mund të shtrihen deri në një afat 35-vjecar, me të vetmin detyrim që në një parcelë ndërtimi, zonat e përbashkëta të mbeten në pronësi të shoqërisë me kapital shtetëror. Në relacion shpjegohen të drejtat që do të ketë në shoqërinë e përbashkët aksionari shtetëror, i përfaqësuar nga kompania ‘Albanian Seaports Development Company’ sh.a. (në vijim ‘ASDC’), ku mund të përmendim të drejtën e vetos në Asamblenë e Aksionarëve, të drejtën për të emëruar organet drejtuese, auditorë, si dhe për të marrë informacione lidhur me ecurinë e investimit, të drejta të vecanta në shpërndarjen e dividentit, fitimit të realizuar, si dhe cdo përfitim tjetër në favor të shtetit shqiptar.

Në vijim, relacioni përmban një shpjegim të përmbledhur të marrëveshjeve kryesore që do të nënshkruhen, përkatësisht marrëveshja e zhvillimit, kontrata për transferimin e titullit të pronësisë dhe marrëveshja për ‘Marinën Durrës’. Marrëveshja e zhvillimit përcakton kushtet, të drejtat dhe detyrimeve, garancitë dhe premtimet e palëve, me qëllim zhvillimin e pasurisë dhe ndërtimin nga Zhvilluesi të Kompleksit Ndërtimor, sipas standardeve më të larta, dhe kalimin në favor të Zhvilluesit të titullit të pronësisë. Kontrata për transferimin e titullit të pronësisë përcakton kalimin e pasurive nga pronari shtet në favor të zhvilluesit, në shkëmbim të realizimit dhe përfundimit me sukses të kompleksit ndërtimor, si dhe çmimi nominal, i përcaktuar në kontratë. Sa i përket marrëveshjes për ‘Marinën Durrës’, është përcaktuar se investitori strategjik do t’i paguajë MIE-së një tarifë vjetore të barabartë me 2% të xhiros vjetore që investitori strategjik do të grumbullojë nga Marina por jo më shumë se 200 mijë euro në vit. Në relacion thuhet se trualli, i cili do të vendoset si kapital në natyrë, është vlerësuar objektivisht, pa e reduktuar vlerën reale të tij dhe duke u përpjekur të maksimizohet vlerësimit i tij. Megjithatë, relacioni nuk përmban ndonjë të dhënë sa i përket vlerës së truallit, sipas vlerësimeve të kryera.

Nga analiza e ligjit, relacionit shoqërues dhe 14 shtojcave ngrihen këto shqetësime dhe problematika si vijon:

Së pari, Ligji përcakton përjashtimin e shoqërisë që do të realizojë projektin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin social. Në marrëveshje thuhet se ky do të jetë kontributi i shtetit shqiptar në investim. Pra, krahas sipërfaqeve të truallit dhe ndërtimit që do t’i vihen në dispozicion këtij projekti, qeveria parashikon edhe përjashtimin nga dy detyrime financiare të rëndësishme. Konkretisht, sipas nenit 27 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 ‘Për sistemin e taksave vendore’, taksa e ndikimit në infrastrukturë për një projekt të tillë është 3% e vlerës së investimit. Vlera e investimit pritet të jetë rreth 2 miliardë euro, që do të thotë se taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ishte 60 milionë Euro. Krahas kësaj, neni 19 i ligjit nr. 22/2018 ‘Për strehimin social’, parashikon se për cdo projekt me mbi 2 mijë m2 sipërfaqe ndërtimi, 3% e sipërfaqes së ndërtimit do të shkojë si kontribut për fondin e strehimit social. Duke përllogaritur që sipërfaqja totale e ndërtimit do të jetë 1.359.734 m2, atëherë kontributi për strehimin duhet të ishte 40.792 m2. Pra, shteti shqiptar i falë investitorit strategjik 818.318 m2 sipërfaqe trualli, nga të cilat 61.450 m2 sipërfaqe ndërtimi, 60 milionë euro përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe 40.792 m2 kontribut në strehimin social ose të përkthyer në vlerë monetare 40.792 m2 x 1500 euro/m2 (cmimi i apartamenteve sipas master planit) = 59.032.935 Euro.

Tani le të shohim pak vlerën e cmimit të truallit dhe ndërtimit, duke iu referuar vetëm cmimeve të referencës. Sipas vendimit nr. 89, datë 03.02.2016, ‘Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë’, cmimi i referencës për zonën e portit të Durrësit është 19.336 lekë/m2. Po të kryejmë përllogaritjen 818.318 m2 x 19.336 lekë = 15.822.996.848 ALL ose 137.6 mln Euro. Ndërsa, sa i përket sipërfaqes së ndërtimit, do t’i referohemi vendimit nr. 168, datë 27.03.2019 të Këshillit të Ministrave, ‘Për disa ndryshime në vendimin nr. 132, datë 07.03.2018, të Këshillit të Ministrave ‘Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternative të detyrimit të taksës’. Sipas këtij vendimi, cmimi i referencës për metër katror banimi në Bashkinë Durrës është 67.500 lekë. Por, këtë vlerë duhet ta shumëzojmë me 1.5 sepse sipërfaqet që do të vlerësojmë ne, janë sipërfaqe ndërtimi, të cilat aktualisht nuk përdoren për banim, por për aktivitete administrativo-tregtare 67.500 x 1.5 = 101.250 Lekë. Duke shumëzuar totalin e sipërfaqes ndërtimore që do t’i kalojë në pronësi investitorit, kemi 61.450 m2 x 101.250 lekë = 6.221.812.500 lekë ose 54.1 mln Euro. Sjellim në vëmendje, se cmimet e tregut janë shumë herë më të larta, por në rastin konkret, jemi duke marrë vetëm cmimet e referencës, për të shmangur cdo lloj diskutimi subjektiv. Sipas eksperteve të pasurive të paluajtshme, cmimi i truallit në atë zonë shkon 500 euro/m2, cka do të thotë se vetëm sipërfaqe trualli ka vlerë 406.3 mln Euro. Ndërsa, po sipas ekspertëve, vlera e sipërfaqes së ndërtimit shkon 1000 euro/m2 në atë zonë, cka do të thotë se vetëm sipërfaqe ndërtimi ka vlerë 61.45 mln Euro.

Së dyti, më lart analizuam vlerën e plotë të përfitimeve që investitori privat do të ketë nga shteti shqiptar, të cilat detajohen si vijon:

(i) Truall me sipërfaqe 818.318 m2 Cmim reference 137.6mln EUR

(ii) Ndërtim me sipërfaqe 61.450 m2 Cmim reference 54.1 mln EUR

(iii) Taksa e ndikimit në infastrukturë Përjashtuar 160 mln EUR

(iv) Kontributi në strehimin social Përjashtuar 59 mln EUR

(v) Fitimi vjetor i APD 39 mln EUR

TOTALI 449.1 mln EURO

(i) Truall me sipërfaqe 818.318 m2 Cmim tregu 409 mln EUR

(ii) Ndërtim me sipërfaqe 61.450 m2 Cmim tregu 61.45mln EUR

(iii) Taksa e ndikimit në infastrukturë Përjashtuar 160 mln EUR

(iv) Kontributi në strehimin social Përjashtuar 59 mln EUR

(v) Fitimi neto vjetor i APD 39 mln EUR

TOTALI 728.45 mln EURO

Pra, vlera e pronës që ka ofruar shteti shqiptar varion ndërmjet 449.1 mln Euro (cmimi i referencës) dhe 728.45 mln Euro (cmimi i tregut), ndërkohë që ajo pritet të përfitojë shteti shqiptar është dividenti në masën 33% nga fitimi neto i kompanisë (e barabartë me numrin e aksioneve që do të ketë shoqëria shqiptare me kapital shtetëror në shoqërisë aksionare ‘Durrës Marina’ sh.a.). Sipas master planit, të ardhurat totale të projektit përllogariten të jenë 3.2 mld Euro, me një fitim neto rreth 850 mln Euro. Nga shpërndarja e dividentit, duke marrë të mirëqenë që kjo shumë është përllogaritur pas shlyerjes së tatimit 8% të dividentit dhe 15% të tatimit mbi fitimin, në total 23%, atëherë fitimi që do të gjenerojë shteti shqiptar përllogaritet të jetë 280 mln Euro. Pra, qartazi kemi të bëjmë me një diferencë të madhe në raport me vlerën e pronës së ofruar nga shteti shqiptar, qoftë në rastin e përllogaritjes me cmim reference, ashtu edhe në rastin e përllogaritjes me cmim tregu. Në rastin e parë, diferenca është 169.1 mln Euro (cmim reference), ndërsa në rastin e dytë diferenca është 448.45 mln Euro (cmim tregu). Ndërkohë, sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, pronarët që vënë në dispozicion të ndërtuesve sipërfaqe trualli, marrin 30% të sipërfaqes ndërtimore, cka do të thotë se shteti shqiptar duhet të kishte përfituar 407.920 m2 sipërfaqe ndërtimore, ose e përllogaritur me cmimin e apartamenteve (njësitë e tjera kanë cmime më të larta) 407.920 m2 x 1500 euro = 612 mln Euro ose 332 mln Euro më pak. Me të drejtë një qytetar që dëgjon këto shifra, mund të pyesë, po cila është leverdia e shtetit shqiptar, kur ka dhënë shumë më shumë nga sa mund të fitonte?!

Së treti, Vendimi Nr. 14/6 datë 02.12.2021 ‘Për miratimin e statusit ‘Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë’ për Projektin e Investimit ‘Marina & Jahtet e Durrësit’ (Durrës Ychts & Marina) me subjekt aplikues ‘Simphony Real Estate Development shpk me NUIS/NIPT M11726006H dhe ortak të vetëm Simphony Invest Limited, me Numër rregjistrimi 355663 dhe garantues financiar NSHMI Development L.L.C me numër regjistrimi 1155255 Licencë 727523, Dubai, EBA’ , parashikon kosto të tjera për shtetin, të cilat nuk janë analizuar në Realcionin e Projektligjit dhe nuk ka asnjë transparencë lidhur me faturën e tyre financiare, të tilla si: (i) shpronësimet të cilat duhet të kryehen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në bazë të Nenit 28 të Ligj Nr. 55/2015, i ndryshuar dhe VKM Nr. 1032, datë 16.12.2015, (ii) sigurimi i financimit për ekspertizën e nevojshme ligjore, financiare dhe teknike, vendase apo të huaj nga ana e Autoritetit Portual Durrës, (iii) sigurimi i ekspertëve/ studiove ligjore apo entiteteve me ekspertizën e nevojshme për forcimin e pozitave të shtetit shqiptar në këtë investim strategjik nga ana e Avokaturës së Shtetit si dhe (iv) përcaktimi i vend depozitimit të mbetjeve inerte nga Bashkia Durrës në bashkëpunim me MIE dhe kosto përkatëse.

Së katërti, ligji përbën një tjetër ‘ligj special’, një praktikë e kthyer në rutinë nga qeveria shqiptare. Pra, me ligj të posacëm i jepen disa të drejta dhe privilegje një operatori ekonomik privat, pa asnjë lloj gare dhe konkurrence. Kujtojmë këtu që e njëjta praktikë është përdorur edhe në disa projekte të tjera, si ligji special për Rrugën e Arbrit, ligji special për portin e Karpenit, ligji special për Aeroportin e Vlorës, ligji special për Teatrin Kombëtar, ligji special për kontratën për siguri kibernetike me kompaninë Jones Group etj. Në të paktën dy raste, Komisioni Evropian është shprehur kundër miratimit me ligj special të projekteve pasi cënonte parimet e konkurrencës dhe mosdiskriminimit, përkatësisht për ligjin special për Teatrin Kombëtar dhe ligjin special për Aeroportin e Vlorës. Vecanërisht, në rastin e ligjit special për Teatrin Kombëtar, ka pasur edhe një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, e cila me vendimin nr. 29, datë 02.07.2021 vendosi shfuqizimin e ligjit të posacëm për Teatrin, pasi përbënte një shkelje të nenit 11 të Kushtetutës, në drejtim të lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe konkurrencës. Po ashtu, miratimi i ligjeve të posacme për t’iu dhënë operatorëve ekonomikë të drejta dhe privilegje të caktuara në realizimin e projekteve vjen në kundërshtim me nenet 71 dhe 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të cilat sanksionojnë se cdo ndihmë shtetërore e cila shtrembëron ose rrezikon të shtrembërojë konkurrencën, duke favorizuar sipërmarrje të caktuara vjen në kundërshtim me këtë Marrëveshje, si dhe vendos shprehimisht ndalimin e diskriminimit në kontratat publike. Pra, qartazi ky projektligj vjen në kundërshtim me nenin 11 Kushtetutës dhe nenet 71 & 74 MSA-së. Nga ana tjetër, është e qartë se në rastin konkret, kemi të bëjmë me një marrëdhënie partneriteti publik privat, i cili rregullohet posacërisht nga ligji nr. 125/2013 ‘Për koncesionet dhe parneritetin publik privat’. Arsyeja e shmangies së këtij ligji është e kuptueshme, gara dhe konkurrenca. Nisur nga vlera e këtij projekti, jo vetëm gara është e detyrueshme, por gara duhet të jetë ndërkombëtare. Miratimi i këtij projektligji vjen edhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, pasi qartazi kemi të bëjmë me një përpjekje për miratimin e një ligji të posacëm, duke shmangur të gjitha procedurat ekzistuese që garantojnë transparencë, garë dhe konkurrencë.

Së pesti, propozimi, diskutimi dhe miratimi i këtij projekti ka kaluar i gjithi në mungesë të plotë të transparencës. Jo vetëm ka pasur mungesë totale transparence për publikun, me përjashtim të videove të montuara të kryeministrit, por edhe për institucionet. Kështu, deputetët e opozitës, që e kanë ndjekur më vëmendje këtë cështje kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur marrjen e informacioneve, të cilat i janë mohuar në mënyrë të vazhdueshme nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me justifikimin absurd se investitori privat nuk ka shprehur dakordësinë që dokumentet të bëhen publike. Nga ana tjetër, sic pranohet edhe në relacionin e projektligjit, ky projekt është konsultuar vetëm nga Ministria e Financave, Minstria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, ndërkohë që nuk ka asnjë lloj konsultimi me organet e pushtetit vendor, përfaqësuese të qytetarëve, me shoqërinë civile, me median, me ekspertët dhe qytetarët. Pra, një projekt, i cili ndryshon në mënyrë rrënjësore jo vetëm zonën portuale, por edhe qytetin e Durrësit, do të miratohet pa iu nënshtruar asnjë lloj procesi diskutimi dhe konsultimi me qytetarët. Ndërkohë, është fakt i njohur botërisht se qytetarët, bizneset e zonës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertët e kanë kundërshtuar me forcë miratimin e këtij projekti, për shkak të impaktit social që do të ketë, për të cilin do të flasim më gjërësisht në vijim. Nga ana tjetër, e gjithë historia e shoqërisë investitore është e mbuluar nga misteri dhe dyshimet. Pse duhej që një kompani, e cila thuhej se përfaqëson një nga biznesmenët më të mëdhenj në botë të regjistrohej në parajsa fiskale? Pse fillimisht stafi i prezantuar i kompanisë ishte shqiptar dhe investitori i huaj nuk dukej asgjëkundi? A nuk do të duhej që qeveria shqiptare ta kishte vendosur si kusht për miratimin e këtij projekti që pronarët, administratorët dhe stafi i kësaj kompanie të ishin të mirëidentifikuar? Cfarë po përpiqet të fshihet nëpërmjet regjistrimit të kompanisë në Ishujt Kajman, të cilën shteti e njohu i investitor strategjik? Pse u ndryshua rrugës shoqëria që kishte përfituar statusin investitor strategjik? Cila është arsyeja që në faqen zyrtare të kompanisë ndërkombëtare Emmar Properties figurojnë të gjitha projektet aktuale dhe të ardhshme të kësaj kompanie, por projekti i portit të Durrësit nuk duket gjëkundi? Mungesa e përgjigjeve të këtyre pyetjeve, ka ngritur dyshime të arsyeshme mbi atë se kush janë realisht pronarët, përfituesit, dhe ortakët e kësaj kompanie. Edhe ligji në fjalë erdhi në fillim pa asnjë dokument shoqërues, dhe vetëm pas insistimit me forcë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në seancën e datës 10.11.2022, u sollën dokumentet ditën e premte, datë 11.11.2022, për një projektligj që do të shqyrtohej në komisione parlamentare duke filluar nga data 14 nëntor. Në vijimësi të pyetjeve të mësipërme, ngrihet pyetja tjetër se cili është nguti apo nxitimi që pati qeveria shqiptare për miratimin e këtij ligji me procedurë të përshpejtuar? A nuk do të duhej që një projekt kaq të rëndësishëm, me impakt të gjërë ekonomik dhe social, Kuvendi të merrte gjithë kohën e nevojshme për të bërë transparencë për qytetarët dhe për të kërkuar llogari në emër të tyre?!

Së gjashti, në relacionin e projektligjit thuhet se gradualisht do të bëhet transferimi i aktiviteteve tregtare, i personelit operacional, doganor dhe të sigurisë në Porto Romano. Deri më tani, porti i Durrësit ka qenë jo vetëm porti më i madh në Shqipëri, por pika kryesore e transportit ndërkombëtar të mallrave dhe njerëzve. Në relacion dhe dokumentet e tjera nuk thuhet, por as nga qeveria nuk ka pasur deri më tani ndonjë shpjegim, lidhur me faktin se si do të kryhet ky transferim, cfarë impakti do të ketë tek qytetarët dhe bizneset që përdorin portin e Durrësit për lëvizjet e tyre, qofshin për arsye personale apo aktivitete ekonomike. Dhe c’është më e rëndësishmja a ofron Porto Romano kapacitetet e nevojshme infrastrukturore, teknike dhe njerëzore për të përballuar të gjithë fluksin e transportit të njerëzve dhe mallrave që realizohet aktualisht në Portin e Durrësit. Transferimi nga Porti i Durrësit në Porto Romano, a do të sjellë kosto të shtuara për qytetarët dhe bizneset shqiptare. Këto janë pyetje të rëndësishme, të cilat duhet të merrnin përgjigje dhe zgjidhje përpara miratimit të këtij projekti, për vetë rëndësinë që paraqet porti i Durrësit për transportin dhe ekonominë shqiptare. Pra, në thelb shqetësimi mbetet a i përmbush kushtet e kërkuara Porto Romano për të kryer me sukses të gjitha funksionet që aktualisht kryhen nga Porti i Durrësit. Dhe mbi të gjitha sa është kostoja reale që do t’i duhet për zhvendosjen e portit? Ekspertët e ekonomisë thonë që një transferim i tillë do ta zhysë Shqipërinë në një borxh shumë të madh, pasi një operacion i tillë ka një kosto rreth 1 miliardë Euro. Deri më tani, dihet vetëm që projekti ka kushtuar 10 mln Euro. Shtuar këtu, sa do të jetë kosto e shpronësimeve, kosto e konsulencës ligjore, përcaktimi i venddepozitimit të mbetjeve urbane, si dhe kontratat ekzistuese me Autoritetin Portual Durrës. Nëse kjo rezulton kështu, atëherë duhet llogaritur si një tjetër humbje që i vjen shtetit shqiptar, pikërisht si rezultat i miratimit të këtij projekti.

Së shtati, analizuam në pjesën e parë lidhur me përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të projektit dhe përjashtim nga kontributi në fondin për strehimin social, të përllogaritur në një vlerë prej 120 milionë euro ose 6% e vlerës totale të investimit. Por, ky përjashtim, i miratuar me ligj të posacëm, ngre një tjetër problematikë kushtetuese që ka të bëjë me barazinë përpara ligjit. Cdo ndërtues, investitor apo sipërmarrës që kërkon të ndërtojë sot, është i detyruar që të shlyejë këto detyrime. Përjashtimi i një subjekti të vecantë nga këto detyrime përbën qartazi një trajtim të diferencuar përpara ligjit ose e thënë ndryshe diskriminim. Në këtë kuptim, ky lloj trajtimi vjen në kundërshtim me nenin 18 të Kushtetutës që sanksionon barazinë para ligjit dhe ndalimin e diskriminimit. Trajtimi i favorizuar i një subjekti tregtar në raport me subjektet e tjera, përvecse përbën diskriminim të papranueshëm, passjell sic e kemi shpjeguar edhe më lart një dëm shumë të rëndë ndaj konkurrencës. Kjo pasi, subjekti ekonomik për shkak të politikave favorizuese, arrin të ndërtojë me kosto më të ulëta, duke pasur gjithëaq përfitime më të larta.

Së teti, të gjithë jemi dëshmitarë të pasojave tragjike që pati tërmeti i 26 Nëntorit 2019, vecanërisht në qytetin e Durrësit. Ekspertiza teknike tregoi se jo vetëm cilësia e dobët e punimeve, por edhe ndërtimi në terrene të papërshtatshme dhe të paqëndrueshme gjeologjikisht, passollën tragjedi me humbje jetësh dhe të plagosur rëndë. Është fakt se trualli mbi të cilin synohet të realizohet projekti për shkak të afërsisë me detin, kryesisht ranor, paraqet problematika për ndërtimin e godinave të larta apo shumëkatëshe. Kjo është arsyeja që kryesisht në atë zonë ka ndërtime apo godina me lartësi të ulëta dhe struktura të cmontueshme, duke pasur parasysh edhe faktin se kemi të bëjmë me zona ranore. Në këtë kuptim, zhvillimi i projektit në atë zonë paraqet edhe rrezikshmëri për qytetarët dhe bizneset që do të kërkojnë të jetojnë, punojnë apo zhvillojnë aktivitetet e tyre tregtare në atë zonë. Nga dokumentacioni shoqërues i projektligjit nuk ka një studim të thelluar të kryer nga Instituti i Ndërtimit, që provon se zona në fjalë është e përshtatshme për kryerjen e ndërtimeve të larta apo shumëkatëshe. Ky është një element që meriton vëmendje, pasi ka të bëjë drejtpërdrejt me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Së nënti, pikëpyetje të tjera lidhen edhe me burimin e financimit të këtij projekti. Nga shpjegimet e dhëna nga vetë kompania në studimin e fizibilitetit, kjo e fundit do të sigurojë rreth 160 milionë euro, përkatësisht 80 milionë euro nga kapitalet e veta dhe 80 milionë euro nga kreditë bankare, që po të kujtojmë është shumë herë më pak se vlera e kontributit të shtetit, të përllogaritur nga 449.1 mln Euro – 728.45 mln Euro. Pjesën tjetër, kompania ka pritshmëri që do ta realizojë nga shitjet e apartamenteve, parkingjeve dhe njësive tregtare. Duke përllogaritur që vlera totale e investimit është 2.1 miliardë euro, kjo do të thotë se kompania planifikon të realizojë nga shitjet dhe shërbimet rreth 1.94 miliardë euro që do t’i shërbejnë për të realizuar projektin e plotë. Ajo që mbetet e dyshimtë është cfarë ndodh nëse pritshmëritë e kompanisë janë shumë optimiste dhe shitjet nuk do të jenë aq të mbara. Pra, cfarë ndodh nëse kompania nuk arrin të sigurojë këto të ardhura. Punimet do të pezullohen, projekti do të lihet përgjysmë, qytetarëve do t’u merren paratë, por shtëpi dhe dyqane nuk ka?! Kjo në fakt ngjan një skenar goxha i dëgjuar, pasi në Shqipërinë postkomuniste nuk kanë qenë të pakta rastet kur investitorë shqiptarë ose të huaj për shkak se nuk kanë arritur të realizojnë projektin, i kanë braktisur punimet, duke i lënë qytetarët dhe bizneset që kishin paguar për to, në mes të rrugës. Shteti shqiptar ka kërkuar si garanci që vetëm njëri nga aksionarët të sjellë fillimisht në fazën e parë dhe më pas në fazën e dytë, një letër garanci për 30% të vlerës, që përkon me vlerën 600 mln Euro. E megjithatë, edhe sikur kjo shifër të përdorej e plotë, nëse pritshmëritë e kompanisë për shitjen nuk realizohen, sërish do të ishte e pamjaftueshme për realizimin e plotë të projektit. Nga ana tjetër, ekspertë të ekonomisë thonë se skema e financimit e parashikuar për këtë projekt që i krijon mundësi kompanisë për të gjetur financimin nëpërmjet borxheve dhe investimeve nga palë të treta, krijon lehtësisht mundësinë e futjes së parave të pista. Pra, ky projekt shndërrohet tashmë edhe në një lavatrice të pastrimit të parave. Skema të tilla tashmë janë të njohura në kullat që po ndërtohen në Tiranë, ku nëpërmjet kontratave të shitblerjes, shkëmbimit apo klering-ut, sektori i ndërtimit arrin të pastrojë miliona euro që vijnë nga aktivitetet kriminale. Qeveria nuk ka parashikuar asnjë mekanizëm se si në projektin e Durrës Marina do të detektojë dhe parandalojë pastrimin e parave të pista. Në marrëveshje është parashikuar shprehimisht e drejta që ka kompania e huaj për të futur në kompaninë e përbashkët aksionarë të tjerë, të cilët megjithëse të regjistruar në ndonjë parajsë fiskale, së shpejti mund të dalin shqiptarë, sic ka rezultuar në rastin e aferës së inceneratorëve apo koncesioneve në shëndetësi.

Së fundmi, por ndoshta më i rëndësishmi impakti social. Më lart kemi folur për mungesën e konsultimeve me qytetarë, biznese, media, eskpertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në fakt, ekspertë të ndryshëm e kanë ngritur si shumë problematike faktin se realizimi i këtij projekti do të sjellë një mbyllje dhe falimentim të të gjitha bizneseve të zonës, pasi të gjitha shërbimet tregtare do të realizohen nga njësitë tregtare të ndërtuara brenda projektit, cka do të thotë se bizneset përreth do të mbeten pa punë e për rrjedhojë do të detyrohen të mbyllin aktivitetet e tyre. Nga ana tjetër, bizneset që operojnë në sektorin e ndërtimit për shkak të kushteve të padrejta dhe diskriminuese që iu krijohen do të kenë vështirësi financiare për të vazhduar projektet e tyre dhe për t’i shitur ato. Shtuar këtu faktin se qytetarët që kanë blerë apo investuar në prona të paluajtshme, do të shohim luhatje të mëdha cmimesh pikërisht për shkak të projektit në fjalë. Ndikimi që do të ketë projekti në zhvillimin e qytetit është një tjetër element që duhet mbajtur në konsideratë, nisur edhe nga roli që ka pasur deri më tani porti në jetën e qytetit. Mungesa e cfarëdolloj studimi sa i përket impaktit social tregon në fakt se shqetësimi i qeverisë nuk kanë qenë qytetarët dhe bizneset e ndershme të Durrësit, por vetëm pasurimi i kompanive të klientëve pranë qeverisë, qoftë kjo edhe një praktikë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe ligjet e vendit. Impakti social është në fakt një nga arsyet pse projekte të tilla që janë realizuar në vendet e rajonit përgjithësisht kanë përzgjedhur jo qendrat e qyteteve apo zonat me një zhvillim të caktuar, por zona bregdetare, të cilat kanë qenë të lira nga ndërtimet. Në këtë mënyrë, këto projekte nuk kanë krijuar efekte negative në jetën sociale të komunitetit apo qytetit ku janë zhvilluar nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, ato kanë sjellë zhvillim për zona ku nuk ka pasur ndonjë veprimtari intensive më përpara. Por, sic e thamë është e qartë se interesi i qytetarëve dhe bizneseve të ndershme të qytetit të Durrësit, por jo vetëm, pasi porti ngërthen interesa të qytetarëve dhe bizneseve nga e gjithë Shqipëria, kanë qenë shqetësimi i fundit i qeverisë përballë interesave ekonomike.

Në konkluzion të analizës së mësipërme projekti ‘Marina & Jahtet e Durrësit’ paraqet problematika në disa aspekte: (i) kushtetuese; (ii) procesi i integrimit evropian; (iii) leverdia ekonomike; (iv) pastrimi i parave; dhe (v) impakti social. Sic kemi shpjeguar më lart, është e qartë se miratimi i këtij projektligji paraqet së paku dy problematika kushtetutshmërie që kanë të bëjnë me barazinë përpara ligjit dhe cënimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, në drejtim të konkurrencës, të garantuar nga nenet 11 dhe 18 të Kushtetutës së Shqipërisë. Nga ana tjetër, miratimi i një ligji të posacëm për t’i akorduar të drejta dhe privilegje të vecanta një sipërmarrje të caktuar, është në kundërshtim të hapur me nenet 71 dhe 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, për të cilat Komisioni Evropian ka pasur rast të reagojë edhe më herët. Shtuar këtu, nga analiza që kemi bërë me shifra më lart, ajo që shteti shqiptar ofron apo humb është shumë herë më e madhe se ajo që do të fitojë. Nga përllogaritja sipas vlerës së tregut, rezulton se Shqipëria do të ofrojë prona dhe të drejta në vlerë të paktën728.45 milionë Euro përkundrejt një fitimi prej 280 milionë Euro, në përfundim të afatit të plotë të projektit.

Ndërkohë, sic kemi përmendur, ekspertët e ekonomisë thonë se transferimi i portit të Durrësit në Porto Romano do të ketë një kosto të paimagjinueshme prej 1 miliardë Euro, cka do ta bënte këtë projekt tërësisht jo rentabël për shtetin shqiptar. Ekspertët po ashtu kanë shpjeguar se mungesa e burimeve të financimit nga ana e kompanisë, e cila disponon jo më shumë se 160 milionë Euro, 80 nga kapitalet e saj dhe 80 nga kreditë bankare, iu hap rrugë pastrimit të parave që kanë burime aktivitetet e paligjshme. Ekspertët e ekonomisë theksojnë se projeksionet e kompanisë sa i përket shitjeve dhe të ardhurave që do të sigurojnë janë shumë optimiste, thuajse jo reale, për një vend të varfër dhe me ekonomi të pazhvilluar. Në këto kushte, është e qartë se kompania mund të gjendet shumë shpejt në pamundësinë për realizimin e investimit të saj. Shtuar këtu, ky projekt ka një impakt të konsiderueshëm social vecanërisht për banorët dhe bizneset e qytetit të Durrësit, të cilët si rezultat i një qasje favorizuese dhe diskriminuese të qeverisë ndaj një subjekti tregtar, kjo do të sjellë shumë shpejt mbylljen e bizneseve të zonës dhe humbjen e vendeve të punës nga qytetarët. Element tjetër i rëndësishëm për t’u pasur në konsideratë, është edhe mungesa nga Instituti i Ndërtimit i një studimi të thelluar mbi parametrat e truallit në sheshin e projektit, kur qartazi kemi të bëjmë me zonë ranore, të njohur për paqëndrueshmëri dhe papërshtatshmëri për ndërtimet e larta dhe shumëkatëshe. Mungesa e plotë e transparencës, konsultimit me qytetarët, arroganca dhe shpejtësia nëpërmjet të cilave qeveria miratoi këtë marrëveshje janë dëshmi e qartë e mungesës së guximit për t’u përballur me problematikat e mëdha që ajo paraqet.

II. SHITJA E KONCESIONIT TË MENAXHIMIT TË PORTIT KOMPANISË SCHAPHA D.O.O.

Por, përvec problematikave të mësipërme, për të cilat Grupi Parlamentar i PD-së ka qenë mjaft i zëshëm gjatë gjithë kohës, transferimi i portit tregtar të Durrësit në Porto Romano për t’i hapur rrugë ndërtimit të projektit ‘Marina e Durrësit & Jahtet’ solli edhe një sërë problematikash të tjera. Konkretisht, qeveria shqiptare ndërpreu kontratën për menaxhimin e terminalit lindor me kompaninë gjermane EMS Shipping Trading GMBH. Kjo e fundit paditi shtetin shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në 7 prill 2023.

Megjithatë, sic kanë raportuar mediat gjermane, në korrik 2024, EMS tërhoqi papritur padinë në arbitrazhin ndërkombëtar dhe ia shiti koncesionin për 13 milionë euro një kompanie kroate, të quajtur Schapha d.o.o. Ky transaksion në dukje normal ka ngritur shumë pikëpyetje. Gjithnjë duke iu referuar mediave gjermane, ekspertët në Berlin dhe Bruksel kanë vënë në pikëpyetje arsyen pse një kompani e vogël kroate do të merrte përsipër një kontratë kaq të rrezikshme. Hetimet sugjerojnë se Schapha d.o.o. është një kompani fiktive me lidhje të ngushta me aktorë të fuqishëm kroatë dhe interesa shqiptare. Qëllimi i saj duket se është sigurimi i kontrollit mbi portin e ri strategjik në Porto Romano.

Nga analiza e medias gjermane Focus.de del se në këtëçështje ka një rol kyç edhe ish-drejtori i Portit të Durrësit, ministri aktual i Mbrojtjes Pirro Vëngu. Informacionet tregojnë se veprimet e tij janë kryer me dijeninë dhe miratimin e ministres sëInfrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo e fundit dyshohet se ka dhënë udhëzime për të lidhur kontakte me kompaninë multinacionale MAERSK. Drejtori rajonal i MAERSK për Adriatikun përshkruhet si një figurë qendrore në këtë rrjet.

Rezultati? Me Schapha d.o.o. si fasadë, një oligark lokal shqiptar, me mbështetjen e menaxherëve rajonalë të MAERSK, mund të sigurojë të drejtat ekskluzive për menaxhimin e portit të ri për 45 vitet e ardhshme. Kritikët dyshojnë se procesi i tenderimit, ende i pashpallur zyrtarisht, është i manipuluar dhe i paracaktuar për aktorë të caktuar.

Zbulimet marrin përmasa globale, pasi pronarët e Schapha d.o.o. kanë lidhje me Ekuadorin dhe Kolumbinë. Burime të ndryshme shprehin shqetësime se këto vende mund të përdoren si pika strategjike për rrugët e trafikut të drogës, duke përfshirë Shqipërinë, e cila tashmë monitorohet nga DEA.

Këto zbulime mund të kenë pasoja të mëdha për Shqipërinë. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e kontrollit të investitorëve ndërkombëtarë mund të ketë favorizuar pa dashje rrjete kriminale. Ndërkohë, qeveria shqiptare, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe ministren Balluku, po përballet me kritika të ashpra, si në vend ashtu edhe jashtë tij. Opozita ka shfrytëzuar këtë situatë për të akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Në nivel ndërkombëtar, rasti mund të ndikojë negativisht në besimin e investitorëve europianë dhe gjermanë. Roli i MAERSK, një kompani multinacionale e respektuar, pritet të tërheqë vëmendjen e mediave dhe institucioneve globale.

Media gjermane Focus.de e mbyll shkrimin e saj me konkluzionin si vijon: ‘Kriza e portit të Durrësit tregon përpjekjen e Shqipërisë për të balancuar mes zhvillimit ekonomik dhe rrjeteve të errëta politike. Aktorët ndërkombëtarë dhe Bashkimi Europian mund të kërkojnë hetime të pavarura dhe procese transparente për të rivendosur besimin.Në këtë betejë, Shqipëria nuk rrezikon vetëm një projekt miliardësh, por edhe imazhin e saj si një vend në zhvillim që synon të tërheqë investitorë të huaj dhe të ruajë stabilitetin në një rajon të brishtë.’

III. NDËRTIMI I PORTIT TË RI NË PORTO ROMANO

Në vijim të analizës së mësipërme, projekti ‘Marina e Durrësit & Jahtet’ sjell edhe transferimin e portit tregtar të mallrave dhe pasagjerëve në Porto Romano. Megjithëse fillimisht kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku kishin deklaruar se ndërtimi i portit të ri në Porto Romano nuk do t’iu kushtojë asnjë lekë taksapaguesve shqiptarë, pasi do të ndërtohet me financime private, më pas u njoftua se ndërtimi do të bëhet me fonde të Buxhetit të Shtetit. Pra, përvec faljes së sipërfaqes së tokës, sipërfaqeve ndërtimore, përjashtimit nga detyrimet fiskale, shteti shqiptar do të përballojë edhe koston për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, i cili sic kemi shpjeguar më lart do të ketë një vlerë shumë të lartë.

Në fakt, edhe sa i përket kostove reale të portit të ri në Porto Romano, kryeministri Rama dhe ministrja Balluku kanë vepruar në mungesë transparence, pasi fillimisht u tha se kostoja e projektit do të ishte 393 milionë euro. Por, më pas u zbulua se kjo shifër përfaqësonte vetëm fazën e projektit, pasi faza e dytë e projektit do të kushtonte 261 milionë euro të tjera. Për të vijuar edhe me koston e një baze detare me vlerë 366 milionë euro, që do të thotë se në total kostoja e ndërtimit të portit të ri në Porto Romano do të arrijë të paktën vlerën e 1 miliardë e 20 milionë euro. Ekspertët sugjerojnë se kosto mund të jetë akoma shumë më e lartë, por në mungesë të informimit dhe transparencës nga ana e qeverisë, akoma nuk mund të përcaktohet me saktësi se sa do jetë fatura finale.

IV. NGRITJA E KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR

Shqetësimet dhe problematikat e analizuara më lart janë ngritur në mënyrë të vazhdueshme nga opozita, shoqëria civile, media dhe ekspertët e fushës. Megjithatë, deri më tani ato nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga qeveria. Ndërkohë që dy vite pas miratimit të ligjit dhe 14 shtojcave të tij, mbetet e paqartë se nëç’fazë janë punimet për projektin ‘Marina e Durrësit & Jahtet’, si dhe punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Pikërisht, me qëllim shqyrtimin e procedurave të ndjekura për projektin ‘Marina & Jahtet e Durrësit’, shitjen e koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o., dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, kontrollin e ligjshmërisë, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e masave të nevojshme, përfshirë ndërhyrjet ligjore, deputetët nënshkrues kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e (i) Miratimit të projektit ‘Marina & Jahtet e Durrësit’; (ii) Shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o.; dhe (iii) Ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

Gjykata Kushtetuese e cilëson si ‘kompetencë kushtetuese’ të drejtën e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Duke e veshur një të katërtën e deputetëve me këtë pushtet, Kushtetuta ‘…institucionalizon një lloj tjetër autoriteti kushtetues, që njihet si pushteti i pakicës parlamentare’, që realizohet ‘…në mënyrë të pavarur…’ dhe që është ‘….i pakufizuar nga vullneti i shumicës’. E drejta e kontrollit hetimor i është njohur pakicës parlamentare, e cila duke i pasur të kufizuara mjetet në dispozicion, mund ta shndërrojë atë në një instrumet të fuqishëm kushtetues.

Ushtrimi normal i veprimtarisë së Kuvendit kërkon ekzistencën e elementeve të domosdoshëm që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve për respektimin e ligjeve nga të gjitha organet e tjera të pushtetit publik dhe shtetasit, si dhe pajisjen e tij me mjetet e përshtatshme për realizimin e kontrollit mbi mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe mbrojtjen e interesit publik. Komisionet hetimore që ngrihen për këtë qëllim në kuptim të nenit 77 të Kushtetutës, janë një mjet që i shërben pikërisht ushtrimit të kontrollit parlamentar. Ato janë instrument i rëndësishëm i parlamentit për mbledhjen e informacionit për cështje të vecanta, me qëllim arritjen e përfundimeve të caktuara.

Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi zbatimin e ligjitnë procedurat e miratimit të projektit ‘Marina e Durrësit & Jahtet’, shitjen e koncesionit të menaxhimit të portit një kompanie të huaj (të panjohur) dhe ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano, si dhe të vlerësojë nevojën për miratimin, korrigjimin, ndryshimin e legjislacionit relevant, me qëllim që të garantohen parimet e rëndësishme kushtetuese të mbrojtjes së pronës publike, konkurrencës së lirë, barazisë para ligjit, mosdiskriminimit, mbrojtjen e objekteve me rëndësi strategjike dhe ruajtjen e buxhetit të shtetit nga shpërdorimi.

Objekti dhe qëllimi i ngritjes së këtij Komisioni Hetimor është në përputhje me Kushtetutën dhe parimet themelore kushtetuese, për shkak se nuk sjell mbivendosje apo transferime të kompetencave të parashikuara nga Kushtetuta për organe të tjera, por synon njohjen dhe verifikimin në hollësi të të gjitha problematikave që lidhen me procedurat për projektin ‘Marina e Durrësit & Jahtet’, shitjen e koncesionit të menaxhimit të portit dhe ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, me qëllim që të kontrollohet zbatimi i legjislacionit në fuqi, të nxirren përgjegjësitë institucionale, si dhe të merren masa të përshtatshme në drejtim tëmbrojtjes së parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë, eficencës ekonomike, mbrojtjes së pronës publike dhe ruajtjes së buxhetit të shtetit në të gjitha kontratat publike që angazhohet qeveria shqiptare.

Mbrojtja, respektimi dhe promovimi i këtyre parimeve në procedurat e lidhjes së kontratave publike janë kushte të diktuara edhe nga nenet 71 dhe 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë kuptim, është detyrë e Kuvendit që pasi të kryejë një skanim të plotë të problematikave të ndërmarrë cdo lloj mase të nevojshme që parandalon abuzimet dhe shkeljet ligjore në të ardhmen nëkontratat publike, me palë qeverinë apo shtetin shqiptar.

E drejta e Komisionit për kryerjen e hetimeve do të realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar dhe detyra kushtetuese që mbulojnë deputetët, si përfaqësues të popullit dhe zëdhënës të interesit publik, për zbardhjen e plotë të kësaj cështjeje. Dobishmëria e këtij hetimi konsiston pikërisht në nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, duke ndihmuar në evidentimin e problemeve dhe mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës.

Nëse i referohemi praktikës ndërkombëtare, natyra e cështjeve të hetuara nga komisionet hetimore ka qenë e një rëndësie substanciale apo parësore për publikun, me ndikim të vecantë në marrëdhëniet ndërshtetërore, me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe mospërsëritjen e fenomeneve të hetuara në të ardhmen. Në këtë drejtim, cështjet më të shumta kanë patur për objekt administrimin e fondeve publike, marrëdhëniet ndërshtetërore, falimentimet e korporatave apo subjekteve të ndryshme private, të cilët kanë patur një impakt në ekonominë e vendit, apo hetimin e fenomeve kriminale.

Në rastin konkret, puna e Komisionit Hetimor nuk do të konsistojë në nxjerrjen e përgjegjësive penale për personat që potencialisht mund të kenë kryer shkelje, pasi kjo është detyrë funksionale e organeve të drejtësisë. Komisioni Hetimor do të përqendrojë punën e tij në në njohjen dhe verifikimin në thellësi të ligjshmërisë të praktikave institucionale të ndjekura nëtë gjitha fazat për miratimin e projektit ‘Marina e Durrësit & Jahtet’, prishjen e kontratës me kompaninë gjermane EMS dhe shitjen e koncesionit te kompania kroate Schapha d.o.o., si dhe projektimin e ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Nga ana tjetër, mbledhja e informacioneve të detajuara nga institucionet relevante synon që në përputhje me realitetin e diktuar nga rrethanat, provat dhe të dhënat në dispozicion, të nxirren përfundime mbi nevojën e miratimit, plotësimit apo korrigjimit të ligjeve të vecanta, me qëllimin ofrimin e një mbrojtjeje të plotë ligjore dhe institucionale të parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë, eficencës ekonomike, mbrojtjes së pronës publike dhe ruajtjes së buxhetit të shtetit në të gjitha kontratat publike që angazhohet qeveria shqiptare.

Kërkesa për ngritjen nga Kuvendi të një komisioni hetimor, përmbush tri kriteret kushtetuese si vijon: (i) cështja ka të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera për të cilat ai është i autorizuar të marrë masa ligjore; (ii) objekti i hetimit fokusohet në një cështje konkrete; dhe (iii) ekzistojnë të dhëna dhe indicie të mjaftueshme që dëshmojnë për ekzistencën e problematikave lidhur me procedurat për miratimin e projektit ‘Marina e Durrësit & Jahtet’, shitja e koncesionit të menaxhimit të portit dhe ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano.

Kërkesa për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e (i) Miratimit të projektit ‘Marina & Jahtet e Durrësit’; (ii) Shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o.; dhe (iii) Ndërtimit të portit të ri në Porto Romano, bazohet në nenin 77, pika 2 e Kushtetutës, i cili parashikon se: ‘Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një cështje të vecantë.’, si dhe neni 25 i Rregullores së Kuvendit, i cili parashikon se ‘1. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një së katërtës së të gjithë anëtarëvë të tij, është i detyruar të caktojë një komision hetimi, për të shqyrtuar një cështje të vecantë. 2. Komisionet hetimore të Kuvendit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj.’

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, ne, një grup deputetësh, jo më pak se ¼ e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 77, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 25, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit,

KËRKOJMË:

1. Ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e (i) Miratimit të projektit ‘Marina & Jahtet e Durrësit’; (ii) Shitjes sëkoncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o.; dhe (iii) Ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

2. Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) shqyrtimin e të gjitha problematikave lidhur memiratimin e projektit ‘Marina e Durrësit & Jahtet’, prishjen e kontratës me kompaninë gjermane EMS dhe shitjen e koncesionit te kompania kroate Schapha d.o.o., si dhe projektimin e ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano; dhe ii) vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë, eficencës ekonomike, mbrojtjes së pronës publike dhe ruajtjes së buxhetit të shtetit në të gjitha kontratat publike që angazhohet qeveria shqiptare.

3. Komisioni do të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

4. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

5. Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

DE P U T E T Ë T

(BalkanWeb)

Aferat korruptive, diplomatja e SHBA-ve, mesazh politikës: Të gjithë do jepni llogari, pavarësisht posteve që mbani

VALENTINA MADANI/ E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn shprehu dje mbështetjen për reformën në drejtësi ndërsa politikës i përçoi mesazhin e fortë se të gjithë do të japin llogari pavarësisht posteve që mbajnë.

 

Në konferencën që dje shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP), VanHorn vlerësoi punën e vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët. Diplomatja amerikane theksoi se kjo reformë po bën një ndryshim të prekshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake. Kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për t’u përballur me hakmarrjen për këto vendime. Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vetingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016. Kjo është falë punës suaj”,-theksoi ajo.

Teksa përgëzoi punën që është bërë deri më tani nga institucionet për personat e korruptuar në politikë e drejtësi, ajo tha se prokurorët dhe hetuesit në SPAK po luftojnë për të sjellë në gjykatë bosët e krimit dhe figura të korruptuara politike. Ajo vuri në dukje se procesi i vetingut nuk ka mbaruar. VanHorn tha se kërkesa e popullit shqiptar për llogaridhënie dhe transparencë, për drejtësi dhe barazi është po aq e fortë sot sa ishte në vitin 2016. “Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe kjo do të vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju”,- u shpreh VanHorn.

Ajo vuri në dukje sakrificat dhe guximin e komisionerëve, të cilët tha se kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për t’u përballur me hakmarrjen lidhur me vendimet jopopullore që kanë marrë. Sa i takon reformës në drejtësi, VanHorn tha se shumë e kanë refuzuar, ndërsa vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duke thënë se po përpiqen që të gjykojnë bosët e krimit dhe zyrtarët e lartë të korruptuar. E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri theksoi se kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi mbetet po aq e fortë sa në vitin 2016, kur u miratua. Vazhdoni me luftën kundër korrupsionit, ishte mesazhi i qartë i saj, duke thënë se SHBA e kanë në krah gjatë këtij rrugëtimi.

“Ju keni ndërtuar institucione të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Tani është thelbësore që ato të përdoren në mënyrë efikase, të pavarur dhe të paanshme”,- u shpreh ajo, duke nënvizuar nevojën për të vijuar me luftën kundër përpara pavarësisht pengesave. E dërguara e SHBA ja bëri të qartë politikës se Uashingtoni është krah SPAK.

Ajo inkurajoi prokurorët të vijojnë goditjet pavarësisht se kë kanë për ballë.

“Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figura të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju, që ndodheni sot, që të ndiheni krenar për të këto arritje. Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikasë, të pavarur dhe të paanshëm. SPAK duhet të vijojë të hetojë rastet më të rëndësishme të korrupsionit, duke bërë që të japin llogari ata që kanë abuzuar me pushtetin pavarësisht postit. Mbetet më shumë për t’u bërë. Duhet të jeni të pavarur dhe të paanshëm. Shtetet e Bashkuara ju mbështesni të vijoni kështu”,-deklaroi VanHorn./Gazeta Panorama

SPAK kërkon seancë me dyer të mbyllura për të dëgjuar dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, avokatët dhe të pandehurit kundër: Nuk ka gjë për të fshehur

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur një kërkesë në gjykatë për të vazhduar dëshminë e të penduarve të drejtësisë pa praninë e mediave dhe për të mbajtur procesin me dyer të mbyllura.


Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, jo kërkesë ka shkaktuar irritim tek të pandehurit, të cilët e kanë kundërshtuar ashpër, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për të fshehur dëshmitë dhe se gazetarët duhet të qëndrojnë brenda sallës së gjykatës.

Një prej të pandehurve, Petrit Çoli, ka kërkuar që seanca të mbahet me dyer të hapura dhe media të jetë prezente.

Ai ka theksuar se dëshmia e tij duhet të jetë transparente dhe se nuk ka asnjë arsye ligjore për të mbyllur dyert e gjykatës.

“Dua që fjala ime të jetë transparente, seanca me dyer të hapura, media te jetë prezente në sallë. Avokatët, media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shume se gjysmën e dëshmisë”, ka thënë ai. gsh

Protesta e 23 dhjetorit, Balliu: Tirana në duart e qytetarëve, bota perëndimore po kërkon…

Klevis Balliu, shef i Organizimit në PD, në “Opinion” me gazetaren Nisida Tufa në News24, tha se protesta e 23 dhjetorit u propozua nga strukturat e PD-së.

Balliu tha se strukturat propozuan këtë datë për të pasur një kohë të mjaftueshme për organizimin.

“Nuk ka rëndësi data, por arsyet e kësaj proteste. Çdo qytetar që e ndjen xhepin e tij më bosh se kurrë justifikon çdo akt të mosbindjes civile”, tha Balliu.

Përsa i takon kërkesës për Qeveri teknike, Balliu tha se këtë e kërkojnë nga Partia Republikane në SHBA, dhe partitë e qendrës së djathtë dhe të djathtë, në të gjithë Botën përmes 3 rezolutave të miratuara tashmë.

Në këtë kuadër, Balliu tha se qeverinë teknike në Shqipëri e kërkon Bota perëndimore. “Janë 3 rezoluta jetike për demokracinë tonë. Qeveria përdor krimin e organizuar në zgjedhje dhe në kushte të tilla qeveria teknike është jetike për zgjedhje të lira dhe me standarde”, tha Balliu.

Sipas tij, nuk është hequr dorë nga asnjë skenar i mosbindjes civile. “Më 23 dhjetor, Tirana do të jetë nën kontrollin e qytetarëve”, tha Balliu. Sipas tij, më 23 dhjetor do të bllokohen rrugët e korrupsionit, jo rrugët për qytetarët. “Qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë. Ne kërkojmë që në Shqipëri të bëhen zgjedhje normale, mos kemi bandat që marrin peng procesin”, tha Balliu. bw

Berisha zbardh skenarët për protestën e radhës: Me 23 dhjetor bllokojmë Tiranën nga Qafë Priska deri në…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbardhi skenarët e protestës së 23 dhjetorit. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ai bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje, ndërsa u shpreh se do të bllokojnë Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet.


Ai u shpreh besimplotë në një mobilizim të të gjithë potencialit, për ta bërë atë protestë, siç tha ai, një nga mosbindjet civile më të shkëlqyera.

“Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë.

Mbarë bota mezi pret këtë akt, këtë mosbindje, E kanë pëlqyer shumë, kudo në botë. U them unë juve. Se një gjë duhet ta dini. Atë ndihmë që na ka dhënë ne shtypi ndërkombëtar, nuk i dalim borxhit kurrë.

Dhe ta dini që, ka gazetarë të cilët kanë humbur vende për shkrimet që kanë bërë. Janë treguar të mëdhenj. Janë treguar njerëz të lirë, dhe mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre.

Ndaj dhe, e keni parë ju vet se me ç’pasion i paraqisin mediat e botës protestat tona, sepse janë antidiktaturë, sepse janë për liri. Nuk mund të ndodhtë ndryshe.

Ndaj dhe kjo mosbindje, Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet.

Jam i sigurtë se, ju do të mobilizoni të gjithë potencialet që kemi për të bërë një nga mosbindjet civile më të shkëlqyera, më të fuqishmet që kemi realizuar ndonjëherë”, tha Sali Berisha. gsh


Send this to a friend