Do të luhet në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombëve, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Pas paraqitjeve zhgënjyese në testet miqësore, sot është dita e së vërtetës, në rast të kundërt, stoli i trajnerit Panuçi do të jetë tepër i rrezikuar.
Edhe pse me mungesa të shumta dhe me lojtarë që nuk aktivizohen sistematikisht në klubet e tyre, djemtë kuqezinj do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Izraelit, në shtëpi, pas asaj humbjes 0-3 në sfidën e 12 nëntorit të vitit 2016.
Një fitore në përballjen e sotme, do t’i hapte rrugën Kombëtares, për të kapur vendin e parë. Kujtojmë që kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Izraelin dhe Skocinë.
SHQIPËRI-IZRAEL ORA 20:45
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri
Izraeli: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natço, Zahavi, Kajal, Dabur, Jeini, Tuatha, Peretz
LIVE NGA ELBASANI PARA FILLIMIT TË NDESHJES:
(Vladimir Mema dhe Olsi Tujani)
19:30 Tifozët mbajnë radhën për tu futur në stadium, kontroll i shpeshtë i policisë bëhet pengesë për futjen e shpejtë.
19:25 Mbërrin edhe Kombëtarja e Shqipërisë, Panuçi futet i pari në stadium.
19:20 Bllokohet autobuzi i Kombetares në hyrje, për shkak se nuk ishin larguar furgonet shoqerues te Izraelit
19:15 Kombëtarja e Izraelit mbërrin në stadium, pritet edhe Shqipëria. 6 furgonë dhe 2 autobusë prezent nga pala izraelite.
19:05 Në stadium mbërrijnë edhe gjyqtarët hungarezë që do të vendosin drejtësi në këtë përballje. Priten vetëm skuadrat.
19:03 Nuk e mori në Europian, por Hamdi Salihi nuk nguron të përqafojë De Biazin.
19:00 Në hyrje të stadiumit, De Biazi ka takuar edhe presidentin Armand Duka. Nuk mungoi as përqafimi i ngrohtë mes tyre, si 2 miq të vërtetë.
18:50 Në hyrje të stadiumit mbërrin edhe ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi. Ai përfiton nga rasti për të takuar gazetarë, ndërkohë që nuk mungojnë fotot, me 2 tifozë shqiptarë të ardhur nga Londra.
18:45 Eskortat me autokolonat e skuadrave kombetare, do të nisen rreth orës 19:00.
18:40 Luan kombëtarja, pak entuziazëm, por në Elbasan do të jetë dhe… Luka Modriç. Të paktën nga fanella e një tifozi…
18:38 Vijon patrullimi i helikopterit mbi stadiumin “Elbasan Arena”.
18:35 Forca policore në të gjithë pallatet pranë stadiumit.
18:32 Prezent në Elbasan edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mobilizim i jashtëzakonshëm i Forcave të Rendit.
18:30 Masat e rrepta nuk kanë fund. Mbi stadiumin “Elbasan Arena” është ngritur edhe një helikopter i ushtrisë, i cili patrullon nga ajëri.
18:25 Nuk mungon aq qeni i policisë në ambientet e jashtme të stadiumit.
18:20 Nis hyrja e tifozëve në stadium. Kontroll i rreptë policor.
18:15 Kombëtarja bën bashkë 2 trajnerët e mirnjohur, Sulejman Starova dhe Shkëlqim Muçën të cilët do të jenë në stadium për të ndjekur këtë përballje.
18:05 Nuk mungojnë as policët me snajper në taracën e stadiumit dhe në taracat e pallatave afër “Elbasan Arenës”.
18:00 Formohet perimetri i kontrollit të policisë. Të gjithë grupet po rreshtohen dhe krijojnë kordonet policore
18:55 Behet gati per të nisur hyrja në stadium, policia rrethon zonën.
17:50 Reja e zezë po largohet dhe pritet një mot i mirë në orët në vazhdim
17:45 Ka dhe nga ata tifozë që i kanë marrë masat për rreshjet e shiut duke qenë gati për të mbështetur ekipin kombëtar, pavarësisht motit.
17:30 Forcat e Policisë, organizohen 3 orë para startit të ndeshjes në hyrje të stadiumit.
16:30 Një shi i imët fillon në qytetin e Elbasanit, por nuk duket shqetësues, pasi zgjat vetëm pak minuta.
16:15 Nuk mungojnë tifozët në dyqanet e biletave. 3 janë pikat e shitjes së biletave në qytetin e Elbasanit: 1. Pika e shitjes tek teatri Skampa 2.Kancelaria përballë teatrit Skampa 3.Kioska e FSHF tek shatervani në bulevardin kryesor.
16:00 Elbasani është “blinduar” 3 orë para ndeshjes. Plot 670 forca policore kanë zbarkuar në qytetin ku do të zhvillohet sfida Shqipëri-Izrael, për të vendosur rregull dhe për të shmangur incidente. Një numër i madh automjetesh të blinduar dhe jo vetëm, kanë udhëtuar nga kryeqyteti drejt Elbasanit. Një shtetrrethim i vërtetë.
Komentet