Paratë e fituara nisi t’i investojë në fshatin e lindjes në Gjegjan të Kukësit.
Ai ishte i përgatitur për vështirësitë që ka çdo fillim i një sipërmarrjeje, por jo edhe për pengesat që do t’i dilnin në institucionet e vendit të tij për pronësinë e tokës.
Entuziazmi i fillimit thotë se u zëvendësua me zhgënjim, e madje deri diku edhe me pendim.
Nga qyteti çek në fshatin në Kukës
Ardiani emigroi fillimisht në Greqi për gjashtë vjet. Më pas u zhvendos në Angli, e së fundi në Çeki.
Aty krijoi familjen e tij me Pavlën – një vajzë e qeshur çeke dhe e dashuruar me natyrën shqiptare.
Çifti ka një vajzë 4 vjeçe e gjysmë.
Pas një çerek shekulli në emigrim dhe pasi mblodhi disa kursime, Ardiani vendosi të kthehej në Shqipëri në maj të këtij viti.
“E kishim diskutuar disa herë edhe me bashkëshorten dhe vendosëm të hapnim një fermë në fshatin tim të lindjes. Kështu u kthyem në Gjegjan të Kukësit dhe nisëm jetën tonë të re në Shqipëri”, rrëfen Ardiani për Radion Evropa e Lirë.
Ajo është një vajzë qyteti, tregon se ka lindur dhe jetuar në Shumperk të Çekisë, por se është përshtatur mirë me fshatin dhe punët e tij.
Toka e trashëguar brez pas brezi, por pa dokumente
Ardiani thotë se ishte i përgatitur për problemet që do t’i kishte në lidhje me fermën, pasi çdo fillim i ka vështirësitë e veta.
Në fshatin ku u lind dhe u rrit, ndërtoi një stallë, ku mban 18 krerë lopë dhe disa pula, dhe kështu nisi ta bënte realitet ëndrrën për të investuar në vendin e tij.
Aktualisht, ka edhe një dyqan me qira, ku tregton produkte të mishit dhe qumështit, si dhe vezë.
Por, ajo që nuk e kishte menduar kurrë, doli të jetë problematika me tokën e trashëguar brez pas brezi.
Ajo sipërfaqe toke, për të cilën thotë se i gjithë fshati e dinte se ishte në pronësi të familjes së tij, rezultoi të mos jetë e gjitha e dokumentuar.
“Është tokë e trashëguar, por jo e regjistruar. U habita kur mësova se toka nuk ekzistonte fare në kadastër. Ka qenë tokë që e kemi përdorur dhe trashëguar tash e 300 e më shumë vjet”, thotë 42-vjeçari.
“Nga kjo pjesë toke që unë besoja se e trashëgoja, hoqa dorë. Pastaj, duke kërkuar në dokumentet e babait që nuk jeton më, gjeta disa letra që tregonin se kishim të dokumentuar rreth 600 metër truall në dy zona të ndryshme dhe kërkova të bëhej kalimi nga emri i babait tek unë”, rrëfen ai.
Por, përgjigjja që mori thotë se ishte e çuditshme. Ai duhej të hiqte dorë nga njëri prej trojeve prej 300 metrash, për të trashëguar 300-metërshin tjetër.
Ofrohen fonde për investime, por me kritere të paplotësueshme
Zhgënjimi i kësaj familjeje, veç problemeve me pronësinë e tokës, lidhet edhe me mungesën e mbështetjes nga shteti për investimin që ka nisur në një qark, i cili është ndër më të prekurit nga emigrimi.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në Shqipëri shpesh bën thirrje për përfitim të fondeve për të investuar në bujqësi.
Në një prej takimeve informuese mori pjesë edhe Ardiani, por thotë se mbeti shumë i habitur.
“Në takim na u tha se mund të përfitonim deri në 750 mijë euro, por kushti i parë ishte që toka ku do të investohej, të ishte e regjistruar me dokumentacion të plotë. Të vihet ky kusht kur dihet që më shumë se 90% e banorëve të fshatrave të Kukësit nuk e kanë tokën me dokumente, duket pa kuptim”, thotë Ardiani.
“Nëse shteti e di këtë problematikë, nuk mund ta ketë kusht për marrjen e një fondi mbështetës, por duhet ta zgjidhë fillimisht atë”, thotë ai.
Bashkëshortja e tij, Pavla, është gjithashtu e mërzitur nga kjo situatë.
Ajo thotë se problem i madh është mungesa e ndihmës nga shteti për planin e tyre të biznesit.
“I kemi investuar të gjithë paratë tona dhe nuk po gjejmë mbështetje për ta ristrukturuar shtëpinë e prindërve të bashkëshortit tim, për ta përshtatur për fëmijën tonë, e po ashtu kemi edhe probleme me pronësinë e tokës”, thotë ajo.
“Më lehtë të regjistrosh pronë në emigrim se në vendin tënd”
Ardiani thotë se e ka shtëpinë e tij në Çeki, ashtu si edhe një sipërfaqe të konsiderueshme toke.
“Gjithë atë pasuri e kam arritur me punën time, e gjithashtu e kam dokumentuar shumë lehtësisht. Mendo ta bësh këtë në një shtet të huaj ku isha emigrant, e në vendin tënd nuk arrin ta dokumentosh pronën tënde, një pronë që familja ime e trashëgon ndër shekuj. Duket shumë ironike”, thotë Ardiani.
Shpesh thotë se ndihet keq, sepse “përpiqen ta bëjnë të duket edhe i paditur”.
“… por, pastaj them: kur kam arritur ta realizoj këtë në Çeki, nuk është tek unë problemi, por te sistemi, tek institucionet, por si zgjidhet”?
Kjo pyetje thotë se e mundon prej shumë muajsh dhe se zhgënjimi për vendimin që mori për t’u kthyer në Shqipëri, tashmë i ka kaluar në pendim.
“Do të vazhdoj ta bëj maksimumin për ta pasur në emrin tim atë tokë që rezulton e regjistruar… Por, nuk më ka mbetur gjë tjetër se i kam marrë institucionet me radhë, veçse t’i drejtohem kryeministrit [Edi] Rama me ndonjë letër”, thotë fermeri.
Ai vazhdon të punojë fort me bashkëshorten dhe nënën e tij, por të ardhmen e sheh të zymtë.
“Në Çeki vijoj të paguaj detyrime për shtëpinë dhe tokën, ndërkohë që këtu jam në një udhëkryq. Sigurisht që në këto kushte, largimi duket zgjidhje optimale”, thotë i prekur Ardiani.
Qeveria – thirrje për kthim të emigrantëve për të investuar
Në takimet që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi muajve të fundit me diasporën, por edhe në zona të ndryshme turistike malore, ai u bëri thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri për të investuar, duke thënë se Qeveria po përgatit Paketën e Maleve.
“Do të jetë një paketë me një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male, në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen. Dhe, me bukuritë e këtyre maleve, të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme“, tha Rama.
Paketa e Maleve synon, mes tjerash, turizëm malor 365 ditë në vit, rivitalizim të zonave malore dhe zgjidhje të çështjes së pronësisë.
Kjo çështje e pronësisë mbi tokën është pranuar nga Rama, i cili ka premtuar zgjidhje.
Kjo problematikë ka qenë vazhdimisht shqetësim i shprehur edhe në raportet për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, e po ashtu pengesë për investime të huaja në vend.
“Si mua dhe vajzës sime na pëlqen shumë. Natyra është e bukur, kemi përballë malin e Gjallicës, pamjen e bukur të lumit Drin, pamje fantastike… Ushqimet janë bio dhe ajri është i pastër”, thotë Pavla.
Nje veprimtari vertet mbreselenese, e organizuar shume mire, per dy personalitete femerore qe kam pase fatin ti njoh personalisht, znj Eglantina si mesuese imja ne gjimnaz dhe znj Sanie si gazetare. U jam shume mirenjohes te dyjave per punen e vyer qe kane bere e bejne duke sherbyer njekohesisht si model ne fushen krijuese, morale, shoqerore, atdhetare.b
Doja te shprehja konsideraten time per shoqen e fëmijerise Rukije Kondaj, një komuniste e devotshme qe me pune e sakrifica jo dallavere të pa shembullta ka arritur rezultate te larta duke u bere edhe kryeministre e Kanadase.
Ne vlonjatet ndihemi te privilegjuar me arritjet e shoqes sonë te kudondodhur. Shoqja Rukije ka bere shume detyra ne jete sidomos ne Farmakollogji madje si si nje dietologe e klasit te pare ndaj ne mezipresim këtej nga Drashovica te hartoje si zooteknike e shquar ndonje diete per lopet e fermes sone.
Pak e dine se shoqja Rukije ka punuar ne Ministrine e Shendetesise kur ne pushtet u kthyen komunistet ne vitin 1997 dhe oer kete merita duhet te kete dhe shoku Fatos Nano pasi Ruki Kondaj u emerua ne keshillin mbikqyres te shoqerise publike farmaceutike shqiptare FuFarma dhe fale saj kjo shoqeri shkoj drejt privatizimit dhe falimentit dhe per rastesi ne kete moment duket se Rukija u be e arte dhe fluturoi drejt Kanadase. Te dhenat jane kontraditore me ato qe tregon shoqja Ruki por une orirem ti besoj vetem asaj sepse ajo eshte si gjiri i Vlores ku mund te prehesh pafundesisht mes bukurise dhe mençurise labe.
Vlora kurre nuk do ta haroje shoqen tone te rinse komuniste, mesuesen e popullit Ruki Kondaj dhe OBVLP si shprehese e deshirave te veteraneve do ti dergoje nje propozim Bashkise Vlore qe në Lungomare te vendoset një bust madheshtor i saj prej 6.4 m lartesi dhe OBSH te propozoje urgjent qe akademia suedeze ti jape çmimin Nobel të Shendetesise.
Ne e dime qe shoqja Rukije ka shume çmime e dekorata dhe e dime dobesine e saj per keto tani eshte radha e saj te zgjedhe…
* * *
I wanted to express my consideration for my childhood friend Rukije Kondaj, a devout communist who, with unprecedented work and sacrifice, has achieved high results by becoming the prime minister of Canada.
We in Vlonia feel privileged with the achievements of our ubiquitous friend. Friend Rukije has done many tasks in life, especially in Pharmacology, even as a first-class dietician, so we are looking forward to Drashovica drawing up a diet for the cows of our farm as an outstanding zootechnician.
Few know that friend Rukije worked in the Ministry of Health when the communists came back to power in 1997, and friend Fatos Nano should also have this credit, since Ruki Kondaj was appointed to the supervisory board of the public Albanian pharmaceutical company FuFarma, and thank her for this. the company goes towards privatization and bankruptcy and by chance at this moment it seems that Rukija became golden and flew to Canada. The data is contradictory to what my friend Ruki says, but I want to trust only her because she is like the bay of Vlora where you can rest endlessly between the beauty and wisdom of Laba.
Vlora will never forget our communist youth friend, the people’s teacher Ruki Kondaj and OBVLP as an expression of the wishes of the veterans will send a proposal to the Vlora Municipality that a 6.4 m high bust of her be placed in Lungomare and the WHO will propose urgent that the Swedish Academy give you the Nobel Prize for Health.
We know that friend Rukije has many awards and decorations and we know her weakness for these, now it’s her turn to choose…