Shpresa është zogu me pupla
Që e bën folenë mu në shpirt brenda,
Melodisë pas nuk i vë fjalë,
Dhe kurrë s`i pushon kënga.
Stuhisë dëgjohet ëmbël kodër më kodër;
Lënduese duhet të jetë era e fortë
Që mund ta hutojë zogun e vogël
Të mbështjellë aq ngrohtë.
E kam dëgjuar në vendin më të ftohtë
Dhe mbi më të çuditshmin det;
Ai kurrë, deri në skaj
Një thërrime nga unë s`e lypi vetë.
Shqipëroi Sinan Kërpaçi
Bar “MATEO”, qershor 2015
Komentet