Nuk ka ndodhur kurrë më parë, por risia vjen më 7 shtator, në ndeshjen Shqipëri-Portugali. 12.500 tifozët që pritet të mbushin stadiumin “Elbasan Arena” do të jenë të gjithë të identifikuar.
Askush nuk mund të futet në stadium pa u verifikuar më parë emri, mbiemri, numri i kartës së identitetit ose i pasaportës biometrike. Ky është vendimi që ka marrë dje institucioni i futbollit shqiptar, pas një mbledhjeje në kuadër të organizimit të ndeshjes së 7 shtatorit.
Burime të sigurta në FSHF treguan ekskluzivisht për “Panorama Sport” se do të hidhet hapi i parë me bileta të personalizuara, duke bërë që organizimi i kësaj ndeshjeje të jetë në nivelet më të larta. Në fakt, mendohej se kjo risi do të hidhej në praktikë në takimin e 8 tetorit me Serbinë, por FSHF-ja ka vendosur që t’i paraprijë ndaj Portugalisë, që është një tjetër duel i rëndësishëm për fatet e Kombëtares…
Komentet