Skënderbeu do të luajë kundër Dinamos së Zagrebit në dy ndeshjet e play-off të Champions League.
Ky ishte verdikti i shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës.
Megjithë dëshirën e madhe të korçarëve për të shmangur Bazelin dhe kampionët e Kroacisë, shorti ka qenë i pamëshirshëm për ta.
Megjithatë, edhe në rast se kampionët e Shqipërisë nuk do të kualifikohen kanë siguruar pjesëmarrjen në grupet e Europa League.
Korçarët do ta luajnë në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë përballë Dinamos, ndërsa takimin e dytë pas një jave në Zagreb.
Skuadra e Bazelit ku janë dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Gashi dhe Xhaka do të ndeshjen me Makabin e Tel Avivit, ndërsa Celtic me Malmon e Suedisë.
Sa i përket shortit të skuadrave më të forta në këtë fazë të Champions, përballja më interesante është ajo e Lacios me Bajer Leverkusen.
Shorti i ka buzëqeshur Manchesterit të rikthyer pas disa vitesh mungesë në Champions. Anglezët do të luajnë përballë Bryzh të Belgjikës, ndërsa Valencia do të ndeshet me Monakon.
CHAMPIONS ROUTE
Astana- APOEL
Skënderbeu- Dinamo Zagreb
Celtic- Malmo
Bazel- M. Tel Aviv
Bate- Partizan Beograd
LEAGUE ROUTE
Shorti i skuadrave
Lacio- Bajern Leverkusen
Manchester United- Klub Bryzh
Sporting Lisbonë- CSKA Moskë
Rapid Vjenë- Shaktar Donetsk
Valencia- Monako
Komentet