Trajneri i kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, shpalli sot listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjet ndaj Italisë dhe Shqipërisë. “Furia e Kuqe” do të ndeshet fillimisht me Italinë në “Juventus Stadium” të Torinos më 6 tetor, ndërsa kuqezinjtë do të kenë një përballje të lehtë kundër Lihtenshteinit.
Kajehon, Isko, Naço dhe portieri Serxho Riko janë emrat e rinj që do të udhëtojnë drejt Shkodrës për t’u përballur me kuqezinjtë më 9 tetor në duelin e tretë për Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, shkruan Panorama Sport.
Andres Injesta rikthehet pas mungesës në grumbullimin e fundit për shkak dëmtimi, ndërsa mbeten jashtë portieri Iker Kasijas dhe mesfushori Cesk Fabregas. Nga skuadra e grumbulluar për ndeshjen ndaj Lihtenshteinit në shtator janë lënë jashtë Adrian, Bartra, Azpilikueta, Mata dhe Pako Alkaser, ndërsa sulmuesi i Realit, Marko Asensio do të luajë me Spanjën U-21.
Lista e plotë:
Portierë: David de Gea (Mançester Junajtid), Pepe Reina (Napoli),Serxho Riko (Sevilja);
Mbrojtës: Hordi Alba (Barcelona), Xherard Pike (Barcelona),Serxho Ramos (Real Madrid), Dani Karvahal (Real Madrid), Serxhi Roberto (Barcelona), Naço (Real Madrid), Havi Martinez (Bajern Mynih);
Mesfushorë: Serxho Buskets (Barcelona), David Silva (Mançester Siti), Tiago Alkantara (Bajern Mynih), Saul Niguez (Atletiko Madrid),Koke (Atletiko Madrid), Isko (Real Madrid), Andres Injesta(Barcelona);
Sulmues: Alvaro Morata (Real Madrid), Lukas Vazkez (Real Madrid), Nolito (Mançester Siti), Hoze Maria Kajehon (Napoli), Diego Kosta (Çelsi), Vitolo (Sevilja).
Komentet