-KRASNIQ-JA, KËSHTJELLË TRIMASH PËR LIRI-
…!
“Kur u shpalos në Vlorë Flamuri
Aty pranë Ismail Qemalit
Edhe Shpend Bali Bisheva
Qëndro si një shqipe malit…“
…!
Kulla e Shpënd Balisë
— Kështjellë trimash …
Bardhësia e kësaj kulle
— Shendritë si argjendi
Shtepia e Bali Arif Bishevës
— Nderë e Margegajve
Dhe e Malësise Gjakovës
— Është histori e brezave
Është, “bukëmirë shqiptare”;
— Në shekuj e pa epur:
Per trimeri, liri e mikpritje
— Fortesë për luftarët e lirisë

Shtepia ku lindi, jetoi dhe veproi Patrioti
Shpënd Bali Bisheva – Margegaj – Tropojë
Përpara teje, o fortes
— Perulem me respekt
Perulen Margegajt…,
— E Malësija e Gjakovës
Jeton shkëmb i fortë
Si, “Rrasa e Margegajve”
— O, shkollë e urtisë…!
Je e pavdekshme si ari
Malësia e Gjakovës
Për ty, ka shumë respekt !
Kështjellë e Luftareve t’ lirise
Merita e jote kurrë s’ humbet
— Kjo kullë lindi e rriti:
Patriotin Bali Arif Bisheven
E Deshmorin e Atdheut
— Zmajl Arif Bishevën…
Shpënd Balia i Bali Arifit
I nipi i Deshmort, – Zmajl Arifi
Kullen e brezave e shëndrroi:
— Në kështjellë Heroizmi…
Fortesë për luftaret e lirisë :
— Haxhi Zekën e Bajram Currin
Ymer Prizrenin e Sylejman Vokshin
Hasan Prishtinën e Isa Boletinin
— Sadik Ramën e Gjurgjevikut
Azem e Shotë Galicen e Drenicës
Ahmet Delinë e Dem Pozharin etj.
Në Oden e burrave
Në kullën e Shpend Balisë
Me pjesëmarrjen, e perfaqësuesve
T’ fiseve të Malësis e të Kosoves
U, ba organizimi i fillimit
Të punimevet per ndertimin
— E Kanalit të Krasniqes …,
Vepër ujitse me shumë rëndesi
Me shpendzimet e tijë… ,
Ka pritë e pëcjellë njerëz
Deri në perfundimin e punimeve
Për vënien nën ujë të Krasniqës
Kjo kullë ishte ode e hapur
E mësimnxënjes per nxënësit
— E shkolles së parë
Të Malsisë së Gjakovës
Gjersa u ndertue godina e re
Bajram Curri me forcat e tijë
Në vitet 1923 – 1924 u përqëndrue:
Në Fshatin Margegaj – Tropoje
Ishë vëndëlindja e t’ parëve të tijë
— Me 24 maj të vitit 1924
Forcat Kryengritëse të Malësise
Të udhëhequra nga Bajram Curri
Në kullë Shpend Balise organizuen
Fillimin e Revolucionit Demokratik
— Kurtesh Kurti i Nikajve
Bacë Bajramit i kishte dhuruar
Nji “vozgë”, me pesëmbëdhjetë kg. raki
E, pjekur mirë për t’ u ndezur për gisht
Në mirëkuptim, me Shpend Balinë
— Ranë dakort: — m’ ua qit burrave
Të pinë raki nga ndera e Kurteshit…,
— Disa nga luftaret u bënë qejfli
E, thanë: neser n’ luftë
— Do të bëjmë namin …,
Bacë Bajrami e muar fjalën :
“Sonte është Forca e Kurteshit
— Nester n’ luftë, njifen burrat”
Në mëngjes, në t’ thimet dritesë
Bajram Curri “Tribuni i vegjëlisë”
Hypë në “Gurin e Shpënd Balisë”
— Zbraz Naganten duke thënë:
U, përjetësue në këngë:
… /”Pushka e parë thonë ku ka krisë
— Bash tu “Gurt e Shpënd Balisë”
Shkrep Naganta me trimëri…,
12 mijë marrshojnë mbas tijë”/

Bashkëluftar të Bajram Currit
Kulla Historike,
e Shpend Bali Bishevës
Ishte bazë e partizanëve
Të Malësise e të Kosovës
Nga Gjiri i kësaj Kulle
Në Brigaten e 25- të Sulmuese
— U rreshtuen dy, partizan:
Met Bisheva, e Osman Bisheva
***
Në Margegaj, Malësi e Gjakovës
— Linden Trima të Historisë
Burra t’ gatshem me dhënë jeten
— Për kete tokë të Arbërisë
Shkruaj për brezat në nji shtepi
Burra të besës, burra t’ vakthit
Bali Arifi e Zmajl Arif Bisheva
— I dualën zot, t’ drejtës e Vatanit
— Bali Arif Bisheva, Luftar trim
Pjesmarrës aktiv i Lidhjes Prizrenit
Në Lidhjet të Pejes, bashkëpuntor;
e, bashkëluftar me Haxhi Zek Byberin
Në luftimet Kunder Maxharr Pashes
— Me njimijë tetëqind gjashtëdhjetë e dy
U dallue në Betejen Bujanit, të kamanduar
Nga Binak Alia, Shaqir Curri e Sadik Rama
Mori pjesë, në Aksionin e Gjakoves
— Me u dualë zot, trojeve shqiptare
E vranë – Pashën Mehmet Alinë
— I thirrur Mehmet Pashë Maxharri
Bali Arif Bisheva
Mori pjesë në Luften e Moraçës
Dhe në të gjitha luftimet
Në mbrojtje të trojeve shqiptare
Në Betejat: Velikë e Pepaj,
— Nokshiq e Rrzhanicë…,
Gjatë viteve njimijë
tetëqind gjashtëdhjetë e katër
Gjer në vitin njimijë,
nëndëqind gjashtrdhjetë e gjashtë
Në vitet: njimijë tetëqind
shtatëdhjetë e nëndë
Njimijë tetëqind tetëdhjetë e një
Luftoi perkrah Heroit Mic Sokolit
Ku u dallue për trimëri e vëndosmeri
Bali Arifi ishte pjesmarrës i Kuvëndeve
Te “Verrat e LLukës” – “Dardha e Dragisë”
Vdiq si atdhetar dhe patriot i Pavarësisë
Në vitin Njimijë nëndëqind e dymbëdhjetë
***
Shpënd Bali Bisheva, – eci në traditë
Nji pjesë, t’ rinisë e kaloi në Qytetin e Pejes
— Në Familjen e Haxhi Zek Byberit
Ku rrethanat e jetës e burrnojnë përpara kohe
Në moshën tridhjet e kater vjeçare
Mori pjesë në kryengrjet e viteve
Njimijë nëndëqin e nëndë
— Njimijë nëndëqind e dhjetë
Kunder Ekspeditës Xhavit Pashës
— Të komanduara nga Zeqir Halili

Zeqir Halili – 1853 – 1918
Citojmë këngë popullore:
/”Burra të rrallë ka rrit Tropoja
T’ rreptë në gisht e mjaltë nga goja
T’ drejtë e t’ matun nga urtia
— Midis tyre Shpënd Balia
Nëper shekuj, shtepia e tijë
Njoftë për besë e bujari
— Kështjellë trimash për liri.”/
Shpënd Balia ish pjesmarrës,
— Në “Kuvënd t’Junikut”;
Me dymbëdhjetë,– prill,
njimijë nëndëqind e dymbëdhjetë
Krerët e Malesise së Gjakoves,
Të Kosovës e Rrashit Dukagjinit
— Lidhen besë për fillimin
E Kryengritjes Pergjithshme,
Njimijë nëndëqin e dymbëdhjetë
— Të cilin e kanë perjetësuar n’ këgë:
…/”Fjala e tijë e folë në kuvënd
Kudo në zëmër zinte vënd’/…

Shpënd Balia – 1865 – 1957
Kryengritja filloi në qershor 1912-të
Shpënd Balia me Forcat e Bajram Currit
Thyen garnizonin turk n’ “Qafë Prushi”
— Dhe çliruan triumfisht Gjakovën
Shpënd Balia shoqëroi :
Disa, “t zënun robë lufte” për n’ Bujan
Si “kunderpëgjigjje”, e varjes në litar
Të Shaban Binakut e Adullah Hoxhes
Në nëndorin e 1912-tës Shpend Balia
U gjen, në luftimet e Plavës e Gucise
— Krahas luftes për Pavarësi
Ishte mbrojtja nga serbo – sllavet
Përqafoj Kryengritjen e Përgjithshme
Mori pjesë në Shpallen e Pavarersisë
I identifikuar në historinë e Shqipërisë
— Si Shpënd Drogobia…,

Shpënd Drogobia

Të cilin e demonstron kënga popullore:
“Kur u shpalos në Vlorë Flamuri
Aty pranë Ismail Qemalit
Edhe Shpend Bali Bisheva
Qëndro si një shqipe malit…“
Në vitet 1913 – 1915 – të
Malësia e Gjakovës sulmohet
— Nga forcat malaziaze
Shpënd Bali Bisheva u gjënd
— Në rradhet e para të luftareve
Ne shënjë hakmarrje
Pushkotohet, Xhaxhai i tijë
— Prej, Savë Batarës…,
Zmajl Arif Bisheva vet i teti !
Në vitet 1916 – 1918 – të
— Ndodhet në luftimet
Kunder Austro – Hungarezve
Ishte luftar i Bajram Currit
— Gjatë Revolucionit Demokratik
Me njimijë nëndëqind njizet e pësë
— Vdekja e Heroit të Popullit
Tribunit Vegjelisë Bajram Curri
Qe nji humbje për Malësinë
— E për gjithë Shqipërinë…,
Veçanarisht, për Shpënd Balinë
— I cili dy vjet i mbajti zinë … !
Ahmet Zogu i I,- rë
U mundue ta afrojnë…,
— Shpend Balia s’ pranoi
Me Enver Hohën, u takue
— I cili e rrespektoi si Patriot
U nda nga jeta, me njimijë,
nëndeqind e pesdhjetë e shtatë
***
Kombi jetoi se në krye:
Dualen burra atdhetar,
Largëpames si Bali Arifi
— Shpënd Bali Bisheva
E, në vazhdimësi, brezat e tijë
Brezat e Shpënd Balisë
Me fortësinë e shkëmbit
— Me zgjuarsinë e burrave
Punojnë në t’ mirën e At’Dheut
— Nga ky Fshat e nga kjo derë
Edhe sot kemi patriot At’Dhetar
Të cilët luftojnë që populli t’ mos bien
— Pre e njerezve, t’ inkriminuar …,
— Pinjolli i kësajë kulle
Inxhinier Shpënd Bisheva
Perveq punës, në Bashki është:
Kryetar i Unionit Bashkimit Kombëtar
— Për Rrethin e Tropojës —
Pinjolli tjetër i po kësajë Kulle
— Gëzim Bisheva
Artist i gdhëndjes e piktor
Antar i Shoqates Artistike – Kulturore
— Xheladin Gosturani — Tropojë

Gëzim Bisheva
Gëzim Bisheva ka mbaruar:
— Liceun Artistik në Tiranë
Gdhëndje guri dhe druri
— Është edhe piktor…,
Ka, — “madhështin e artit”
Në Fshatin Margegaj Rreth, i Tropojës
— Qëndron — “GURI I BALI ARIFIT
Qëndron Kulla Shpënd Bali Bishevës
— Në shekuj, “Kështjellë Heroizmi”
…!
…!
“Kur u shpalos në Vlorë Flamuri
Aty pranë Ismail Qemalit
Edhe Shpend Bali Bisheva
Qëndro si një shqipe malit…“
…!
./.
Per VOAL.ch, nga Tropoja, Mars 2016
(Poema është nxjerrë nga libri “Peshë historie” i autorit Gjon Markokaj te cilin redaktori Zeqir Lushaj po e pergatitë per botim).
Komentet