VOAL

VOAL

Shpërthen edhe Inva Mula: Është e turpshme në Shqipëri në vitin 2018 të jetohet me këto kushte për një artist!

February 14, 2018

Komentet

UGSHPD: URSULA, KUMLLAXHIU* DHE BELA (Rrëfenja e Zadejës Eolike)

 
 
…na ishte një lumë që dikur u kthye në dritë. Ndaj që të bënte edhe më shumë dritë  jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën u desh Bela e Pasqyrave dhe e Erashkave që gjithçka që sjell natyra të kthehej në energji e dritë, të ndriçonte! 
 
Eh, çnuk e gjeti shqiptarin e gjorë që të mos vazhdojë e t’i dëgjojë  përrallat e në mos të  bëjë humor edhe në ditët më të këqija për vendlindjen e vet sa herë që ka në krye diktatorë dhe autoritarë që e qeverisin. Nga “Fanari i Pashuar” buzë Adriatikut prej regjimit të Hoxhës dje,  sot ose të paktën deri në vitin 2030 “Parku Eolik” i Zadejës do të mbahet mend si vepër e Rilindjes Socialiste që i bën shqiptarët popullin me kulturë të gjelbër e globalistë në muajt e ardhshëm të një fushate zgjedhore dhe i fut ata në Evropë.
 
A është kjo një ëndërr-përrallë brenda BE-së që po na tregon Rilindja Socialiste apo shqiptarët në sytë e tyre janë aq “injorantë” sa akoma të mos e ndajnë dot propagandën nga shkenca dhe korrupsionin nga kriza e sistemit?
 
Nuk ka asgjë të keqe të ëndërrosh për rrezen e dritës, për burimet ujore, për erën edhe për atë se si kjo dhuratë e natyrës shndërrohet në energji. Por që paranë e marrë nga energjia ta kthesh në varfëri dhe shpopullim që shqiptarët ta gjejnë gjetiu mirëqenien, kjo  gjendje e mjeruar në mendësi po vërteton se keq qeverisja e korruptuar e cila shkon nga një mandat në tjetrin vetëm duke pasuruar elitën dhe tregon se Shqipëria po drejtohet nga një doktrinë dhe nga një sistem mashtrues në plan kombëtar dhe ndërkombëtar.
E renditëm këtë arsyetim për të kuptuar se çfarë rreziku sjell heshtja kur mungon transparenca dhe sundon heshtja përballë shpenzimeve marramendëse dhe të tepruara me projektet që ideon dhe zbaton një qeverisje e korruptuar duke përdorur buxhetin e shtetit si dhe fondet e BE-së.
Parku Eolik i Zadejës është miratuar me një VKM të Këshillit të Ministrave më 9 Korrik, 2021 si një central gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në digën e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, Qarku Shkodër, nga  KESH, sh.a. (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare). Diga e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, Qarku Shkodër shtrihen për 4 vjet  si projekt që prej datës së miratimit, ku 2% e sasisë vjetore të prodhuar të energjisë elektrike ose konvertimin i saj në vlerë monetare i jepet ministrisë përkatëse.  
Pra jemi rreth 8-9 muaj nga afatet e vendosura. Një para e shpenzuar ku në muajt e  ardhshëm të fushatës elektorale Rilindja Socialiste do të fillojë të flitet për arritjen dhe kjo veçanërisht banorëve në zonat e qarkut të Shkodrës se sa “seriozisht” janë kryer veprat dhe mbajtur premtimet. Në muajin Korrik 2021 me daljen e VKM u fol se përfituese do të ishin 1900 familje nga shfrytëzimi i burimeve të gjelbra. 
Por tani pas premtimit 48 mujor deri në periudhën e mbetur a thua se në atë zonë popullsia të jetë shtuar dhe familjet shqiptare atje të jenë bërë më të interesuara dhe më të lidhura me tokën, prodhimin bujqësor apo veprimtari të tjera ekonomike?
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe zona e Vaut të Dejës po shpopullohet, sepse nuk ka punë, rinia është larguar, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka shkolla dhe nuk ka infrastrukturë.
Le të vijmë në faktin e rëndësishëm të transparencës ose kontrollin që edhe opozita e përgjegjshme e ka për detyrë ta ushtrojë, të ndërgjegjësojë publikun përmes informimit dhe fakteve të cilat media mund t’i ndjekë saktësojë dhe t’i jepet haku palëve qoftë me duartrokitje apo qoftë edhe me ndëshkim vote për premtimin dhe përgjegjësitë.
Për problemin në fjalë qëndrojnë dy kosto. Njëra e miratuar nga qeveria dhe tjetra e propozuar dikur nga oferta në rast se do të zbatoheshin kushtet e pjesëmarrjes me konkurrencë e lirë mes palëve të interesuara për projektin dhe kostoja për projekte të ngjashme është disa herë më e lirë. 
Vlera e miratuar me VKM për Parkun Voltaik u bë 8.3 milion €  kundrejt një vlere prej 5 milion € që mund t’i kushtonte privatit.
A ka shpërdorim, përvetësime apo pjesë të tjera shtesë në projekt që duhen qartësuar.
Këtë e ka kërkuar Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi dhe e ka kallëzuar në SPAK, përsa kohë zv/kryeministrja Belinda Balluku ende nuk ka dalë me një qendrim për ta saktësuar çështjen në fjalë.
Heshtja për paranë e shpenzuar nga buxheti i shtetit është mos respekti për paranë e qytetarëve dhe arroganca që shpreh pushteti dhe keq qeverisja.
Për të mos u zgjatur le të krahasojmë premtimin e vitit 2021 dhe diferencën e 5 milion € që opozita po i kërkon për transparencë në kohën edhe kur buxheti i shtetit për vitin 2025 u kaluar me forcën e kartonit 75 ndaj 24 kundër, shprehje e indiferencës për shpenzimin dhe e arrogancës për konsultim dhe përmirësim të shpenzimeve për buxhetin gjatë vitit 2025.

Balluku e mbronte në muajin Dhjetor të 2021 Parkun Eolik si të tillë: Këtu do jetë një park i integruar i prodhimit të energjisë elektrike. Me energjinë elektrike që prodhohet nga uji, një nga hidrocentralet më të hershme të ndërtuara, me energjinë e prodhuar nga panelet që është hapi i dytë, më pas me panelet lundruese të cilat do t’i vendosim në basenin e këtij hidrocentrali dhe më pas me ato eolike. Kështu që do kemi një kompozim të të gjithë burimeve të mundshme të gjelbra. Nuk janë thjesht prodhim energjie i shtuar që i shtohet sistemit tonë, por është prodhim energjie i gjelbër. Vau i Dejës do kthehet në një park të integruar energjetik të prodhimit të burimeve të gjelbra

“.

Me këtë lloj projekti qeveria shqiptare na shfaqet interesante apo mashtruese në dyert e BE-së?
Pikëpyetja është e madhe pasi më 23 Tetor, 2024 gjatë një konference të përbashkët për shtyp nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Rama u dha një konferencë për shtyp ku “Parku Eolik” i përket nismës së dytë të planit të investimeve për Ballkanin Perëndimor ku  Ursula von der Leyen u shpreh se:- “Punën për këtë plan investimesh e kemi filluar 4 vite më parë. Në Shqipëri me anën e këtij plani janë mobiluar investime prej 1.4 miliard eurosh me fokus të fortë tek tranzicioni drejt energjisë së pastër. Ju e dini që  Bashkimi Europian ka filluar punën për atë arritur neutralitetin ose asnjanësinë e karbonit deri në vitin 2050, ndaj është shumë e rëndësishme që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e kësaj nisme bashkë me ne. Megjithatë për Shqipërinë, kjo nuk ka për të qenë sfidë veçanërisht e madhe sepse ju jeni lider në këtë fushë. Prandaj ne po punojmë me ju për projekte që mund ta fuqizojnë këtë lidership që ju keni në këtë fushë. Në fushën e energjisë së rinovueshme, për shembull ne kemi hidrocentralin e Vaut të Dejës me energji diellore, shpresoj ta kem thënë siç duhet Vaun e Dejës, pra mbi lumin Drin. Është i pari i këtij lloji në rajon”
Kjo është një deklaratë e fortë në gjithë përmbajtjen sepse  tashmë flitet për para dhe mekanizma financiare ndërkombëtare ku partneriteti mes shteteve ka përgjegjësi për përdorimin e fondeve që burojnë nga taksapaguesit e një grupi shtetesh siç është BE-ja.
Mes Bardhit apo Ballukut 5 milion €  janë si një pikë uji në fondet që akordohen prej institucioneve financiare ndërkombëtare si ndihma apo  kredi. Por kur krahason dy çmimet mes qeverisë dhe ofertës së privatit në qindra projekte që ndërmerren për tu realizuar në ekonominë, bujqësinë, transportin, shëndetësinë, arsimin shqiptar shqetësimi bëhet i madh.  Kjo duket tani si një betejë e hapur përderisa pala e qeverisë jo vetëm hesht, por ajo vijoi me miratimin e një buxhetit 2025, i cili është “2 herë më i lartë se ai i vitit 2013, duke planifikuar 822,7 miliardë lekë shpenzime, ndërsa totali i të ardhurave arrin në 754,6 miliardë lekë”. 
Forca e kartonit  e miratoi ndërkohë që Strategjia e një Shqipërie të shpopulluar, apo edhe motoja drejt Evropës 2030 ku politika po rend ta vjelë votën  tregojnë një drejtim absurd që nuk është aq i bukur sa dhe rrëfenja  ..na ishte një lumë që dikur u kthye në dritë. Ndaj që të bënte edhe më shumë dritë  jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën u desh Bela e Pasqyrave dhe e Erashkave që gjithçka që sjell natyra të kthehej në energji e dritë, të ndriçonte! 
Tani më nuk është fare as frika dhe as blerja e votës sepse Rilindja Socialiste sidomos elita e saj e justifikon mandatin e saj të katërt pas miratimit me forcën e kartonit buxhetin për vitin 2025. Ky mund të quhet buxheti për administratën shtetërore dhe i gjithë atyre institucioneve që i ruajnë marrëdhëniet me të. Por nuk mund të jetë as një buxhet ku të rinjve t’i sigurohet vendi i punës dhe as e të porsa lindurve shëndeti, mirë rritja, shkolla dhe argëtimi.
Mbi këtë strukturë krize që rrënon dhe zhvat, nuk mund të jetë as buxheti i formimit të një familjeje shqiptare në qytet dhe fshat që detyrohet dhe shtrëngohet të marrë rrugën e emigracionit duke patur kokën pas tek prindërit e stërkequr e të rrahur nga pensionet e varfëria dhe çmimet e larta për ushqim, shëndet dhe jetesë. Kur të arrihet butë butë dhe pa protestë si dhe pa e ngritur zërin qytetarët shqiptarë do ta kuptojnë se po ja dhurojnë me duart e tyre qeverisjen, krimit dhe korrupsionit. Kjo do të ishte fatale sepse ta ulësh dinjitetin e njeriut deri në atë nivel sa lëmosha të qeverisjes së korruptuar ta blejë për disa fish vlerën e votës së lirë. Kjo nuk ndodh tashmë vetëm me një raund zgjedhor njëherë në katër vjet, por është kthyer në motiv për të ushqyer pushtetin njëpartiak të cilit edhe pasuritë dhe territori shqiptar i duket si mjet shkëmbimi dhe interesash.
____________
* KUMLLAXHIU- është kryeministri Rama që hesht në tre raste; 1- kur harro get buxheti, 2- përpara drejtësisë dhe 3- për ata që ja punojnë pas shpine.
4 Dhjetor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“K’cimi i Tropojës” mbrohet nga UNESCO

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor shikojnë një performancë tradicionale të vallëzimi gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Tiranë, Shqipëri, të martën, dhjetor 2022.

 

Jetmira Delia-Kaci

“K’cimi i Tropojës”, një vallëzim i njohur festiv shqiptar, është futur edhe zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, njoftoi të mërkurën ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja.

“Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguai, ‘K’cimi i Tropojës’ është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit”, tha Gonxhja.

Ai e ka vlerësuar vendimin e UNESCO-s si hap të radhës drejt “lartësimit të vlerave kombëtare duke na bërë dhe me krenarë për vendin tonë”.

“K’cimi i Tropojës” është një vallëzim festiv që praktikohet gjatë gjithë vitit, dhe veçanërisht gjatë ceremonive festive tradicionale si, dasma, fejesa, ditëlindje, ceremoni inicimi, festa fshati dhe raste të tjera shoqërore, përfshirë ato që janë më pak zyrtare, dhe shpesh mjaft spontane.

Vallja ka lëvizje ritmike dhe shoqërohet me tupan, çifteli dhe fyell, ndërsa valltarët mbajnë veshje tradicionale dhe shami të kuqe ose të verdhë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se me këtë vendim “rilindi një trashëgimi që po braktisej dhe harrohej”.

Dosja për “K’cimin e Tropojës” u dorëzua në UNESCO tre vjet më parë bashkë me ‘Transhumancën” dhe “Xhubletën”, të cilat gjithashtu janë marrë nën mbrojtje nga UNESCO.

“K’cimi i Tropojës” është shpallur më herët nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave në Shqipëri, si pjesë e listës së kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Xhubleta shqiptare, veshja katër mijë vjeçare, është marrë nën mbrojtje Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dy vjet më parë. Ky vendim do të ndihmojë për ta ruajtur mjeshtërinë e krijimit të saj brez pas brezi.

Ndërsa, tradita e shtegtimit të bagëtive apo ‘Transhumanca’ u mor nën mbrojtje nga UNESCO një vit më parë.

Pjesë e listës së pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO janë edhe Butrinti, Berati, Gjirokastra si dhe iso-polifonia. REL

“Kcimi i Tropojës” Trashëgimi Kulturore e Njerëzimit, shpallet zyrtarisht nga UNESCO

Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

“K’cimi i Tropojës” është një tjetër elementi unik shqiptar që prezantohet për këtë listë, i cili promovon pasurinë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare.

“K’cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj. Ai përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës.

Vallëzimi interpretohet në raste të ndryshme ceremoniale dhe shoqërore, si dasma, fejesa dhe festa lokale. Lëvizjet e tij ritmike, të shoqëruara me tupan, çifteli dhe fyell, simbolizojnë energjinë dhe gëzimin që karakterizojnë këtë komunitet. Performancat shpesh përfshijnë veshje tradicionale dhe shami të kuqe ose të verdhë, duke ruajtur kështu autenticitetin e elementit.

“K’cimi i Tropojës” mbetet i gjallë përmes transmetimit brez pas brezi, si në kontekste spontane ashtu edhe përmes përfshirjes në kurrikulat arsimore lokale. Kjo siguron vazhdimësinë dhe zhvillimin e tij, duke e kthyer në një simbol kombëtar të identitetit kulturor shqiptar.

Përfshirja e “K’cimit të Tropojës” në listën prestigjioze të UNESCO-s ka nisur përmes nismës së Shoqatës “Kërcimi i Tropojës” në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe mbështetjen e fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Përgatitja e dosjes është realizuar me pjesëmarrjen e gjerë të ekspertëve dhe komunitetit lokal.

Dokumentimi dhe plotësimi i dosjes ka përfshirë hulumtime në terren, krijimin e një përshkrimi të detajuar të elementit, mbledhjen e materialeve arkivore dhe dëshmive nga komuniteti.

Regjistrimi i këtij elementi në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s ndihmon në promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke e mbrojtur atë për brezat e ardhshëm. Ky është një hap tjetër i madh për Tropojën dhe për Shqipërinë, që dëshmon vlerën universale të traditave tona.

bw

Zelensky: Ukraina testoi sot raketat e reja të prodhimit vendas

Ukraina ka testuar raketat e reja të prodhuara në vend, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky.

Zelensky tha përmes një postimi në aplikacionin Telegram se është informuar për testin nga ushtria.

“Ne po përshpejtojmë prodhimin e tyre ,” shtoi ai.

Më herët, kreu i diplomacisë ukrainase, Andriy Sibiha, i kërkoi Brukselit që aleatët e NATO-s t’i sigurojnë vendit të tij 20 sisteme të reja të mbrojtjes ajrore për të zmbrapsur sulmet raketore ruse.

“Ata do të na ndihmojnë të parandalojmë një ndërprerje të energjisë,” u tha ministri gazetarëve në selinë e NATO-s , pasi sulmet ruse kanë synuar prej javësh të shkatërrojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Takimi me zonjën Kallas, Kurti zbardh detaje: Kërkova që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës, si organizatorin e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kurti u takua të martën me Kallasin në Bruksel.

“Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Theksova se kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Kryekrimineli i bandës që kreu sulmin në Banjskë – mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiçit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqësh dhe grupin e tij prej mbi 40 personave”, ka thënë Kurti. bw

Vala e re e sulmeve me dronë kamikazë mbi pozicionet ruse, ukrainasit shkatërrojnë tanket dhe autoblindat e tyre

Forcat ukrainase kanë nisur një valë të re sulmesh me dronë kamikazë mbi pozicionet e rusëve, si në territorin rus ashtu dhe brenda Ukrainës.

Një video e publikuar së fundmi, shfaq operacionet e ukrainasve që kishin shënjestruar autoblindat dhe tanket ruse në fushëbetejë.

Në një betejë të ashpër në Zaporizhzhia, dronët ukrainas godasin rusët edhe brenda istikameve që i kishin ndërtuar në atë zonë.

Në anën tjetër, sulme të ngjashme pati edhe në pjesë tjera të Ukrainës, ku trupat e Putinit e pësuan keq – duke i goditur me artileri dhe dronë kamikaz.

 

Ndryshe, sot kancelari gjerman Olaf Scholz ka qëndruar për një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, ku është takuar me Volodymyr Zelenskyn.

Gjatë një konference të përbashkët në Kiev, Scholz ritheksoi edhe një herë mbështetjen gjermane për popullin ukrainas.bw

UGSHPD: PAVARËSIA DHE ÇLIRIMI “TË VARUR” PREJ CEREMONIVE

 
 
Vlora dhe Tirana që mbajtën peshën e ceremonive zyrtare për Ditën e Flamurit, Shpalljen e 112 të Pavarësisë nuk e fshehën dot treguesin e protokollit zyrtar se si jo vetëm kundërshtarët frontal në politikën përditshme shqiptare, por dhe ata brenda llojit të shfaqeshin në kohë të njëjtë në vende të ndryshme apo edhe në të njëjtin vend në mos përplasje kohore për të treguar se veçmas ata /ato vazhdojnë t’i nderojnë datën/datat apo edhe e shtyjnë ftesat për ta kapur shpenguar datën më pas që në mbi tre dekada tranzicioni ka mbetur si peshë e asaj force që qeveris.
Në këtë shënim nuk do të dëgjoni mbi refrenin 28-a dhe 29-a.
Nuk do ta dëgjojmë sepse në shumë media protagonistët e politikës paragjykohen kur ftohen në biseda dhe në opinione në të cilat gjerësisht përdoret togfjalëshi “nga mëngjesi deri në darkë”.
Një shprehje që del nga ata/ato që togfjalëshin e kanë si mburojë verbale ose shprehje ndaj sulmeve të kundërshtarit gjatë një debati i cili përshkallëzohet deri në idhnim për ata që janë jashtë ekranit, opinionin publik.
Pra “nga mëngjesi deri në darkë” shqiptarët i përcjellin dhe konsumojnë lajmet mes një rrëmuje edhe në rastin kur flitet për 112 vjet Pavarësi dhe shtet formim.
Ndërsa titujt kryesor i mëshojnë jo aq fort kulturës historike asaj që formon mendimin e elementëve të përbashkëta që kanë shqiptarët si komb në shtete të ndarë dhe në diasporë pra atë se çfarë na bashkon, por të merremi edhe atë ditë me propagandën dhe paramendimin se si mund të kapitalizohen datat historike, për t’i përdorur ato në grupimet e interesit e që lidhen rrjedhimisht me formacionet paraelektorale të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjet e përgjithshme 2025. Pra që lidhen me mbajtjen e pushtetit apo hipjen në pushtet.
“Festa e Pavarësisë i Bashkoi apo i  Ndau” (?!).
Me këtë sy e pamë përmes ekranit atë që na u servir. Krerët e shteteve, kryeministrat, kryetarët e partive dhe popullsia sipas protokollit kishin edhe praninë e kamerave dhe në këtë ngjarje të dokumentuar të gjithë bashkë mbajtën peshën e historisë shekullore kombëtare si dhe e aktualizuan atë me situatën rajonale dhe ndërkombëtare në të cilën ndodhen dy shtetet e pavarura Shqipëria dhe Kosova. Ceremonitë zyrtare u përcollën vetëm me prani fizike, vendosje kurorash dhe shtrëngime duarsh, por mesazhi mungoi. Kryeqyteti u paraqit ndryshe madje paraqiti edhe përmasat e një “strategjie unifikuese” ku u mësua se mysafirët për nga pjesëmarrja i përkisnin një hapësire shqiptare në diasporën e hershme arbëreshe dhe atë të re në moshë e cila numëronte rreth10 mijë persona dhe me gati 300 përfaqësi të ndryshme dhe organizime. Deri këtu asgjë nuk ka në qoftë se flasim për shqiptarinë, kulturën, gjuhën, historinë dhe traditat shqiptare. Edhe paradat në vetvete janë shprehje dhe shenjë e bukur feste kur “skenografia shpirtërore” është gjithëpërfshirëse dhe transparente, me qytetari dhe jo me zhurma, me mesazh dhe jo me rrëmujë, pra atë që veprimtaria të të mbushë me frymëzim pa ndier lodhjen dhe kohën që rrjedh.
Këtë problematikë zakonisht e zgjidh propaganda si instrument pushtetit.
Titulli “Flamuri Kuqezi dhe tullumbacet pushtojnë qiellin e Tiranës në Ditën e Pavarësisë” dhe ilustrimet e vetmuara të kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ishin kontrastuese me ato se çka ndodhën në po të njëjtën ditë me të tjerë autoritete shtetërore, me zyrtarë të diplomacisë si dhe të figurave politike të cilat morën pjesë apo uruan festën e Pavarësisë si dhe 29 Nëntorin e kryeqytetit të zbehur nga moti me reshje dhe vranësira. Por tek sa sheh propagandën pa frena shpenzimesh dhe pa transparencë këta mijëra tullumbace “kuq e zi” jo vetëm duan një departament bashkie për t’u mbushur me Helium (He), por janë të dëmshëm për mjedisin dhe jetën e botës së gjallë të tokës dhe ujit. Shumë shtete e kanë ndalur tullumbacen e hedhur në qiellin e hapur, por mesa duket kjo bashki moderne e gjithëpërfshirës globale dhe kryeqendra Evropiane e RinisëKryeqyteti i Sportit, vitin e ardhshëm edhe Kryeqyteti i Kulturës siç i rendit Erion Veliaj cilësimet për Tiranën kur vjen fjala për shpenzimet e imazhit dhe propagandën e Rilindjes Socialiste pasojat nuk kanë nevojë të dihen. Këta gurë kilometrik të propagandës pas 8 vitesh në drejtim ai i shtyn më tej kur shprehet edhe për diasporën shqiptare të ftuar për festimet e pavarësisë:-“Sot ky union, bashkimi ynë, përfaqëson shumicën e qytetarëve që kanë kombësi shqiptare. Kjo do të thotë që shumica e shqiptarëve qeverisen prej zyrave tuaja, prej vendimeve tuaja, prej skuadrave tuaja. Kjo do të thotë që keni përsipër një mision të jashtëzakonshëm, për t’i dhënë dinjitet kombit tonë, pavarësisht kufijve shtetërorë, pavarësisht ndarjeve kufitare për t’i dhënë secilës hapësirë ku jetojnë shqiptarët, ku studiojnë nxënësit tanë, ku pensionojnë të moshuarit tanë, ku kalojnë kohë në universitet, ku mjekohemi në spitale, ku shëtisim në parqe, në secilën prej hapësirave që prek dora jonë, le të jetë kjo me dinjitet dhe të jetë kjo një vepër patriotike”.
Këtë demagogji dhe propagandë veçanërisht shqiptarët e lirë që jetojnë dhe punojnë në diasporë me mundin dhe me djersën e tyre e kanë të filtruar. Ata bashkë duan një vendlindje dhe atdhe të çliruar nga propaganda e partisë shtet, nga korrupsioni sikurse urojnë për një zhvillim modern, demokratik dhe të integruar në vlera me identitetin e kulturës, gjuhës dhe traditave të kombit shqiptar.
Edhe në ditë feste njerëzit kanë nevojë për të njohur të vërtetën.
Njerëzit në kryeqytet sikurse përditë thithin pluhurin e ndërtimeve nga kullat, tymin e automjeteve ashtu përtypin edhe propagandën e pushtetit kur shohin të parakalojnë vitrina të motorizuara me produkte bio-bujqësore të fshatrave të Tiranës apo dhe repartet pastruese-higjenizuese qytetase që ende janë koncesione dhe borxhe financiare që i shtohen gjithë shtresave të popullsisë nga taksat që paguajnë. Parada në fjalë e nisur që prej fillimit si një demagogji dhe propagandë patriotike të kujtonte një formë feste mes shartesës së 1 Majit dhe Paradave Ushtarake të Shqipërisë që jetonte si në rrethim dhe sot kur 1/3 e popullsisë vendase jeton e punon jashtë vendit këtyre fasadave i shtohet edhe kuadrati diasporë, një kujtesë e vonuar për 34 vitet e tranzicionit sikurse veçanërisht e tre mandateve të fundit të Rilindjes Socialiste.
Por me sytë e ambjentalistëve të cilët sigurisht nuk thirren për këshilla sepse autoriteti politik vendos, përsa i përket ndikimit në mjedis të i duhet kujtuar edhe medias në këndvështrimet e paraqitjeve të drejtpërdrejta që duhet ta shohin festën me sytë e publikut dhe jo me zhurmën dhe kaosin që propaganda e pushtetit krijon. Mijëra tullumbacet dhe kullat që kanë tjetërsuar pamjen karakteristike dhe simbolet e kryeqytetit janë edhe ndjesia e keqe që shpenzimet e propagandës politike me hyrjen në një vit zgjedhor i japin banorëve.
Banorët e Tiranës kanë nevojë t’i shijojnë duke u ndier të respektuar si qytetarë liritë e tyre veçanërisht në një ditë solemne si ajo e Flamurit në 112 vjetorin e Pavarësisë.
Propaganda dhe imazhi kontrastojnë sa me tullumbacet e hedhura në qiell tashmë jashtë kohe sikurse edhe me vitrinat e motorizuara apo kuadratet njerëzore të cilët nga gënjeshtrat patriotike si dhe militantizmi politik parakalojnë dhe shpenzojnë orë të tëra ku treguesit e ekonomisë shëndetësisë arsimit etj. janë në nivelet më të ultë për shkak të keq qeverisjes dhe korrupsionit.
Vështrimi kritik në këtë shënim ka të bëjë me ndërgjegjësimin e publikut që ai në data të tilla të shënuara të ushqehet me histori, kulturë, fakte tryeza dhe studime shkencore. Dhe në qoftë se këto mungojnë do të thotë që shoqëria po i dorëzohet pak nga pak nostalgjisë së sistemit të kaluar partisë shtet dhe të pajtohet me të duke gëzuar vetëm lëvizjen e lirë dhe statusin e emigrantit në diasporë. Sa për qeveritë e orientuara globalisht për problemet e popullsisë, mjedisit, energjisë e të tjera problematika të rreshtuara me rradhë për nga përparësitë, qoftë qeverisja qendrore dhe qoftë ajo vendore tregojnë se e përdorin propagandën për të siguruar vazhdimësinë e mbajtjes së pushtetit. Dhe për këtë përdoret karta e patriotizmit dhe kombëtarisë sa herë që i duhen votat dhe jubiletë e fryrë tullumbac.
Nëntori u mbyll dhe qeveritarët ose kryebashkiakët ka mundësi ta fillojnë me të njëjtin vrull veprimtarinë e tyre pas ç’fryrjes nga festimet. Dhjetori nis me ndërgjegjësime të reja dhe jo vetëm propagandë. Kryebashkiaku Veliaj ndoshta ka harruar të ngrejë ndonjë kioskë/pikë ditore informimi dhe ndërgjegjësimi për parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme për HIV/AIDS në Ditën Botërore 1 Dhjetorin ashtu siç bëri për kontrollin ditor të diabetit veçanërisht për pensionistët dy javë më parë. U fol dhe u dhanë shifra globale se nga diabeti janë prekur 537 milionë njerëz ashtu sikurse prapë për shifra mbi prekshmërinë nga HIV dhe AIDS njihen rreth 39 milionë njerëz të prekur nga sëmundja. Ndërsa për popullsinë shqiptare ende nga autoritetet asnjë kërkim dhe statistikë zyrtare në një kohë që shëndeti i popullsisë dhe cilësia e jetës janë prioritete të qeverisë dhe çdo force politike që synon të vijë në pushtet.
E nëse kjo harrohet nga qeverisja qendrore dhe vendore për shkak të ngarkesës me dy festat Pavarësinë dhe Çlirimin, kjo nuk prish shumë punë. Dhjetori ka në kalendar boll faqe të tjera propagande. Muaji Dhjetor është një muaj sulmi për pyllëzimet. Qeveritarët dhe bashkiakët me lopata dhe fidanë në duar padyshim që do jenë të parët në veprim për të treguar rëndësinë e mbrojtjes së natyrës, bukuritë turistike dhe shëndetin për qytetarët shqiptarë duke vërtetuar se 364 ditët e vitit janë kozmopolitanë dhe vetëm 1 ditë patriotë.
 
1 Dhjetor, 2024
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Shpërthimi me eksploziv në Ibër-Lepenc, ambasadori i SHBA: Nga sulmi, s’mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet! Përgjegjësit duhet të japin llogari

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të hënën se vendi i tij dënon në nivelin më të lartë sulmin “e tmerrshëm” që është kryer në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor në Zubin Potok, dhe që ndonëse është herët të dihet fajtori, në këtë fazë nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet.

 

Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka ftuar korin diplomatik në Kosovë për t’i njoftuar për më të rejat lidhur me këtë sulm që Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Serbinë.

Serbia, në anën tjetër, mohon të gjitha akuzat dhe ka thënë se po kryen hetimet e veta për këtë rast.

“Momentalisht SHBA-ja nuk mund të thotë se kush është mbrapa sulmit, është herët dhe çështje si këto kërkojnë hetime të kryera me kujdes. Ajo që mund të them është se u kemi ofruar ndihmë autoriteteve të Kosovës. Mendojmë që është shumë e rëndësishme që të ketë hetim të thuktë për t’i identifikuar përgjegjësit”.

Hovenier ka thënë se sulmi ka rrezikuar qytetarët e Kosovës dhe që “përgjegjësit duhet të japin llogari”.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar fillimisht tetë të dyshuar lidhur me këtë sulm dhe kanë kryer bastisje në pjesën veriore të vendit.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur të dielën se të pandehurit D.V ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimet se ka kryer veprën penale, rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike.

Sulmi është dënuar ashpër edhe nga faktori ndërkombëtar.

Bashkimi Evropian e ka cilësuar sulmin si akt terrorist dhe sabotues, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të mbështesin gjetjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve për sulmin ndaj Ibër-Lepencit./REL

Sot 80-vjetori i lindjes së Ibrahim Rugovës, presidentit historik të Kosovës

Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova sot do të festonte 80-vjetorin e lindjes (1944-2006).

Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe studiues. Ai lindi në 2 dhjetor 1944 në Cerrë të Istogut.

Shkollën e mesme e kreu në Pejë (1967) dhe studimet e larta i kreu për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1976-1977 studioi në Ecole Pratique des Hautes Etudes (Shkolla praktike e studimeve të larta), në Paris. Më 1984 mbrojti doktoraturën për letërsi në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 1988-1990 shërbeu si sekretar shkencor, në Institucionin Albanalogjik të Prishtinës.

Ai ka botuar disa libra, ku më kryesorët janë: “Vepra e Bogdanit 1675-1685” (Prishtinë 1982), “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983” (Prishtinë 1986), “Refuzim estetik” (Prishtinë 1987) dhe një varg studimesh në fushën e teorisë së letërsisë, të kritikës dhe kulturës shqiptare.

Në vitin 1988, u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Me formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh kryetar i saj (23.12.1989) dhe qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2005. Me formimin e partive të tjera politike shqiptare ai u zgjodh kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike të Shqiptarëve të Kosovës (22.07.1991).

LDK nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992.

Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

Ai u rizgjodh president i Republikës së Kosovës, në mars 2002 dhe në dhjetor të vitit 2004.

Ibrahim Rugova është laureat i shumë çmimeve dhe dekoratave ndërkombëtare, ndërmjet të cilave: çmimi për Paqen i Fondacionit Paul Litzer, në Danimarkë (1995); çmimi për paqen i Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrosco i Farmiguera”.

Ibrahim Rugova vdiq në Prishtinë, më 21 janar 2006.
Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Pas vdekjes ai u dekorua me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.

KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Komunën e Zubin Potokut në veri më 29 nëntor, kishin kërkuar autorizim nga komandanti i KFOR-it për dërgimin e mundshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në zonën e prekur.

“Komandanti i KFOR-it nuk ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i”, tha KFOR në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Kosova e bëri këtë kërkesë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, sipas së cilës, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e siguroi NATO-n se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.

“Siç është komunikuar në deklaratën tonë të djeshme, KFOR ka vendosur njësite për të siguruar zonën e dëmtuar të kanalit të ujit në Zubin Potok. KFOR gjithashtu ka ofruar ndihmë shtesë për institucionet në Kosovë, duke përfshirë mbështetje logjistike dhe për asgjësimin e mjeteve shpërthyese”, tha KFOR në përgjigjen e tij.

Misioni shtoi se komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt me të gjithë partnerët e tij kryesorë dhe se po e mban situatën nën vëzhgim.

Kosova fajëson Serbinë se qëndron pas shpërthimit në veri, akuzë që Serbia e mohon.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën në mbrëmje gjatë një konference për shtyp nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai i kishte kërkuar KFOR-it leje për ta dërguar FSK-në në veri, por tha se “ne jemi të kufizuar në veri duke qenë se ushtria jonë, bazuar në marrëveshjen e vitit 2013, nuk mund të shkojë në veri.”

“Prandaj, situata atje nuk është e njëjtë si në pjesët e tjera të vendit tonë.”

Kurti shtoi se, edhe pse nuk i pëlqen zotimi i dhënë për mosdërgimin e FSK-së në veri, ai do ta respektojë atë.

“A do të ishte më mirë dhe më e sigurt të ishte ushtria e Kosovës? Po, do të ishte. Mirëpo, nuk është atje, dhe ne e respektojmë atë zotim që ka dhënë Thaçi”, ka thënë Kurti.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Kurti e ka bërë këtë kërkesë NATO-s.

Shpërthimi ndaj kanalit në fshatin Varragë të Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por e krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke shkaktuar rrjedhe të ujit jashtë kanalit, duke bërë që disa pjesë të vendit të përballeshin me reduktime uji.

Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, rajonet e Mitrovicës si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. REL

Kurti: Radoiçiq, thelbi i problemit të sulmeve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë ta dorëzojë tek autoritetet kosovare Millan Radoiçiqin, duke thënë se politikani dhe biznesmeni serb është “arsyeja thelbësore” e sulmeve që kanë ndodhur dhe mund të ndodhin në të ardhmen në Kosovë.

Duke folur në një konferencë për media të dielën në Prishtinë pas një sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës dy ditë më parë, Kurti tha se “problemi kryesor për bindjen time është fakti që Millan Radoiçiqi nuk dorëzohet nga autoritetet serbe te ato të Kosovës”.

Autoritetet kosovare kanë leshur fletarrestim dhe kanë ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për një sulm vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Kurti tha se, sikur Radoiçiq të mos lihej i lirë në Serbi, do të “binin gjasa në mënyrë drastike që të realizoheshin të gjitha këto sulme që kanë ndodhur dhe sulme në të ardhmen që ata i planifikojnë”.

“Ne kërkojmë prej faktorëve ndërkombëtar t’i bëjnë trysni Beogradit ta dorëzojnë kryekriminelin Radoiçiq tek institucionet e Kosovës. Nëse Serbia ka dyshim se Radoiçiq nuk do të kishte gjykim të drejtë në Kosovë, ne e kemi EULEX-in, ai i vëzhgon të gjitha rastet në Kosovë. Prandaj ai duhet t’i dorëzohet Kosovës”, tha ai.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

Shpërthimi ndaj kanalit në fshatin Varragë të Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por e krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke shkaktuar rrjedhe të ujit jashtë kanalit, duke bërë që disa pjesë të vendit të përballeshin me reduktime uji.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, gjë që është mohuar nga Serbia.

Furnizimi i rregullt me ujë u rikthye pothuajse një ditë pas shpërthimit, njoftuan autoritetet kosovare të dielën, ndërsa furnizimi i Korporatës Energjetike të Kosovës me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua.

Autoritetet kosovare të sigurisë i arrestuan tetë të dyshuar dhe konfiskuan armatim gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës të shtunën, në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta.

Kurti tha se sulmi i së premtes ndaj kanalit të ujit në veri ndërlidhet me sulmet që Rusia është duke i kryer në muajt e fundit kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

“Qëllimi ka qenë që një pjesë e madhe e vendit të mbetej pa ujë, në terr, në të ftohtë dhe pa komunikim. Ky sulm duket se ka ndërlidhje me sulmet masive të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”, tha Kurti.

Ai e shfaqi gjatë konferencës një fotografi për të cilën tha se shfaq emblema të njësive ushtarake të Ushtrisë Ruse të konfiskuara nga Policia e Kosovës gjatë aksionit të së shtunës në veri të vendit.

“U gjetën dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse. Këto emblema ju përkasin njësive të veçanta ruse”, shtoi ai.

Sulmi ndaj kanalit të ujit në veri u dënua nga bashkësia ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian dhe Gjermania thanë se ai ishte një akt terrorist.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje në gjetjen dhe ndëshkimin e kryerësve të një sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.  REL

DASH: Do të mbështesim gjetjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve për sulmin ndaj Ibër-Lepencit

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Matthew Miller.

 

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje në gjetjen dhe ndëshkimin e kryerësve të një sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, i cili shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë në disa pjesë të vendit dhe kërcënoi furnizimin me rrymë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Matthew Miller.

Miller tha në X se “ne e dënojmë sulmin e 29 nëntorit ndaj ujësjellësit të Kosovës” dhe i falënderoi ekipet emergjente të Kosovës dhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për punën e tyre në rikthimin e furnizimit me ujë.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, gjë që është mohuar nga Serbia.

Shpërthimi ndaj kanalit në Varragë nuk shkaktoi viktima, por e krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke shkaktuar rrjedhe të ujit jashtë kanalit, duke bërë që disa pjesë të vendit të përballeshin me reduktime uji.

Furnizimi i rregullt me ujë u rikthye pothuajse një ditë pas shpërthimit, njoftuan autoritetet kosovare të dielën, ndërsa furnizimi i Korporatës Energjetike të Kosovës me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua.

Autoritetet kosovare të sigurisë i arrestuan tetë të dyshuar gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës të shtunën, në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, tri granata dore, dy pushkë të llojit AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshme, pjesë të armeve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në valuta si euro dhe dinar dhe pajisje të tjera.

Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa Kosova dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar atë si akt terrorist. REL


Send this to a friend