Shoqëria Civile & Shoqatat e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, morëm inisiativen me ju drejtue sot anetareve të Kuvendit te Republikës së Shqipërise, e me çfaqe shqetesimin tonë të pakufishem për nji zhvillim sa të papritun aq edhe të pafalshëm me Vendimet politike të Partive parlamentare duke ju mohuar të drejtën e konkurimit dhe të votimit të kapaciteteve që vijnë nga shtresa antikomuniste ish të përndjekur politikë që përfaqësojnë elektoratin e real të djathtë. Gjendja e sotme në Shqipëri është mjaft shqetesuese.Kemi tre dekada që në institucjonet tona nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë. Kushtetuta e Shqipërisë i jep të drejtën qytetarit shqiptar të kanditoi për Institucjonet, por Partitë politika shqiptare shkelin kushtetutën me vendimet politike, duke zgjedhur militantin politikë dhe jo kontribuesin dhe politizojnë institucjonet, dhe sot mbas 32 viteve partitë politike nuk kan ndërtuar shtet të së drejtës për të cilën ka nevojë shoqëriashqiptare.
Partitë politike parlamentare nuk e çmojnë votën, e deligjitojmë atë duke mos i lejuar deputetët të votojnë të lire. Por zbatojnë vendimet politike në interesa partiake në shërbim të pushtetit. Këto vendime janë në kundërshtim të plotë me legjislacionin ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut. Parlamenti voton ata që i kan shërbyer dhunimit të drejtave dhe lirive të njeriut në diktaturë, dhe ata që përballuan diktaturën trajtohen akoma”Armiq të Partisë” fatkeqësisht dhe nga ata që kan marrë mandatin nga antikomunistët, ish të përndjekur politikë.
Shoqëria civile dhe Shoqatat e të Burgosurve Politikë kanditojnë për Avokat Populli një personalitet të lart të mbrotjes të drejtave dhe lirive të njeriut ish përndjekuri politik Besim NDREGJONIN.
Një zë i fuqishëm në mbrotje të drejtave të përndjekurve politikë, një intelektual përçues i paqes, dhe luftëtar ndaj urrejtjes. Pinjoll i një familje që përballoi tre diktatura, diktaturën fashiste ku babi i tijë luftoi me 7 prill 1939, diktaturën naziste duke mbrojtur një familje Hebraike prej 7 vetash,të Emanuel Rubenit dhe diktaturën komuniste ku kjo diktaturë i pushkatoi tre pjestarë të familjes Gjyshin, xhaxhain. Nipin 18 vjeçar. I mbyti në Hetusi dy dajat e tijë. I denoi babain me 17 vite burg politikë si agjent i angloamerikaneve. Dhe dajën me 7 vite burg.Të përkdhelurit e diktaturës në Shqipëri votohen. Ata që i mbijetuan diktaturës, dhe provuan në familjet e tyre krime çnjerore si vrasje, burgime, vdekje në hetusi siç ka provuar Familja e kanditaturës tonë Ndregjoni, nuk pranohen!
Ne ish të burgosurit politikë dhjetravjeçar në kampin çfarosës të Spaçit, dhe Burrelit, si pjesmarrës të revoltës së Spaçit, dhe në emër të Shoqatave të Përndjekurave Politikë, si dhe të Shoqërisë civile ju bëj thirrje kombëtare Antarve të Kuvendit të Shqipërisë! Jo vendimeve politke se dëmtoni demokracinë dhe të drejtat e liritë e njeriut, Por zbatim të kushtetutës!
Vendimet politike janë luftë klasash në sistem demokratik, që ju heqin të drejtën antikomunistëve ish të përndjekurve politikë të drejtojnë institucjonet kushtetuese dhe të kontribojnë në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Na lejoni të jemi qytetar të lire, me shanse të barbarta. Kanditaturat tona i demokratizojnë institucjonet nuk i politizojnë ata.
I bëjmë thirrje të 59 deputetve të opozitës: Bëni demokraci me vote dhe jo me vendime politike. Vota e juaj,nuk i shërben një individi, por kauzës dhe kontributeve për ndërtimin e shtetit të së drejtës. I bëjmë thirrje mazhorancës, keni 5 vite rrjesht që bani luftë klasash ndaj Besim Ndregjoni. Mjaft është mjaftë nuk mund të lejojmë një luftë klasash në një sistem demokratikë. Ju bëjmë thirrje mazhorancës dhe opozitës mos prishni me vendime politike ekulibrat e shoqërisë, se do të mbani përgjegjësi kombëtare.
Ju bie barra të bëheni bashkluftar me ne, të denoni marrveshjet politike nga grupime të vogla deputetësh, që bëhen në interesa personale, narciste, partiake, klienteliste për miq dhe shokë dhe aspak institucjonale, respektoni mandatin që e keni marrë me votën tone për të u shërbyer shqiptarve dhe elektoratit të djathtë. I ftojmë deputetët të denojnë vendimet politike në dëm të qytetarve, që përçojnë urrejtjen, Zbatoni kushtetutën!
Votoni antikomunistin Besim NDREGJONI për Avokat Populli !
Z/Presidentja SHOQËRIA CIVILE
Lavdie NELA
ISH E BURGOSUR POLITIKE
INGJ. Ardian KATI