NYON – Futbollistët e ekipeve të famshme futbollistike, Milan dhe Fenerbahçe, do të vijnë në Maqedoni për të zhvilluar ndeshjet e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës Evropa, pasi shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës, përcaktoi Milanin për kundërshtar të Shkëndijës nga Tetova, ndërkohë që ekipi turk Fenerbahçe, për kundërshtar do të ketë Vardarin nga Shkupi.
Edhe Skënderbeu i Korçës nuk do ta ketë fare të lehtë kualifikimin në Ligën Evropa, pasi për kundërshtar do të ketë Dinamo Zagrebin, një skaudër tejet cilësore, e cila në të kaluarën ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve.
Një tjetër “ëmbëlsirë” futbollistike do të luhet në Split të Kroacisë, pasi shorti i hedhur, deshi që Hajduku për t’u kualifikuar në Ligën Evropa do të duhet të mund Evertonin anglez.
Në disa nga ndeshjet derbi të Ligës Evropa takohen: Ajax – Rosenborg, Klub Brugge – AEK, Panathinaikos – Atletik Bilbao, Utreht – Zenit, Maritimo – Dinamo Kiev.
Ndëshjet e para do të luhen më 17 gusht ndërsa ato të kthimit shtatë ditë më vonë.
Çiftet:
Shkëndija (Maqedoni) – AC Milan (Itali)
Osijek (Kroaci) – Austria Wien (Austri)
Cërvena Zvezda (Serbi) – Krasnodar (Rusi)
Club Brugge (Belgjikë) – AEK Athens (Greqi)
Marítimo (Portugali) – Dynamo Kyiv (Ukrainë)
Panathinaikos (Greqi) – Athletic Club (Spanjë)
Apollon Limassol (Qiproja Greke) – Midtjylland (Danimarkë)
FH Hafnarfjördur (Islandë) – Braga (Portugali)
Everton (Angli) – Hajduk Split (Kroaci)
Vitorul (Rumani) – Salzburg (Austri)
Vardar (Maqedoni) – Fenerbahçe (Turqi)
Ajax (Holandë) – Rosenborg (Norvegji)
Altach (Austri) – Maccabi Tel-Aviv (Izrael)
BATE Borisov (Bjellorusi) – Oleksandriya (Ukrainë)
Dinamo Zagreb (Kroaci) – Skënderbeu (Shqipëri)
Ludogorets Razgrad (Bullgari) – Sūduva (Lituani)
Domžale (Slloveni) – Marseille (Francë)
Partizan (Serbi) – Videoton (Hungari)
Utrecht (Holandë) – Zenit (Rusi)
Legia Warszawa (Poloni) – Sheriff Tiraspol (Moldavi)
Viktoria Plzeň (Çeki) – AEK Larnaca (Qiproja Greke)
PAOK (Greqi) – Östersund (Suedi)
Komentet