Të paktën 10 persona janë vrarë në një shpërthim në një stacion metroje në qytetin rus të Shën Petersburgut. Të paktën 50 të tjerë janë plagosur.
Shpërthimi ndodhi në stacionin e metrosë “Sheshi Senaja” në qendër të qytetit. Të gjitha stacionet e metrosë në qytetin e dytë më të madh të vendit janë mbyllur.
Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar, por Presidenti rus Vladimir Putin tha se hetuesit po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, duke përfshirë terrorizmin.
“Arsyet janë ende të paqarta, prandaj është herët për të folur rreth tyre. Hetimi do ta tregojë. Por, natyrisht, ne gjithmonë mbajmë parasysh të gjitha mundësitë, që mund të jenë krim lokal dhe, para së gjithash, akt terrorizmi,” tha ai.
Putin mbërriti në Shën Petersburg sot për të folur në një forum vjetor për mediat, të organizuar nga një lëvizje politike që mbështetet nga Kremlini.
Njoftohet gjithashtu se presidenti Vladimir Putin ndodhet sot në Shën Petersburg për të folur në një forum vjetor të mediave të sponsorizuara nga Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha presidenti Putin ishte informuar për shpërthimin.
Komentet