Shkrimtari i njohur serb Jovan Haxhi Vasiljeviq, në librin “Albanska liga” (Beograd 1909) thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi” (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në Gusht të vitit 1878″, përderisa qeveria serbe pas nënshkrimit të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”.
Ne të njëjtin publikim lexuesi do të gjejë edhe këto argument: “Motivi kryesor për të cilën qeveria serbe i shpërnhuli shqiptarët prej territoreve të posaçliruara (lexo: Sanxhaku i Nishit), ku kryesisht tani shihet se synimet ishn: që prej Serbisë të krijohet shtet i pastër nacional: që pas vendimeve të Kongresit e të Berlinit t’i kthehen të gjitha territoret në të cilat jetojnë shqiptarët; që aksioni i Serbisë të orientohet në të ardhmen kah Kosova dhe në përgjithësi atje të sigurohet paqja dhe rendi i vendosur nga autoritet serbe.
Me atë rast, shpërngulja e shqiptarëve nga qarqet ushtarake pasi tashmë është sqauar se oficerët serb nuk dëshirojnë të kenë në Serbi Kaukazin e vet”. Në lidhje me këtë dukuri, duhet theksuar edhe: Me shpërnguljen e shqiptarëve disa vende në ato territore të Sanxhakut të Nishit kanë mbetur të shkreta, ashtu siç ka pasur fshatra ku edhe emrat nuk u njiheshin më, po edhe pushteti nuk mund t’i njinte emrat e atyre lokaliteteve, sepse nuk ka patur kush t’ua tregojë. Tani ka qenë e nevojshme që ato territore të shkretuara të kolonizohen dhe popullizohen. Në atë drejtim është bërë gabimdhe për çdo ditë po shihet faji i Serbisë. Në të njëjtën kohë, me urdhëresat për shpërguljen e shqiptarëve përtej kufirit, janë dërguar kërkesa që serbët nga ajo anë e kufirit të kthehen këndej në Serbi.
Përpjekja që serbët nga ajo anë e kufirit, të transferohen në anën tonë dhe kush të vijë t’i jipet tokë, ka qenë orientim i përditshëm”. Me vonë pushteti serb do ta vërejë se nuk ka qenë e nevojshme për të ndjekë shqiptarët dhe kuptohet se do të bëjë përpjekje për t’i përfituar. Në një kontakt të tillë, më 4 Gusht 1879, në një bisedë në mes të përfaqësuesve shqiptarë dhe serb, përfaqësuesi shqiptar tha:
“Mirë është, zotni, por ajo nuk do të bëhet. Ju serbët nuk keni besë e fe. As mbreti juaj nuk ka besë e fe. Ai na e dërgoi Proklamatën në kohën e luftës që ta presim dhe ta pranojmë ushtrinë e tij dhe na premtoi se përderisa ne do të jemi qytetarë të qetë dhe të ndershëm, do të na lejohet të qëndrojme në vatrat tona. Ne e dëgjuam ushtrinë dhe pushtetit ju nënstruam. Por më pastaj pushtetmbajtësit e tij, në kohën më të vështirë, na shpërngulën me fëmijë për tri ditë sikur të ishim egërsira. Dhe tani t’ju besojmë Po të mos i besonim fjalës së tij, ai kurrë nuk do të hynte me ushtrinë e tij në Arnautllëkun tonë”.
Këto argumenta tregojnë se pas Kongresit të Berlinit 620 fshatra shqiptare kishin mbetur të shkreta. Në lidhje me këtë dëshmojnë dokumentet angleze të botuara në librin e BILALL SHIMSHIRIT; Rumeliden Geqlrei I. II Istambull 1979. Në ato materiale dëshmohet se asokohe në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit prej Sanxhakut të Nishit, prej Plavës dhe Gucisë, prej territorit të Junipazarit, janë shpërngulur 350 mijë banorë, prej të cilëve shumica absolute të Kosovës në Sanxhakun e Nishit, deri në vitin 1892 janë shpërngulur 5600 serb. Të dhëna të ngjashme japin edhe statistikat turke. Në realitet, statistika turke shënon shifrën për 450 serb më pas se sa shifrat serbe. Sipas dokumenteve serbe dhe turke, të gjithë shqiptarët prej Sanxhakut të Nishit do të vendosen në territorin e Kosovës. Në atë kohë (1868-1878) Sanxhaku i Nishit ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Prandaj prej shumicës dërmuese të popullsisë, edhe Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri. Në pyetjet që u bëheshin të shpërgulurve prej Sanxhakut të Nishit në territorin e Kosovës shqiptarët përgjigjeshin:
“Jam shqiptar. Jam shpërgulur prej Shqipërie, Sanxhaku i Nishit, territore i Prekupës, katundi Vllasë, katundi Mehanë, katundi Maqastenë, katundi Gjakë, katundi Kertok”, e fshatra të tjera që e konsideronin veten pjesë integrale etnike e Shqipërisë.
Më vonë pas vitit 1912 këto të dhëna historiografia serbe i falsifikoi dhe i propagandoi nëpër Evropë kinse atëbotë (1878) shqiptarët e Kosovës kishin bërë shpërgulje prej Shqipërisë, gjë nuk i përgjigjet aspak së vërtetës. Në realitet, askund në botë, në asnjë arkivë apo bibliotekë, nuk gjindet ndonjë dokument apo e dhënë se gjatë shekullit, 19-të, prej asaj pjesë të Shqipërisë që u formua më 1913, do të këtë qenë i shpërngulur në Kosovë qoftë edhe një familje.
Koha e Jonë”, Tiranë, 11.06.1995 “Flaka”, Shkup, 22.06.1995
Sabit Uka
Vini Re! shifrat janë të argumentuara nga punimet serbe dhe ndërkombëtare
SPASTRIMET ETNIKE DHE GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTAREVE TË SANXHAKUT TË NISHIT
( Pjesë nga një shkrim me i gjatë )
“Nga Rashka, serbët filluan të depërtonin në shek. XI – XII, drejt Fushë Kosovës, rrjedhës së epërme të Moravës dhe të Vardarit. Zhupani i Madh ka djegur Lypianin, dhe ka shkretëruar viset tjera ( 1091 ). I biri i Stevan Nemanjës me emrin Stevan dhe mbiemrin Pervovenqanin, shkruan më 1190: Nemanja ka okupuar përveq Luginën e Strumes, edhe Prizrenin, Shkupin dhe Leshtakun e Pollogut.
Këto qytete i rrënoi me themel… ( Dr. Fatmir Fehmiu: Gjenocidi i regjimeve serbe në hapësirat shqiptare )”. Pastaj e dhëna tjetër: “Në bazë të burimeve arkivore historike e të tjera në trevat e Sanxhakut të Nishit që nga Antika e deri në mes të shekullit XIX ekzistonte në kontinuitet popullsia shqiptare ( Jovan Trifunovski, “Vranjska Kotlina” I, Skopje – 1969, fq.34. Dr. Sabit Uka “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 – 1878”, libri I. Prishtinë, 1994, fq. 220 – 21 etj. ). Procesin e kolonizimit të trojeve shqiptare me elementin sllav, shpopullimin e etnitetit shqiptar, serbizimin gjatë periudhave më të fundit Beogradi e ka zbatuar në mënyrë të veçantëë gjatë “Krizës Lindore” ( 1875 ).
Në Luginën e Nishit kësaj periudhe, u vranë e masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë ( dokumentete osmane e vërtetojnë prezencën e banorëve shqiptarë në qytetin e Nishit ), u plaqkitën e dogjën 300 shtëpi. “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës Jugore nëpër të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e Kumanova… ( Stefan L. Popoviq, “Putovanje po novoj Serbiji”, Beograd, 1950, fq. 345 )”. Shkrimtari serb Jovan Haxhivasilev, duke shtjelluar politikën shfarosëse serbe ndaj elementit shqiptar, shkruan: “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe, të krijohet mundësia që aksioni i mëtejm të drejtohet kah Kosova. ( Dr. Jovan Haxhivasiljeviq, “Albanska kongra”, Beograd, 1909, fq. 14 – 15 )”. Duke u bazuar në elaborate të ndryshme shpopulluese – naciste, siç është edhe “Naçertania” ( 1844 ) e Ilia Grashaninit një ish zyrtar serb, segmenti si ky, kolonizimi serb në trojet shqiptare, ka këtë fytyrë: “Midis Dy Luftërave Botërore qeveria e krajlit në emër të Reformes Agrare nacionalizoi 129.212. 94 hektar tokë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë vendosur 13. 482 familje me rreth 67. 410 anëtarë në 594 vendbanime. ( AJ B. MAR,96 – 21 – 69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ).
Pushtuesit zbatuan gjenocid e etnocid me strategji të tokës së djegur për spastrimin etnik shqiptar të tokave të aneksuara me përkrahje morale, politike, diplomatike e ushtarake të Rusisë e të Evropës. Princi i Serbisë, Milan Obrenoviq urdhëroi ushtarakët dhe paramilitarët çetnikë: “Merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë!“.Në kushte të një dimri me borë që nuk mbahet mend, nxori nga shtëpitë rreth 300.000 shqiptarë të Toplicës, Kosaonicës, Pustarekës etj., që banonin në rreth 700 lokalitete, prej të cilave rreth 640 plotësisht shqiptare e më shumicë shqiptare islame nga fundi i shek. XVI-fillimi i shek XVII. Rreth 350.000 shqiptarë kryesisht myslimanë larguan nga trojet stërgjyshore ushtritë greke e malazeze. Burimet flasinë për rreth 70.000 shqiptarë të therë, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarrë vetëm më 1877/8. Asnjë hap të Fuqive të Medha për të parandaluar gjenocidin me shumë tipare të kanibalizmit të shfaqur veçanërisht nga serbët mbi shqiptarët e shqiptarësinë e Sanxhakut të Nishit!?!
SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ SANXHAKUT TË NISHIT MË 1878-1912 (XIX)
Shkrimtari i njohur serb Jovan Haxhi Vasiljeviq, në librin “Albanska liga” (Boegrad 1909) thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në Gusht” të vitit 1878, përderisa qeveria serbe pas nënshkrimit të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”. Ne të njëjtin publikim lexuesi do të gjejë edhe këto argument: “Motivi kryesor për të cilën qeveria serbe i shpërnhuli shqiptarët prej territoreve të posaçliruara (lexo: Sanxhaku i Nishit), ku kryesisht tani shihet se synimet ishin: që prej Serbisë të krijohet shtet i pastër nacional: që pas vendimeve të Kongresit e të Berlinit t’i kthehen të gjitha territoret në të cilat jetojnë shqiptarët; që aksioni i Serbisë të orientohet në të ardhmen kah Kosova dhe në përgjithësi atje të sigurohet paqja dhe rendi i vendosur nga autoritet serbe. Me atë rast, shpërngulja e shqiptarëve nga qarqet ushtarake pasi tashmë është sqauar se oficerët serb nuk dëshirojnë të kenë në Serbi Kaukazin e vet”. Në lidhje me këtë dukuri, duhet theksuar edhe: Me shpërnguljen e shqiptarëve disa vende në ato territore të Sanxhakut të Nishit kanë mbetur të shkreta, ashtu siç ka pasur fshatra ku edhe emrat nuk u njiheshin më, po edhe pushteti nuk mund t’i njinte emrat e atyre lokaliteteve, sepse nuk ka patur kush t’ua tregojë. Tani ka qenë e nevojshme që ato territore të shkretuara të kolonizohen dhe popullizohen. Në atë drejtim është bërë gabim dhe për çdo ditë po shihet faji i Serbisë. Në të njëjtën kohë, me urdhëresat për shpërguljen e shqiptarëve përtej kufirit, janë dërguar kërkesa që serbët nga ajo anë e kufirit të kthehen këndej në Serbi. Përpjekja që serbët nga ajo anë e kufirit, të transferohen në anën tonë dhe kush të vijë t’i jipet tokë, ka qenë orientim i përditshëm”. Me vonë pushteti serb do ta vërejë se nuk ka qenë e nevojshme për të ndjekë shqiptarët dhe kuptohet se do të bëjë përpjekje për t’i përfituar. Në një kontakt të tillë, më 4 Gusht 1879, në një bisedë në mes të përfaqësuesve shqiptarë dhe serb, përfaqësuesi shqiptar tha: “Mirë është, zotni, por ajo nuk do të bëhet. Ju serbët nuk keni besë e fe. As mbreti juaj nuk ka besë e fe. Ai na e dërgoi Proklamatën në kohën e luftës që ta presim dhe ta pranojmë ushtrinë e tij dhe na premtoi se përderisa ne do të jemi qytetarë të qetë dhe të ndershëm, do të na lejohet të qëndrojme në vatrat tona. Ne e dëgjuam ushtrinë dhe pushtetit ju nënstruam. Por më pastaj pushtetmbajtësit e tij, në kohën më të vështirë, na shpërngulën me fëmijë për tri ditë sikur të ishim egërsira. Dhe tani t’ju besojmë Po të mos i besonim fjalës së tij, ai kurrë nuk do të hynte me ushtrinë e tij në Arnautllëkun tonë”. Këto argumenta tregojnë se pas Kongresit të Berlinit 620 fshatra shqiptare kishin mbetur të shkreta. Në lidhje me këtë dëshmojnë dokumentet angleze të botuara në librin e BILALL SHIMSHIRIT; Rumeliden Geqlrei I. II Istambull 1979. Në ato materiale dëshmohet se asokohe në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit prej Sanxhakut të Nishit, prej Plavës dhe Gucisë, prej territorit të Junipazarit, janë shpërngulur 350 mijë banorë, prej të cilëve shumica absolute të Kosovës në Sanxhakun e Nishit, deri në vitin 1892 janë shpërngulur 5600 serb. Të dhëna të ngjashme japin edhe statistikat turke. Në realitet, statistika turke shënon shifrën për 450 serb më pas se sa shifrat serbe. Sipas dokumenteve serbe dhe turke, të gjithë shqiptarët prej Sanxhakut të Nishit do të vendosen në territorin e Kosovës. Në atë kohë (1868-1878) Sanxhaku i Nishit ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Prandaj prej shumicës dërmuese të popullsisë, edhe Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri. Në pyetjet që u bëheshin të shpërgulurve prej Sanxhakut të Nishit në territorin e Kosovës shqiptarët përgjigjeshin: “Jam shqiptar. Jam shpërgulur prej Shqipërie, Sanxhaku i Nishit, territore i Prekupës, katundi Vllasë, katundi Mehanë, katundi Maqastenë, katundi Gjakë, katundi Kertok”, e fshatra të tjera që e konsideronin veten pjesë integrale etnike e Shqipërisë. Më vonë pas vitit 1912 këto të dhëna historiografia serbe i falsifikoi dhe i propagandoi nëpër Evropë kinse atëbotë (1878) shqiptarët e Kosovës kishin bërë shpërgulje prej Shqipërisë, gjë nuk i përgjigjet aspak së vërtetës. Në realitet, askund në botë, në asnjë arkivë apo bibliotekë, nuk gjindet ndonjë dokument apo e dhënë se gjatë shekullit, 19-të, prej asaj pjesë të Shqipërisë që u formua më 1913, do të këtë qenë i shpërngulur në Kosovë qoftë edhe një familje. Ky artikull që je duke e lexuar jashtë
HARESA HISTORIKE:DEBIMI DHE GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTAREVE NË SANXHAKUN E NISHIT DHE RRETHE TË TJERA
Çlirimi I viseve te pashallakut te Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800 e deri nevitet 1875 ishte e drejt legjitime serbe..Mirpo,ne anën tjetër, ajo largoi popullaten joserbe nga ato treva.Kështu sipas një shenimi historiografik nga periudha 1800 e deri ne vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartepermendura dhe nga Lugina e Moraves,siç thot aty,rreth 150.000 banor shqiptare. Regjimet e dinastis se Obrenoviqeve (1817-1903) vazhduan politikën teroriste shtetrore ndaj shqiptareve e boshnjakeve, e gjat’30 te shekullit XIX, me qëllim te spastrimit etnik. Ne frymën e kësaj politike,qeveria e Principates se Serbis urdhëroi me 1832 qe çdo shqiptari dhe boshnjaku, qe kapet ne territorin e Serbis,ti meshohen nga 25 te rena me shkop,ndërsa me 1834 urdhëroi qe te përdoret ushtria për t’iu djegur fshatrat. Pushteti serb me 1856, me marveshjen e Paqes se Parisit kishte fituar njefar te drejtë qe ti largoj te gjith shqiptarët nga qytetet Shumadise,si dhe nga Hercegovina.Me 2 Mars 1865 Knjaz Mihaili kishte nxjerr ligjin për kolonizimin e te huajve.Me atë ligj territoret te cilët i posedonin shqiptarët,sidomos nga Sanxhaku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan(janë kolonizuar menjeher pas Kongresit te Berlinit,sepse këtu Serbia pranohet si shtet. Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX qenë te vendosur ne shumicen e qyteteve dhe qytezave,fshatrave te Sanxhakut teNishit e me gjer.pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ishin perqendruar ne qarkun e Toplices(Rethi I Prokuples,Dobriqit,Kosanices dhe pjes te Jabllanices e te Pustarekes me Kurshumli),Qrkun e Vranjes(pjes rethit e te Pustarekes dhe Jabllanicers,rrethi i leskocit,Polanica,Gerdelica,Masurica,Pqinja,Inogoshtetj.),si dhe ne qarkune e Nishit e disa edhe ne at te Pirotit.Banore shqiptar kishe edhe ne vendet tjera,e sidomos ne qytete,si p.sh..ne Qupri,Paraqin,Uzhic,Krushec,Aleksinc,Karanovc(Kraleve) e deri te beogradi. Popullsia shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nishit, ishte e vendosur kryesisht ne këto vendbanime:
– Alikinci, Alabana ,Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci;
– Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Eperme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjes, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, bujanovci, Bugujevci (ne rrethin e Jabllanices), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Eperm, Byqmeti i Poshtem, Byqmeti i Mesem, Bugunuvci;
-Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Eperm, Cerrcavci i Poshtem, Cerrnatova;
– Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një ne qarkun e Nishit e një ne Jabllanic), Çukovci;
-Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Eperme, degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Eperma, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, draganci, drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, dukati, Drugalevci, Dubulevi;
-Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (ne Jabllanic), Gerguri (ne rrethin te Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, gurivica, Gubetini, gurgurofci, gurgurova, Gurgora;
-Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Eperme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci;
-Hergaja, Huruglica e Eperme, Huruglica e Poshtme;
-Igrishta(e Vranjes), Igrishta ( e Pusta Rekes), Ivankulla Ivanja, Izumna;
-Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Eperme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca;
-Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, kerqmara e Eperme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i eperm, Kutllovci I Poshtem, Kuqi, krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtem, Kordinci i Eperm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina;
-Legatica, Lebofci, Levqa e Eperme, Lebana, leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna ,Lumeqi, Lepenica, lipovica, Lusha;
-Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari;
– Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, marovci, maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i madh, Matajevci I Vogel, merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), te gjith këta emra ne kllapa jan me (e paza pas M), Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica,Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi;
-Novosella, Neredovci i Eperm, Neredovci i Poshtem, Negosavla, Novosella ( një ne qarkune e Toplices e një ne at te vranjes), Neveda, Nelaku ,Nesushta;
-Orlishte, Orana, orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci;
-Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa(Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, pevatica, Perunika, Pestishi, pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogel, Plakova, Plloqniku, perkatesisht Pllashniku i Eperm, Pllashniku i Poshtem, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (një ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples), Prebeza e Eperme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica;
-Qyqalla, Qunglla;
-Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, rashka, Rashica, Rastelica, raqa, rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Eperme, Reqica e Poshtme (ne Toplic), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Eperm, Retkoceri i Poshtem, Resinci, Ribinci,Rudari, rukofci, Runjiku, Rubofci;
-Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku ,Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svin jarina, Sfarqa e eperme, Sfarqa Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca;
-Sharprinci, shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, shatra e Eperme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, perkatesisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca;
-Talirofci, Terstena, Ternava e Poshtme, Ternave e Eperme, Ternava(Nish), terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Eperme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) te gjith këta emra ne kllapa jan me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari,(Jabllanic), Tullari(Prokuple), Tmava,Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde;
-Umi,Uzllok,Ushi;
-Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) këta emra ne kllapa jan me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Eperme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuples), Vllasa (e qarkut te Vranjes), Vllahova, vova, Vojllovci i Eperm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Eperm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova(Nish);
-Zagragja, zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica;
-Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipoyoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi.
-Qytetet: Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj Sheherqoj(Piroti), Bellapallanka, Tërni.
Gjithsej:551 vendbanime. Mirpo ekzistojn edhe vendbanime te tjera. Numri i te cilave sillet rreth 700 vendbanime. Procesine e kolonizimit te trojeve shqiptare me elementin sllav dhe te shpernguljes me dhun te shqiptarve për realizuar transformimin e hartes etnike ne favor te vet,Serbia dhe Mali i Zi gjat periudhave me të reja historike,kanë vazhduar te zbatojnë sidomos nga vitet e Krizes Lindore(1875),respektivisht qe nga lufta ruso-turke(1877-1878),kur Serbia pushtoi Sanxhankun e Nishit,ku bënin pjes edhe viset etnike shqiptare si ; Toplica, Kushumlia, Vranja, Masurica, Krahina e Leskocit, Prokupla etj. Serbia ushtroi një gjenecit masiv ndaj popullsis shqiptare,qe u mbështet edhe ne forcat ruse.ushtaraket serb për te realizuar ket qelllim kishin perdorur mjetet me brutale te likuidimit fizik te shqiptarve duke mos kursyer as fëmijët,grat e pleqet. Mbi 35.000 shqiptar te moshave të ndryshme gjeten vdekjen nga zjarri i armeve,i bajonetave , nga djegjet për se gjalli,nga ngrirjet ne debor e akulli. Pati edhe shum nëna te ngrira me foshnje ne gji.Pastaj ata plaqkiten,dogjën e shkaterruan shum fshatra shqipatre. Djegjet e shkatrrimet e shtepive te shqiptarve qen te pa llogaritshme gati të gjitha fshatrat shqiptare u bën shkrum e hine kulm te dimrit te ashper.vetëm ne njërën nga lagjen e qytetit qenë ber shkrum e hi 300 shtepi shqiptare.Grabitjet e pasurive ishin masive duke nisur qe nga stolit e deri te mobiljet,shtroj-mbuloj,veshjet,parat,drithrat,bulmetrat,bagtit etj. Kolonizimi dhe shfarosja e shqiptarve bëhej ne mënyrat dhe metodat me mizore dhe me barbare,për çka deshmojn edhe vet serbet; “Disa familje shqiptare iknin dhe terhiqeshin ne lugin e lumit te Moraves Jugore,nëpër te ftoftit të madh,pran rrugës nëpër gryken e Gerdelices deri te Vranja dhe Kumanova,shiheshin femijë te hedhur dhe te vdekur dhe pleq te ngrir.terheqja ka qen tragjike,kuajt dhe qet terhiqeshin ngadalë qerret nëpër borë,sepse qerre kishin pak.Disa femij te hedhur,te humbur apo gjysm te vdekur nga lodhja dhe uria kanë qen te enjtur dhe te fryr si daullja,disa i linte shpirti atëherë kur tanet i ushqenin ose pas ngrënies”(Të dhenat nga Stefan L.Popoviq-Putovanje po Novoj Serbie, (Udhtimi nëpër Serbin e Re) Beograd,1950,fq.345). Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq,shpjegon qëllimet e qeveris serbe për pushtimin e territoreve ne Jug.Ai shkruan se debimi i shqiptarve u be me qëllim”qe Serbia te bëhet shtet i pastër nacional dhe te krijohet mundsi qe aksioni serb ne të ardhmën te drejtohet ka pjeset e Kosovës”. Me ndjekjen e shqiptarve disa fshatra ne ato an mbet plotësisht te shkreta,disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush ti tregonte.Nga këto vise për një koh te shkurter u be pastrimi etnik mbi 700 fshatrave e vendbanimeve shqiptare me një popullsi rreth 300.000 veta.Ne vend të tyre u vendosen serbet dhe malazezet besnik te regjimit. Popullata e debuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit,kryesisht u vendos ne territorin e Kosovës se sotme,disa u vendosen ne territorine e maqedonis e shum prej tyre te mjer perfunduan jasht Kosovës,përtej Bosforit,ne shkretetirat e Anadollit e me gjer. Disponojmë edhe me te dhenat e fshatrave ne Kosovë,ne te cilat u vendosen kjo popullat.
Për te dhanë me tepër,mund te gjeni tek libri:”KOLONIZIMI SERB I KOSOVES” te autori Jusuf Osmani.
Debimi i shqiptarve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878 nga autori Dr.Sabit Uka. Vendosja dhe pozitat e shqiptarve ne Kosovë,1878-1912 nga autori Dr.Sabit Uka
Komentet