Shoqëria civile dënon ashpër veprimet me anshmëri politike dhe përçarëse të peshkopëve. Gazetari Zoran Bojarovski vlerëson se ata po shkelin rëndë mbi Kushtetutën po aq sa mbi shenjtërinë religjioze, respektivisht detyrën për të predikuar dashuri dhe tolerancë.
Kur priftërinjtë t’i veshin rrobat e shenjta, ata njëkohësisht e veshin edhe përgjegjësinë. Kur ta veshin përgjegjësinë ata e kanë patjetër të sillen ashtu edhe para publikut. Kur je në veshje të shenjtë nuk mund të përfaqësosh qëndrime radikale politike, të cilat edhe më tepër i ndërlikojnë situatat politike te ne dhe edhe më shumë e nxehin situatën. Kjo është thjeshtë e palejueshme – tha gazetari, Zoran Bojarovski për Alsat M.
Drejtori i Insitutit Genera, Lupço Ristovski thotë se peshkopët jo vetëm që shkelin parimin e sekularizmit, i cili i ndalon institucionet religjioze të përzihen në udhëheqjen me shtetin dhe i fton ata t’iu shmangen qëndrimeve politike; por thirrjet e tyre janë aq të rrezikshme sa mund të shkaktojnë urrejtje dhe dhunë mes qytetarëve të besimeve të ndryshme.
Historia nuk njeh dhunë në raste kur kemi mendime të ndryshme ose të kundërta politike, por njeh dhunë kur kemi tendenca që mendimet tona t’ia imponojmë grupit tjetër me forcë. Në situatën konkrete nxehja e atmosferës nga persona të caktuar religjioz të pozicionuar lartë në bashkësi të caktuar religjioze, në këtë rast të Kishës Ortodokse Maqedonase është e papërshtatshme të përzihen me qëndrime politike, me veprimet e tyre që preferojnë të kryejnë ndikim në grup të caktuar etnik, në këtë rast në popullin maqedonas në situatë kur kemi ashpërsim serioz të raporteve mes bashkësive etnike në Maqedoni – deklaroi Lupço Ristovski, drejtor i Institutit “Integra”.
Me përkeqësimin e situatës politike dhe ndëretnike në vend, janë shpeshtuar edhe deklaratat me prapavijë politike dhe retorikë nacionaliste e përçarëse të klerikëve fetar.
Drejtësia politike e Edi Ramës është hakmarrë më në fund ndaj opozitës në tërësi dhe deputeti që denoncoi vëllain trafikant droge të Fatmir Xhafajt, Ervin Salianji është dënuar në . . .
10.03.2023. UKRAINE. Russian forces shell Radio Nostalgie office in Nikopol. On 9 March 2023, Russian forces shelled the office of Nostalgie, a radio station in Nikopol, a city in Ukrai . . .
E, në mbrojte të kryediplomates Gërvalla, ka dal Shpëtim Hajdaraj, djali i ish-veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, i vrarë pas luftës, vrasja e të cilit ende nuk është zbardhu . . .
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf ka bërë një koment për zgjedhjet për të cilat thotë se e diela e 25 prillit rrodhi e qetë dhe thuajse kudo e paqtë. Në komentin . . .
Voal.ch – Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare deputeti socialist, ish-kryeministri i Shqipërisë Bashkim Fino. Ai ishte prekur nga . . .
VOA
Ministria e Jashtme e Kosovës tha të shtunën se ka hapur edhe zyrtarisht ambasadën në Jerusalem, duke e bërë Kosovën vendin e tretë që hap misionin e saj diplomatik në atë qyt . . .
Në përpjekje për të siguruar sa më shumë mbrojtje nga Covid-19, përveç vaksinave po bëhen përpjekje për të zbuluar edhe trajtime të reja.
Një trajtim i ri që po zhvillohet në Qendrë . . .
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të takojë ish-kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ku pritet që t’i kërkojë të formojë qeverinë e re. Kjo lëvizje e presidentit v . . .
Disa ditë më parë, në Shqipëri nisën të publikohen transkriptet e para të një dosjeje masive të antimafias italiane prej rreth 1600 faqesh, ku flitet edhe për lidhjet mes klanit mafioz . . .
Intervista e Papës në TG5, prek problemet e mëdha të kohës: nga pandemia, tek mbrojtja e jetës; nga njerëzit e pambrojtur e vlera e unitetit, tek politika e Kisha… Françesku ndalet t . . .
Komentet