Të dhënat e rreth 7 mijë efektivëve të policisë të publikuara nga hakerat sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit.
Pyetje: Hetimet për sulmet kibernetike, janë bërë publike edhe emrat e punonjësve të Policisë kohët e fundit?
Muhamet Rrumbullaku: Nuk kanë të bëjnë fare. Është një listë emrash, pavarësisht se identifikohen dhe janë punonjës policie, nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit.
Pyetje: I druheni publikimit të informacioneve sensitive të Policisë?
Muhamet Rrumbullaku: Ne disponojmë 100 për qind informacionin tonë, asnjë informacion i klasifikuar, pavarësisht deklaratave, ne jemi në të drejtën tonë, ne jemi në informacionin tonë, nuk kemi asgjë të ekspozuar.
Pyetje: Sa e rrezikshme është publikimi i “Deep Sea” pasi është pretenduar që e kanë dhe mund ta shesin nëpërmjet bit coin?
Muhamet Rrumbullaku: Duhet të kenë informacionin e duhur në lidhje me sistemin “Deep Sea”, është motor kërkimi, nuk ka infromacion, s’ka databazë, nuk ka të dhëna. Ekspertiza do të japë fjalën e fundit.
Pyetje: Ka një frikë mes punonjësve të policisë për emrat që kanë dalë, çfarë masat duhet të merren?
Muhamet Rrumbullaku: Nuk ka asnjë lloj frike nga askush, punonjësit e policisë nuk janë në presion e askujt dhe të asnjë indicia tjetër në lidhje me to. Gjithsecili prej tyre vazhdon të kryejë funksionet përkatëse.
/Gazeta Express
Komentet