Euro 2024, e cila do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024, tashmë është afër dhe këtë të dielë,në Frankfurt, u hodh shorti i këtij kompeticioni madhor, ku Shqipëria dhe Kosova mësuan kundërshtarët e tyre.
Në vazon e parë, kuqezinjtë kanë gjetur sërish Poloninë, përfaqësuese të cilët e patëm edhe në kualifikueset e Botërorit të Katarit.
Në vazon e dytë, ishte Republika Çeke ajo që do të ketë përballë kombëtarja jonë.
Nga vazo e katërt janë dhe Ishujt Faroe, ndërsa në vazon e pestë është peshkuar edhe Moldavia. Vlen të theksohet se Shqipëria do të jetë në një grup me 5 skuadra.
Përsa e përket Kosovës, ajo bën pjesë në një grup më të vështirë, ku përballë do të ketë kombëtaren e Zvicrës, Izraelit, Rumanisë, Bjellorusisë dhe Andorrës.
Grupet:
Grupi A: Spanjë – Skoci – Norvegji – Gjeorgji – Qipro
Grupi B: Holandë – Francë – Irlandë – Greqi – Gjibraltar
Grupi C: Itali – Angli – Ukrainë – Maqedonia e Veriut – Maltë
Grupi D: Kroaci – Uells – Armeni – Turqi – Letoni
Grupi E: Poloni – Çeki – Shqipëri – Ishujt Faroe – Moldavi
Grupi F: Belgjikë – Austri – Suedi – Azerbajxhan – Estoni
Grupi G: Hungari – Serbi – Mali i Zi – Bullgari – Lituani
Grupi H: Danimarkë – Finlandë – Slloveni – Kazakistan – Irlandë e Veriut – San Marino
Grupi I: Zvicër – Izrael – Rumani – Kosovë – Bjellorusi – Andorra
Grupi J: Portugali – Bosnje dhe Hercegovinë – Islandë – Luksemburg – Sllovaki – Lihtenshtajn
Komentet