Shpirti im është zgjuar, fryma ime po fluturon,
dhe po mbartet lart mbi krahët e flladit të freskët;
Sepse, mbi mua, rreth meje, era e egër po zhurmon
duke marrë vrull për të dalldisur tokën dhe detet.
Bari i tharë një kohë të gjatë në diell po vështron,
pemët e zhveshura i ngrenë lart degët kuturu;
gjethet e vdekura poshtë tyre vallëzojnë me gëzim,
retë e bardha po tunden përtej qiellit blu.
Do të doja të shikoja sot oqeanin si përplas aq furishëm
shkumën e dallgëve të tij në shtjellat e harlisjes,
do të doja të shikoja valët krenare si vërtiten
dhe të dëgjoja zhurmën e egër të bubullimës së tyre!