“Sa më shpejt që ta kuptojmë se duhet të shkojmë në zgjedhje aq më mirë do të ishte. Situata është aq keq sa që besoj se palët, nëse flas si Vetëvendosje, nuk do të ulemi në tavoline me atë palë. Nëse flas objektivisht është e vështirë që të dy palët do të ulen në tavolinë. Nëse ia shton kësaj mënyrën e zgjedhjes së presidentit, Hashim Thaçi i cili padyshim që ka fuqi politike në subjektin e vet si parti demokratike të Kosovës, por është person përçarës. Presidenti i vendit duhet të jetë një person unifikues, që simbolizon unitetin e kombit, Ne tashmë e kemi çuar në gjykatën kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentit. Në aspektin e legjitimitetit ne do ta kundërshtojmë gjithmonë zgjedhjen e tij. E di se zoti Thaçi vazhdimisht thotë se nuk jam me PDK, do të jem person i unitetit. Nuk mund ta fshish një histori gjashtë, dhjete apo 15 vjeçare dhe të thuash unë kam qenë ky deri më sot, nesër jam unifikues” deklaroi Shpend Ahmeti në televizionin “News 24”.
Komentet