Qendra e Studimeve INFOCIP publikoi sot një studim mbi marrëdhëniet e punës, sipas të cilit, rreth 30% e ngarkesës së gjykatave administrative dhe 60% e çështjeve në Gjykatën e Lartë në tre vitet e fundit e zënë punësimet dhe shkarkimet nga puna.
Nga studimi doli se një punonjës që humbi punën në shtet priti në dyert e gjykatës mesatarisht 840 dite (2.3 vjet) për të gjetur drejtësi në të dyja shkallët e gjykimit.
Shtuar edhe shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë, pritja arrin mesatarisht 1730 dite ose rreth 4.7 vjet.
Sipas ligjit, afati ligjor që të zgjidhet një mosmarrëveshje administrative deri në Apel nuk duhet t’i kalojë 90 ditë.
Sipas INFOCIP, shteti të mos prodhojë kaq shume konflikt gjyqwsor, qw shkon në dyert e gjykatave, ose gjykatat të plotësohen me gjyqtarë.
“Në 2018 Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 4743 vendime, prej të cilave 1400, ose 29.5 %, kishin objekt marrdhëniet e punës.
Në 2017 dha 5546 vendime, prej të cilave 1601 ose 30%, kishin si objekt marrëdhëniet e punës.
Afro 77% e ankimuesve fituan çështjet e tyre gjyqwsore për pushim të padrejtë nga puna” – thotë studimi i INFOCIP.
Janë 10 mijë e 625 paga që shteti duhet të paguajë si dëmshpërblim për personat që fituan çështjet gjyqësore ndaj tij në 2018 në Apelin Administrativ.
Janë 19003 paga të cilat duhen paguar si dëmshpërblim personave që fituan gjyqet në 2017.
Për rreth 30 mijë paga të cilat duhen dëmshpërblyer për dy vitet e fundit fatura që duhet paguar nga shteti është rreth 15 milion euro.
Në vitin 2015 nga thesari i shtetit u paguan rreth 22 milion euro për ekzekutim vendimesh gjyqësore të viteve pararendëse.
Në 2018 u paguan rreth 100 milion euro dëmshpërblime pagash për pushim të padrejtë nga puna.
Ndërkohë në Apelin Administrativ akoma nuk kanë mbërritur çështjet e vitit 2017, i cili ishte një vit zgjedhor.
Gjatë kohës së qeverisjes me ministra teknike, u raportuan rreth 600 pushime nga puna përpara se zgjedhjet të ndodhnin.
Pas zgjedhjeve, lëvizjet në administratë vijuan përsëri.
Bazuar në këto të dhëna, në vitin 2019 pritet serish te kemi një faturë të re që mund të shtojë me 5-7 milion euro barrën në buxhetin e shtetit, barrë të cilën duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptarë.
Ka raste kur brenda një dite një drejtor i ri mund të bëjë 100 shkarkime nga puna. Largimet kolektive nga puna janë një barrë e rëndë për të gjithë.
Nëse gjykimi i këtyre padive do të realizohej shpejt, INFOCIP beson se dëmi ekonomik do të reduktohej ndjeshëm, pasi punonjësi do të kishte mundësi reale të rikthehej në vendin e punës përmes ekzekutimit të vendimi gjyqësor të formës së prerë, pa qenë nevoja që shteti të paguajë dy rroga për të njëjtin vend pune, e në ndonjë rast edhe tre paga.
Komentet